Beselidhja Publishing logoPjesė nga Veprat




Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

Parathėnia e autorit

Falenderoni Perėndinė pėr Veprat e Apostujve! Dhjata e Re do tė ishte shumė e varfėr pa tė. Na janė dhėnė katėr pėrshkrime tė Jezusit, por vetėm njė pėr kishėn e hershme. Prandaj Veprat zė njė vend tė pazėvendėsueshėm nė Bibėl.

 

Vlera e Veprave

Sė pari, ajo ėshtė e rėndėsishme pėr rregjistrimin historik. Lluka e fillon historinė e tij me derdhjen e Frymės nė Ditėn e Rrėshajėve dhe me periudhėn e muajit tė mjaltit pėr komunitetin e mbushur me Frymė, qė u ndal papritur nga kundėrshtimi i autoriteteve hebraike. Ai vazhdon me pėrshkrimin e fazės sė tranzicionit, nė tė cilėn u hodhėn themelet e misionit te johebrenjtė, nga martirizimi i Stefanit dhe ungjillizimi i Filipit, nga kthimet nė besim tė Saulit dhe Kornelit, dhe nga themelimi i kishės sė parė johebraike nė Antioki. Nga kjo kishė dhe nga ky qytet ndėrkombėtar filloi misioni mbarėbotėror i krishterė. Pali dhe Barnaba ungjillizuan Qipron dhe Galatinė; Kėshilli i Jeruzalemit e njohu legjitimitetin e kthimit nė besim tė hebrenjve; Europa u ungjillizua gjatė udhėtimit tė dytė misionar (duke pėrfshirė Athinėn dhe Korintin) dhe Efesi nė tė tretin. Pastaj Pali u arrestua nė Jeruzalem, dhe kjo u pasua nga njė seri gjyqesh, nga apelimi i tij te Ēezari, dhe nga udhėtimi i gjatė detar pėr nė Romė, nė qytetin e ėndėrrave tė tij. Aty e lė Lluka atė, nė kufizimet e shtėpisė sė marrė me qera, por i pakufizuar nė predikimin e ungjillit. Pa Veprat, ne nuk do tė kishim rindėrtuar rrjedhėn e karrierės sė guximshme misionare tė Palit, dhe as nuk do tė kishim ditur, se si u pėrhap ungjilli nė qytetet strategjike tė botės romake.

Megjithatė, libri Veprat e Apostuje, ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr frymėzimin bashkėkohor qė na sjell. Kalvini e ka quajtur atė ‘njė lloj thesari i pamasė’ (Calvin, I, p. 20). Martin Lloid-Xhons i referohet atij si ‘mė liriku mes librave’, dhe shton: ‘Jetoni nė atė libėr, me tė vėrtetė ju kėshilloj: Ai ėshtė njė energjidhėnės, energjidhėnėsi mė i madh qė kam njohur nė sferėn e Frymės1’. Nė fakt ka qenė njė ushtrim i shėndetshėm pėr kishėn e krishterė tė ēdo shekulli, qė tė bėjė krahasimin e vetes me kishėn e shekullit tė parė, dhe tė kėrkojė qė tė kapė rishtazi diēka nga siguria, entuziazmi, vizioni dhe fuqia e saj. Nė tė njėjtėn kohė, ne duhet tė jemi realistė. Ėshtė e rrezikshme po ta idealizojmė tej mase kishėn e hershme, sikur ajo tė ishte pa asnjė tė metė. Sepse kėshtu do tė anashkalojmė rivalitetet, hipokrizitė, imoralitetin, dhe herezitė, qė e shqetėsonin kishėn atėherė, ashtu si tani. Megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurtė. Kisha e Krishtit ishte tejmbushur nga Fryma e Shenjtė, i cili e nxori atė jashtė pėr tė dėshmuar.

 

Materiali letrar pėr Veprat

Pėr shkak tė rėndėsisė unike, libri Veprat ka nxjerrė material letrar kolosal, dhe do tė ishte e pamundur pėr ndokėnd, qė tė lexonte gjithēka. Mė kanė pėlqyer disa nga komentuesit e vjetėr, tė cilėt shpesh neglizhohen sot. Kam nė mendje pesėdhjetė e pesė predikimet e Krisostomit (John Chrysostom) rreth Veprave, tė dhėna nė Konstandinopojė, nė vitin 400 pas Kr., dhe dy volumet e Kalvinit (John Calvin), tė shkruara nė Gjenevėn e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė. Kam vlerėsuar komentet e shkurtra tė Bengelit (Johann Albrecht Bengel), kėndvėshtrimet e perėndishme dhe tė kthjellėta tė Aleksandrit (J. A. Alexander), linguistin e shkėlqyer Prinston (Princeton) nga shekulli i nėntėmbėdhjetė, dhe ekspertizėn arkeologjike tė Ramzit (Sir William Ramsay), i cili ka shkruar dhjetė libra mes 1893 dhe 1915 rreth Llukės dhe/ose Palit, mė i mirėnjohuri nga tė cilėt ėshtė ‘Shėn Pali, udhėtari dhe qytetari romak’ (St Paul the Traveller and the Roman Citizen; 1895). Jam munduar edhe me pozicionin kritik tė veprave liberale, si me pesė volumet e hartuara nga Xhekson dhe Leik (F. J. Foakes-Jackson and Kirsopp Lake) nėn titullin ‘Fillimet e krishtėrimit’ (The Beginnings of Christianity ; 1920-32) dhe 700 faqet e trajtimit studimor tė Hankenit (Ernst Haenchen; 1956).

Mes autorėve konservatorė bashkėkohorė, kam pėrfituar sė tepėrmi nga komentarėt nga Brus (F. F. Bruce; Greek, 1951; English, 1954), Marshall (Howard Marshall; 1980) dhe Longneker (Richard Longnecker; 1981). Ndiej veēanėrisht keqardhje, qė kryevepra e Hemerit, e titulluar ‘Libri i Veprave nė sfondin e historisė helenistike’ (Dr. Colin Hemer The Book of Acts in the Setting of Hellenistic History; 1989), i hartuar mirė nga Gemf (Conrad Gempf), u botua tepėr vonė, qė unė ta studioja plotėsisht; pata mundėsi qė, ndėrsa ky dorėshkrim po pėrgatitet pėr shtyp, tė kaloj vetėm njė mėngjes nė leximin e tij. Kjo mė ka mundėsuar qė ta referoj lexuesin te disa prej studimeve tė Dr. Hemerit. Pasuria e zbulimeve tė fundit arkeologjike (veēanėrisht nga papiruset, mbishkrimet, dhe monedhat), tė cilėn ai e ka mbledhur dhe shoshitur me mundim, do ta bėjė librin e tij njė libėr standart reference pėr shumė vite tė tjera. Enciklopedik nė njohuri, i ndėrgjegjshėm nė kėrkime dhe i kujdesshėm nė gjykime, Hemeri i ka bėrė tė gjithė studentėt e Veprave borxhlinj ndaj tij.

Ėshtė e lehtė qė tė pėrsėrisėsh ndjenjėn e Uilliam Ramzit, i cili shkruan: ‘Ėshtė e pamundur qė tė gjesh diēka pėr Veprat tė pathėnė mė parė nga dikush tjetėr’ (Ramsay, St Paul, p. viii). Atėherė si mund ta justifikojė dikush shtimin e kėsaj biblioteke tė zgjeruar me njė volum tjetėr? Nėse mund tė deklarohet diēka e veēantė nė kėtė libėr, mund tė thuhet kjo se, ndėrsa gjithė komentarėt kėrkojnė tė shpjegojnė kuptimin fillestar tė tekstit, seria “Bibla flet sot” i pėrkushtohet edhe aplikimit tė tij bashkėkohor. Prandaj, jam pėrpjekur qė tė trajtoj me ndershmėri disa ēėshtje kryesore qė ngre libri Veprat pėr tė krishterėt e sotėm, tė tilla si pagėzimi me Frymėn dhe dhuntitė karizmatike, shenjat dhe mrekullitė, ndihma ekonomike nė komunitetin e parė tė krishterė nė Jeruzalem, disiplina nė kishė, larmia e shėrbesave, kthimi nė besimin e krishterė, paragjykimet raciale, parimet misionare, kostoja e unitetit tė krishterė, motivet dhe metodat nė ungjillizim, thirrja pėr tė vuajtur pėr Krishtin, kisha dhe shteti, dhe providenca hyjnore.

 

Interpretimi i librit Veprat e Apostujve

Po a mund tė kapėrcejmė hendekun prej nėntėmbėdhjetė shekujsh mes nesh dhe apostujve, dhe ta zbatojmė tekstin e Veprave nė jetėn tonė, pa e manipuluar atė pėr t’iu pėrshtatur opinioneve tona tė presupozuara? Po, ėshtė e saktė tė pohohet se Fjala e Perėndisė ėshtė gjithmonė aktuale. Por kjo nuk do tė thotė se ne thjesht mund ta lexojmė tekstin sikur ai tė na ishte drejtuar neve fillimisht, nė kontekstin tonė. Ne duhet tė pranojmė veēantitė historike tė Shkrimit, veēanėrisht ‘historinė e shpėtimit’ tė rregjistruar prej saj. Pėr shembull, nė njė aspekt, Dita e Rrėshajėve ishte unike, dhe ėshtė e papėrsėritshme, sepse derdhja e Frymės nė atė ditė ishte akti final i Jezusit pas gjithė atyre ngjarjeve po aq unike dhe tė papėrsėritshme, pas vdekjes sė tij, ringjalljes dhe ngjitjes nė qiell. Po kaq unike nė disa aspekte ishte edhe shėrbesa e apostujve, tė cilėt Jezusi i emėroi qė tė ishin mėsuesit pionierė dhe themeli i kishės (shiko Ef. 2:20). Ne nuk e kemi lirinė pėr tė kopjuar gjithēka qė kanė bėrė ata.

Pikėrisht nė lidhje me kėtė gjė, duhet tė them diēka pėr ndryshimin mes pjesėve tregimtare dhe didaktike tė Shkrimit, dhe pėr rėndėsinė e lejimit tė didaktikes, qė tė kontrollojė interpretimin e tregimtares. Sepse ajo qė kam shkruar pėr kėtė te libri ‘Pagėzimi dhe Plotėsia’ (Baptism and Fullnes) ėshtė keqkuptuar nga disa, dhe do tė pėrpiqem, qė ta sqaroj kėtu2. E theksoj se unė nuk po them se tregimi biblik nuk ka asgjė pėr tė na mėsuar, sepse sigurisht ‘i gjithė Shkrimi ėshtė frymėzuar nga Perėndia, dhe ėshtė i dobishėm’ (2 Tim. 3:16). Pėr mė tepėr, ajo qė u ndodhi tė tjerėve nė kohėt e mėparshme, ėshtė rregjistruar pėr tė na udhėzuar (Rom. 15:4; 1 Kor. 10:11). Megjithatė, pyetja ėshtė si do t’i interpretojmė kėto pasazhe historike? Sepse disa prej tyre nuk e interpretojnė vetveten, dhe pėrmbajnė vetėm disa ose asnjė tė dhėnė pėr atė se ēfarė duhet tė mėsojmė prej tyre. A janė ato domosdoshmėrisht normative? A duhet qė tė kopjohet sjellja ose eksperienca e rregjistruar nė to? Apo ndoshta duhet shmangur?

Nuk po i referohem vetėm ēėshtjeve karizmatike, si dhuratės sė Frymės dhėnė samaritanėve (Vep. 8). I njėjti kėrkim duhet bėrė edhe nė lidhje me pasazhe tė tjera pėrshkruese. Pėr shembull, a duhet t’i bėjmė zgjedhjet lokale tė kishės duke hedhur short, sepse kjo u pėrdor pėr zgjedhjen e njė apostulli pėr tė zėvendėsuar Judėn (1:23-26)? A duhet t’i mbajmė pasuritė tė pėrbashkėta, tė shesim pronat dhe t’i ndajmė paratė me nevojtarėt, siē vepruan pjesėtarėt e kishės sė hershme nė Jeruzalem (2:44-45; 4:32v)? A duhet tė presim qė, gjatė kthimit nė besim, tė shohim njė dritė me shkėlqim dhe tė dėgjojmė njė zė tė fortė, ashtu si Sauli i Tarsit (9:3v)? Duhet tė jetė e qartė nga kėto shembuj, se jo gjithēka qė ėshtė rregjistruar te Veprat, si e bėrė apo e pėrjetuar nga njerėzit, duhet pėrsėritur nė jetėn tonė. Pra, si do tė vendosim? Kėtu hyn didaktikja, pėr tė na udhėhequr nė vlerėsimin dhe interpretimin e pėrshkrueses. Ne duhet tė shikojmė pėr mėsimin rreth njė ēėshtjeje, sė pari nė kontekstin mė tė afėrt (brenda vetė tregimit), pastaj nė atė qė ka shkruar autori tjetėrkund, dhe sė fundi nė kontekstin mė tė gjėrė tė Shkrimit nė tėrėsi. Pėr shembull, deklarata e qartė e apostullit Pjetėr pėr Ananian se pasuria e tij, edhe para, edhe pas shitjes, ishte e tij dhe nė dispozicion tė tij (5:4), na pengon neve, qė t’i konsiderojmė gjithė pasuritė e krishtera, si domosdoshmėrisht tė pėrbashkėta.

Teksti biblik, qė pėrdoret nė gjithė librin, ėshtė ai i versionit LIM. Nganjėherė ai shfaqet si njė bllok para prezantimit. Por kur teksti i plotė inkuadrohet brenda prezantimit, nuk ėshtė parė e domosdoshme qė ai tė pėrfshihet edhe aty nė mėnyrė tė pavarur.

U jam mirėnjohės shumė njerėzve qė mė ndihmuan nė shkrimin e kėtij libri. Falenderoj ata njerėz qė, pėr disa vite, kanė dėgjuar me durim pėrpjekjet e mia pėr tė shpjeguar Veprat. Po pėrmend studentėt e Shkollės sė verės nė Regent College, Vankuver, nė korrik 1979, dhe nė veēanti ata pjestarė tė Bashkėsisė Ungjillore tė kishės nė Uells, tė cilėt me stoicizėm iu nėnshtruan serive vjetore, qė vazhduan pėr trembėdhjetė vjet. Pastaj, kam vlerėsuar ndihmėn e tre lexuesve zyrtarė tė dorėshkrimit nga IVP-ja - John Marsh, Colin Duriez dhe veēanėrisht Conrad Gempf, i cili ka edhe vetė njohuri tė mėdha pėr Veprat. Ai i ka redaktuar dorėshkrimet e mia me imtėsi, dhe ka bėrė mjaft sugjerime tė urta, shumė prej tė cilave i kam adoptuar. Njė lexues tjetėr, tė cilit i detyrohem sė tepėrmi, ėshtė Todd Shy, ndihmės-studenti im i tanishėm. Ai ka punuar me zell nė materialin e shtypur, mė tepėr sesa njė herė, ka bėrė komente tė dobishme, ka kontrolluar tekstin biblik dhe shėnimet, dhe ka pėrpiluar listėn e shkurtimeve dhe tė bibliografisė. Sė fundi, dhe nė mėnyrė tė veēantė, i shpreh mirėnjohjen time tė vazhdueshme Frances Whitehead, sekretares sime, tė palodhur dhe tė aftė, pėr 33 vjet me radhė, detyra e sė cilės pėr tė shtypur dhe korrigjuar, ėshtė bėrė mė pak e lodhshme dhe mė e pėlqyeshme nga magjia e larmishme e kompjuterit tė saj Apple Macintosh Plus.

 

Xhon Stot

Pashkė 1989

  1. The Christian Warfare by Martyn Lloyd-Jones (Banner of Truth, 1976), p. 274.

  2. Shiko Baptism and Fullness (IVP, second edition 1975), pp. 15-17. Roger Stronstad nė librin e tij ‘Teologjia karizmatike e Shėn Llukės (The Charismatic Theology of St Luke (Hendrickson, 1984) shkruan pėr ata qė pretendojnė pėr ‘njė dualitet jobiblik midis pasazheve pėrshkruese dhe didaktike tė Shkrimit’ (p. 6), dhe duket se mė pėrfshin edhe mua midis tyre. Por unė pretendoj se ‘nuk jam fajtor’ pėr kėtė gjė. Unė nuk po mohoj se rrėfimet historike kanė njė qėllim didaktik, sepse sigurisht Lluka ishte edhe historian, edhe teolog. Unė po theksoj se qėllimi didaktik i njė rrėfimi nuk ėshtė gjithmonė i qartė breda atij pasazhi, dhe shpesh ka nevojė pėr ndihmė interpretuese nga pjesė tė tjera tė Shkrimit.

 

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com