Libri Gjyqtarėt ėshtė njė libėr plot me paradokse. Ai pėrmban disa
nga historitė mė tė famshme tė Biblės, dhe disa nga mė tė
panjohurat. Libri pėrmban shumė histori qė janė tėrheqėse, por njėkohėsisht
ka dhe histori tė neveritshme, kėto mbase mė tė shumta. Mėsimet e
tyre janė njėkohėsisht tė thjeshta dhe tė vėshtira. Ato na tregojnė
mėkatin mė tė zi tė njeriut, por duke e parė atė nė dritėn e
hirit mė tė ndritshėm tė Perėndisė.
Pasi
kam predikuar rreth tyre nė vende tė ndryshme pėrgjatė disa viteve,
kam arritur nė konkluzionin se ky kontrast i fundit, ėshtė ai qė e pėrmbledh
mė mirė mesazhin e librit. Dikush mund ti vėrė atij titullin qė,
dymbėdhjetė vjet para botimit tė Udhėtimit tė shtegtarit, Xhon Buniani ia vuri autobiografisė sė
tij shpirtėrore: Hiri qė tepron pėr mėkatarin mė tė madh.
Dua
qė kėtu tu shpreh mirėnjohjen time gjithė atyre qė mė kanė
ndihmuar nė kėtė zbėrthim, qoftė edhe duke mė dėgjuar apo duke bėrė
komente. Faqja e dedikimit ėshtė njė mėnyrė pėr tu thėnė
faleminderit veēanėrisht motrės sime dhe burrit tė saj, nė shtėpinė
e tė cilėve u shkruan kapitujt e fundit, pėr mikpritjen e tyre tė
dashur dhe pėr inkurajimin me lutje, nė atė rast dhe nė shumė raste
tė tjera.