Beselidhja Publishing logoSeria "Bibla Flet Sot"

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

View this page in English ENGLISH

 

Redaktuar nga John R. W. Stott dhe J. A. Motyer, "Bibla Flet Sot", njė seri e komentarėve tė Dhjatės sė Vjetėr dhe Dhjatės sė Re, karakterizohet nga ajo qė Xhon Stoti e quan "ideali i trefishtė":

tė zbėrthejė tekstin biblik me saktėsi

ta lidhė atė me jetėn e sotme

tė jetė e lexueshme

Prandaj librat e serisė "Bibla Flet Sot" nuk janė komentarė, sepse komentarėt pėrpiqen mė tepėr tė shpjegojnė tekstin, sesa ta aplikojnė atė, dhe janė mė tepėr vepra pėr referim, sesa letrare.

Kontribuesit e kėsaj serie bashkohen nė bindjen se Perėndia vazhdon tė flasė nėpėrmjet asaj qė ai ka folur mė parė, dhe se asgjė nuk ėshtė mė e nevojshme pėr jetėn, rritjen dhe shėndetin e kishave dhe tė krishterėve, se tė dėgjojnė dhe ta marrin nė konsideratė atė qė Fryma e Shenjtė po iu thotė me anė tė Fjalės sė tij tė lashtė, por gjithmonė bashkėkohore.

Nė qoftė se predikoni nga Shkrimi i Shenjtė, seria “Bibla Flet Sot” do t’ju ndihmojė ta aplikoni mesazhin e pėrjetshėm biblik ndaj nevojave tė pėrditshme tė dėgjuesve tuaj. Dhe nėse e studioni Biblėn nė mėnyrė personale, kėto volume do t’ju shėrbejnė si material ndihmėse pėr t’u pėrqendruar nė rėndėsinė e Fjalės sė Perėndisė nė punėn dhe jetėn tuaj.  

 

John Stott

Xhon Stot njihet nė tė gjithė botėn si predikues, ungjilltar dhe mėsues Shkrimit. Ai shėrbeu pėr shumė vjet si rektor i kishės “All Souls Church” nė Londėr, nė tė cilėn pati njė shėrbesė pastorale tė suksesshme. Si njė ndėr udhėheqėsit ungjillorė mė tė shquar nė Angli, Amerikė dhe nė botė, John Stott ishte njė ndėr hartuesit kryesorė tė konventės sė Lozanės (1974). Librat e tij janė pėrkthyer nė dhjetra gjuhė dhe janė shitur nė miliona kopje nė mbarė botėn. karakteristika kryesore e shėrbesės sė tij, si nė Perėndim, ashtu edhe nė vendet nė zhvillim, ka qenė predikimi shpjegues (expository) qė i drejtohet mendjes dhe zemrės sė njeriut tė sotėm.

 

 

KOMENTARE nga John Stott: (nė serinė “Bibla Flet Sot”)

 

Mesazhi i 1 Timoteut & Titit - Ruaje Ungjillin

Mesazhi i Veprave

Mesazhi i Efesianėve

Mesazhi i Galatasve

Mesazhi i Romakėve - Lajmi i Mirė i Perėndisė pėr Botėn

Mesazhi i Predikimit nė Mal

Mesazhi i 1 & 2 Thesalonikasve

Mesazhi i 2 Timoteut

 

J. Alec Motyer

Motier ka qenė drejtor i “Trinity College” nė Bristol (Britani). Ai ėshtė redaktori i Dhjatės sė Vjetėr tė “Komentarit tė ri biblik” (The New Bible Commentary) si edhe kontribues i Fjalorit biblik tė ilustruar (The Illustrated Bible Dictionary). Nė serinė Bibla Flet Sot ai ėshtė autor i titujve:

Mesazhi i Amosit

Mesazhi i Jakobit

Mesazhi i Filipianėve

   

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com