Make your own free website on Tripod.com

Beselidhja Publishing logoPjesė nga Zbulesa

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

PĖRMBAJTJA

HYRJE E PĖRGJITHSHME
PARATHĖNIE
STRUKTURA E DRAMĖS
HYRJE

1:1-8            PROLOGU
1:1:9-3:22    SKENA 1: KISHA NĖ BOTĖ
4:1-8:1         SKENA 2: VUAJTA PĖR KISHĖN
8:2-11:18     SKENA 3: PARALAJMĖRIM PĖR BOTĖN
11:19-15:4   SKENA 4: DRAMA E HISTORISĖ
15:5-16:21   SKENA 5: NDĖSHKIMI PĖR BOTĖN
17:1-19:10   SKENA 6: PROSTITUTA BABILON
19:11-21:8   SKENA 7: DRAMA MBAS HISTORISĖ
21:9-22:19   SKENA 8: NUSJA JERUZALEM
22:20, 21     EPILOGU
UDHĖZUES STUDIMI




PARATHĖNIE

Shumica e lexuesve tė Biblės mbajnė njė qėndrim tė dyfishtė ndaj librit tė fundit nga tė gjashtėdhjetė e gjashtė librat e saj. Libri i Zbulesės ėshtė plot me mistere nė kuptimin modern tė fjalės, si edhe nė kuptimin biblik tė saj. Tė gjithė misteret nė tė njėjtėn kohė na stepin dhe na tėrheqin. Disa miq tė mi tė bashkėsisė St. Faith, Maidstone kanė shprehur edhe mėrzitjen me fjalėt 'unė nuk kuptoj asnjė fjalė tė tij' si edhe kuriozitetin 'le tė pėrpiqemi ta shohim njė herė kėtė libėr'. Ky reagim i dyfishtė, sė bashku me njė studim tė mėparshėm qė unė kam bėrė mbi temėn e profecisė paralajmėruese, dhe kujtimi i kėndshėm i studimeve tė mia tė mėparshme mbi librin e Zbulesės (mė larg bregut se kapitujt mė tė frekuentueshėm 2 dhe 3, megjithėse pėrsėri vetėm nė cekėtinė), u kurorėzuan me njė seri studimesh biblike pėr takimet e mesjavės nė kishėn tonė.
    Ēfarėdo qė tė kenė pėrfituar tė tjerėt nga kjo seri, ajo qė mė bėri pėrshtypje mua qė e drejtova, ishte dobėsia e saj. Unė pėrsėri kuptova se edhe pas kėtyre javėve studimi, 'thellėsi tė paarritėshme qėndronin pėrtej'. Ne filluam tė ecim me vėshtirėsi, kur deri atėherė shumica prej nesh kishin ecur nė cekėtinė. Por tani unė kuptova se mė e pakta qė mund tė bėsh pėrballė thellėsive tė tilla ėshtė tė mėsosh tė notosh.
    Ky zbėrthim ėshtė rezultat i njė pėrpjejkjeje tė tillė. Ndoshta ky studim mund tė jetė larguar mė tepėr nga studimet e bėra nė kishė. Ai mund tė jetė mė tepėr 'libėr' se disa nga kontributet e serive binjake 'Bibla flet sot' dhe 'Zėri i Dhjatės sė Vjetėr', pėr arsyen e thjeshtė se ai duhet tė trajtojė (edhe pse jo me pretendime tė mėdha akademike) probleme qė i takojnė mė tepėr sallės sė leksioneve, sesa shėrbesės sė predikimit. Nga ana tjetėr, ky studim ėshtė pėrpjekur tė nxjerrė njė cilėsi qė shkėlqen nė ēdo faqe tė Zbulesės, e cila i pėrket po aq edhe predikimit, sepse kjo duhet tė jetė njė pjesė e pėrvojės jetėsore tė kishės. Ajo ėshtė tėrheqja e imagjinatės. Tė vėrtetat e Zbulesės janė ēėshtje qė duhet ti kuptojė mendja. Por ato na janė prezantuar nė njė varg tė ērregullt simbolesh, me njė mbushje tė plotė muzike, ngjyrash, strukture, madje edhe me shije dhe aromė. Ėshtė njė gjė e mdhe qė intelekti ynė t'i nėnshtrohet Fjalės sė Perėndisė. Por te sa tė krishterė imagjinata akoma nuk ėshtė shfytėzuar pėr t'i shėrbyer Krishtit? Unė besoj se njė rivlerėsim i vizionit tė madh tė Gjonit, nuk mund tė mos e realizojė kėtė gjė.


HYRJE

Librat nė kėtė seri kanė si qėllim tė jenė 'zbėrthime' tė Shkrimit. Rreziku i pėrpjekjes pėr tė shkruar diēka tė kėtij lloji, dmth. as komentar akademik, as volum me predikime, ėshtė tė mos arrish tė bėsh as njėrin as tjetrin dhe tė shkruash njė libėr qė ėshtė i pavlefshėm dhe qė nuk tė kėnaq. Por pėrsa i pėrket Zbulesės sė Gjonit, sigurisht qė ka vend pėr zbėrthim pozitiv, i cili qėndron midis tekstit akademik dhe predikimit, dhe pėrpiqet tė ndėrthurė ekzegjezėn (atė qė thotė teksti) me aplikimin (ēfarė na thotė ne). Literatuara pėr Zbulesėn, nė njė drejtim ėshtė unike. Pėr asnjė pjesė tjetėr tė Biblės nuk janė shkruar kaq shumė komentarė (nė tė vėrtetė aq shumė libra saqė askush nuk mund t'i numėrojė dot), dhe ndėrkohė ka pak libra qė tė krishterėt e zakonshėm me nivel mesatar inteligjence mund tė ulen dhe t'i lexojnė pėr tė kuptuar mesazhin e Gjonit dhe pėr ta aplikuar atė pėr nevojat e tyre tė sotme.
    Ky volum pėrpiqet tė hyjė nė grupin e dytė. Nėse do tė ketė sukses apo jo, kėtė duhet ta thotė lexuesi. Autori duhet tė pranojė se shpesh herė ka dyshuar se mos ka kafshuar mė tepėr se ē'mund tė pėrtypė, dhe aq mė pak tė tretė. Gjatėsia dhe vėshtirėsia e Zbulesės nė krahasim me pjesė tė tjera tė Shkrimit tė zbėrthyer nė kėtė seri, sjell probleme tė veēanta. Nė qoftė se numri i faqeve tė zbėrthimit duhet tė ketė njė kufi tė caktuar, atėherė 22 kapitujt e Zbulesės duhet tė trajtohen nė mėnyrė mė tė pėrmbledhur se nė zbėrthimin e letrave tė shkurtėra tė Dhjatės sė Re. Kjo do tė thotė se ėshtė e pamundur qė t'i trajtosh siē duhet disa nga problemet e tyre. Vėshtirėsia e librit ka tė bėjė me faktin qė ekuilibri midis shpjegimit dhe aplikimit duhet tė kalojė nė krahun e tė parit, kėshtu qė ekzegjeza (analiza) do tė marrė mė tepėr faqe se nė librat e tjerė (skeleti do tė duket mė tepėr). Por edhe pse lexuesi nuk do tė gjejė interpretim pėr ēdo fjalė, ėshtė shpresuar qė ai tė familjarizohet aq sa duhet me gjuhėn e pėrdorur, sa tė jetė nė gjendje tė kapė fillin e mendimit. Edhe pse duhet tė ketė shumė shpjegim, ai ėshtė pėrmbledhur nė 'esetė' e shkurrtėra nė fillim tė ēdo Skene tė dramės, qė tė mos na e largojė vėmendjen nga vetė teksti.
    Analizimi i librit si njė dramė me tetė Skena ėshtė njė shembull i kėsaj gjėje. Kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse disa nga vėshtirėsitė e panevojshme tė Zbulesės dalin nga ndarja tradicionale nė kapituj dhe vargje, e cila ėshtė e vlefshme, por ndonjėherė na ngatėrron. Njė analizė e qartė e vizioneve tė Gjonit, qė arrihet duke e vėnė veten nė vendin e tij dhe duke i parė gjėrat ashtu siē i pa ai, ėshtė njė ndihmė e madhe pėr tė kuptuar atė qė do tė thotė ai. Arsyet pėr zgjedhjen e kėsaj strukture janė mbledhur sė bashku nė esenė hyrėse tė Skenės 4.
    Njė ndihmues tjetėr (nė tė vėrtetė mė i vlefshmi) ėshtė vetė Shkrimi. Nga tė 66 librat, Zbulesa ndoshta mė tepėr se tė gjithė, varet te librat e tjerė pėr t'u interpretuar siē duhet. Vėrejta e arsyeshme e Glasson-it ėshtė se 'referencat qė jep Versioni i Rishikuar i Biblės (nė Anglisht), janė po aq ndriēuese sa ēdo komentar' (Glasson, f. 125). Rėndėsia e kėtij mjeti kryesor ėshtė pėrmendur pėrsėri nė lidhje me Prologun (Prologu pika d). Nė tė vėrtetė gjithēka qė pason ėshtė shkruar me bindjen se mesashi qėndror i vėrtetė i Zbulesės mund tė kuptohet pa ndihmėn e ndonjė 'njohurie plotėsuese' tė marrė pėrtej kufijve tė vetė Biblės.
    Megjithatė, pyetje tė caktuara ngrihen nė mėnyrė tė pashmangshme nė lidhje me sfondin e librit. Edhe nė qoftė se nuk shikohen si themelore pėr kuptimin e mesazhit kryesor tė librit, ato meritojnė kėtu tė paktėn njė trajtim tė shkurtėr.

Stili i librit

'Zbulesa' dhe titulli tjetėr 'Apokalipsi' vijnė nga fjalėt latine dhe greke pėr 'zbulimin e diēkaje'. Me titullin Apokalips u quajt njė grup i tėrė shkrimesh fetare ēifute qė dolėn kryesisht midis viteve 200 dhe 100 para Krishtit, dhe qė njihen si 'literatura apokaliptike' ose thjeshtė 'apokalipsi'. Pėrgjithėsisht ėshtė pranuar se Bibla pėrmban shembuj tė kėsaj literature, veēanėrisht nė librat e Danielit dhe Zbulesės.
    Njė krahasim midis Zbulesės dhe librave jobiblikė tė kėtij lloji tregon me tė vėrtetė shumė ngjashmėri. Tė vėrtetat qė nuk mund tė zbuloheshim nėpėrmjet kėrkimit tė zakonshėm (psh. ēėshtjet e sė ardhmes ose tė botės shpirtėrore), janė zbuluar zakonisht nėpėrmjet engjėjve me ngjyra tė ndezura dhe me njė pasuri simbolizmi tė ēuditshėm: yje, male, pėrbindėsha, djaj, dhe skema numrash tė ndėrlikuar.
    Kjo lloj gjėje ėshtė mjaft e dukshme nė librin e Gjonit. Por ka elementė tė tjerė qė na bėjnė pėrshtypje pėr shkak tė mungesės sė tyre. Ndėrsa apokaliptikėt shpesh herė i lidhėn 'vizionet' e tyre me ndonjė emėr tė famshėm tė sė kaluarės, si tė ishte Enoku ose Ezdra, ai qė po pėrshkruante atė qė kishte parė, Zbulesa pretendon tė jetė 'e Gjonit', i cili edhe po tė jetė njė pseudonim, pėrsėri nuk ėshtė nė pėrputhje me stilin apokaliptik. Zbulesa pretendon tė jetė edhe njė 'profeci' (1:3), dhe pret qė veprimtaria e Perėndisė dhe pėrgjigja morale e njeriut tė jenė pjesė e jetės sė sotme. Kėtė gjė bėnė edhe profetėt e DhV (ndryshe nga apokaliptikėt).
    Megjithatė nė njė nivel mė tė thellė ka ngjashmėri tė rėndėsishme. Trualli qė ushqehu 'Enokun' dhe 'Ezdrėn' dhe apokaliptikėt e tjerė, ishte njė komunitet ēifut qė ishte shumė i ndėrgjegjshėm pėr pozitėn e pasigurt tė tij nė njė botė me fuqi tė mėdha jomiqėsore. Zėri i tij ishte zėri i minoritetit tė shtypur, qė protestonte mė kot drejtėsinė e tij dhe qė ngushėllonte veten me shpresėn e hakmarrjes pėrfundimtare. Apokaliptikėt, ashtu si Gjoni, e panė gjithēka nė kontrast tė hapur bardhė e zi. Ata ishin nė tė njėjtėn kohė pesimistė ekstremė, pėr tė cilėt gjėrat ishin aq keq sa vetėm Perėndia mund t'i rregullonte, dhe optimistė ekstremė, qė prisnin me padurim kohėn kur Ai do tė bėnte pikėrisht kėtė gjė.
    Ky qėndrim, si edhe njė pjesė e madhe e stilit konvencional tė shkrimeve apokaliptike, ishte stili i Gjonit kur shkroi Zbulesėn. 'Perėndia i shpirtrave tė profetėve' solli sė bashku njeriun dhe metodėn, dhe rezultati ishte njė vepėr e krijuar (nė kėtė rast me efektivitet hyjnor) pėr t'i kujtuar njė minoriteti tjetėr tė shtypur, kishės sė krishterė, si janė nė tė vėrtetė gjėrat nė sferėn frymore (Mbi tė gjithė temėn, shiko L. Morris, Apocalyptic; Inter-Varsity).

Rrethanat e librit

Zbulesa iu dėrgua kishave tė krishtera nė shtatė qytetet e Azisė sė Vogėl, si njė letėr qarkulluese pėr t'u lexuar me zė tė lartė nė takimet e tyre, si njė mesazh qė i drejtohej nevojave reale tė njerėve tė shekullit tė parė. Kishat kishin patur kohė tė mjaftueshme pėr tė shfaqur midis tyre njė rang tė plotė tė gjėndjeve frymore, nga pėrkushtimi i vendosur deri te shthurja degjeneruese. Prandaj mesazhi ishte i dyfishtė. Ai solli inkurajim nė mėnyrė tė vėrtetė apokaliptike pėr tė krishterėt qė ishin nėn njė presion tė madh, duke i siguruar se armiqtė e tyre nė fund do tė shkatėrroheshin dhe se Perėndia do tė triumfonte. Nga ana tjetėr, jo nė stilin apokaliptik por si profeci, ai i nxiti ata tė luftojnė madje edhe midis tyre kundėr forcave dinake tė sė keqes, sepse Satani duhet tė mundet dhe Krishtit i duhet dhėnė vendi i duhur kėtu dhe tani nė jetėt e tyre frymore dhe morale.
    Perandoria romake, e fuqishme nė shumė drejtime, ushtronte njė fuqi tė veēantė, qė u bė shkak i shumė problemeve pėr tė krishterėt e hershėm. Pėrhapja e praktikės sė adhurimit tė perandorit bėri qė gjithnjė e mė shumė prej tyre t'iu kėrkohej publikisht tė bėnin zgjedhjen e fatit midis Ēezarit dhe Krishtit. Ēdo kohė ka provėn e saj pėr besnikėrinė e vėrtetė tė njė tė krishteri. Pėr ata kjo do tė thoshte persekutim i menjėhershėm dhe kėrcėnim i martirizimit.
    Nė kėtė aspekt, situata nė kishat e Zbulesės ėshtė njė tregues pėr datėn e shkrimit tė librit: duhet tė ketė qėnė aq vonė sa ato kisha tė ishin konsoliduar mirė, por aq herėt sa tė kishin ndjerė vetėm ushėtimat e para tė stuhisė sė persekutimit, e cila do tė shpėrthente mbi ta nė kohėn e duhur.
    Disa studiues i lidhin kėta faktorė me llogaritjet e bazuara nė thėniet e vargut 13:18 ose 17:10, pėr ta pėrcaktuar shkrimin e librit nė fund tė mbretėrimit tė Neronit (54-68 pas Kr.), ose mė pak bindėse, nė mbretėrimin e Vespasianit (69-79 Pas Kr). Por pjesa mė e madhe e evidencės duket se ėshtė nė favor tė periudhės sė mėvonshme tė mbretėrimit tė Dominitianit (81-96 pas Kr.)[Pėr njė shqyrtim tė evidencės, shiko D. Guthrie, New Testament Introduction; Inter-Varsity Press, 1970, f. 949-961]
    Kjo do tė thotė se nė qoftė se pikėpamja tradicionale pėr autorin ėshtė e saktė dhe libri ėshtė shkruar nga apostulli Gjon, atėherė ai do tė ketė qėnė afro 80-90 vjet kur iu dha vizioni i Patmosit. Nė kėtė pikpamje nuk ka asgjė tė pamundur. Njė vizionar tjetėr i madh, Moisiu, e pati shikimin e parė verbues tė lavdisė sė Perėndisė nė moshėn tetėdhjet vjeēare (Vep 7:23, 24). Por ka arsye tė tjera pse ėshtė hedhur dyshim pėr autorėsinė apostolike. Debatet kalojnė nė marrėdhėnien midis pesė librave qė i janė atribuar Gjonit (Ungjilli, tre Letrat dhe Zbulesa), dhe ekzistencėn e mundshme tė njė personi tė dytė e madje tė tretė me tė njėjtin emėr. Guthrie i pėrfundon pesėmbėdhjetė faqet e diskutimit tė kėsaj teme me kėto fjalė: 'Tė nxjerrėsh njė rezultat pėrfundimtar ose qoftė edhe tė kėnaqshėm nga e gjithė kjo masė supozimesh, duket e pamundur. Linja mė e sigurt e evidencės ėshė tradita e hershme ... Tė paktėn, nė qoftė se kjo ėshtė zgjidhja e vėrtetė, atėherė ajo menjėherė shpjegon ngritjen e traditės, tė cilėn nuk e bėn asnjė nga zgjidhjet e tjera. Por shumė studiues preferojnė ta lėnė autorėsinė si njė ēėshtje tė hapur' (Guthrie, op. Cit., pp. 948 f.). Sidoqoftė, 'Gjoni' i Zbulesės bėn pretendimin e qartė apostolik, se edhe pse librin mund ta ketė shkruar ai, autori i vėrtetė nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē Jezus Krishti. 'Asnjė libėr i Shkrimit nuk hapet me njė solemnitet tė tillė. Asnjė libėr tjetėr nuk jep njė deklarim tė pakompromis pėr frymėzimin e tij tė drejtpėrdrejtė' (Maycock, p. 20).

Interpretimi i librit

Por pyetja mė e rėndėsishme ėshtė: Cili ėshtė kuptimi i kėtij libri? Pėrpjekjet e panumėrta pėr ta shpjeguar atė mund tė klasifikohen nė disa mėnyra. Mendimet pėr strukturėn e tij janė tė shumta. Pėr kėtė ēėshtje, komenti ironik i Lutherit ėshtė i drejtė: 'secili mendon pėr librin atė qė i thotė shpirti' (cituar nga Kiddle, f. xxi). Mendimet pėr referencat historike tė tij janė pėrgjithėsisht nė katėr lloje: pikėpamja preteriste, se ai pėrshkruan me gjuhė tė fshehur ngjarjet e kohės sė Gjonit dhe asgjė mė tepėr; pikėpamja futuriste, se ėshtė kryesisht njė profeci pėr ngjarjet qė do tė ndodhin nė tė ardhmen; pikėpamja historike, se ai ėshtė skicim i tė gjithė historisė nga ardhja e parė e Krishtit te e dyta, dhe mė pas; dhe pikėpamja idealiste, se midis mesazheve pėr shekullin e parė dhe profecive pėr tė ardhmen e largėt, ai merret kryesisht me parimet qė janė gjithmonė tė vlefshme nė pėrvojėn e krishterė. Mendimet janė tė ndryshme edhe pėr ēėshtjen e veēantė tė 'mijėvjeēarit', periudhės sė pėrshkruar nė kapitullin 20; premilenializmi, postmilenializmi dhe amilenializmi do tė diskutohen nė esenė hyrėse tė Skenės 7.
    Njė komentues mund tė mos zgjedhė asnjėrėn nga kėto pikėpamje, vetėm nė rast se i bėn komentet e tij aq tė pėrgjithshme sa ato bėhen tė pavlefshme. Prandaj, siē do tė bėhet e qartė pėr specialistėt qė kanė nuhatje pėr gjėra tė tilla, ky zbėrthim zgjedh njė lloj tė veēantė interpretimi. Kėtė gjė e bėn pa u mbėshtetur nė ide tė mėparshme, por sepse njė lexim i drejtpėrdrejtė i tekstit tė ēon nė atė drejtim. Por ky libėr pėrpiqet tė shmangė pėrdorimin lodhės tė fjalėve 'qartė' dhe 'dukshėm' nė thėnie pėr tė cilat ata qė kanė pikpamje tė tjera mund tė mendojnė se nuk janė aspak tė qarta dhe tė dukshme.


Pėrdorimi i librit

Bindja se Zbulesa nė tė vėrtetė ėshtė dhėnė pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, dhe jo pėr ta mbuluar atė, dhe se thesaret e saj nė tė vėrtetė qėndrojnė nė sipėrfaqe, nė qoftė se dikush i kėrkon nė dritėn e duhur, ėshtė padyshim e njėjtė mė njė besim se kuptimi i Zbulesės do tė shqiptohet pėr ne nė mėnyrė verbale, me logjikė dhe saktėsi. Sigurisht qė Perėndia nuk e pėrēmon komunikimin verbal; nė fund tė fundit, 'Fjala' ishte emri qė ai i dha Birit tė tij. Por fjalėt, deklarimet, argumentimet dhe arsyetimet e tij, janė bėrė nė kohėn qė ai e solli Gjonin nė Patmos. Ajo qė ai ruan pėr zbulesėn e fundit, ėshtė njė fjalė e njė lloji tjetėr: njė fjalė e vėnė nė skenė, e dramatizuar, e pikturuar, e pėrshtatur me muzikė, - njė fjalė qė ju mund ta shihni, ta ndjeni dhe ta shijoni. Nė fakt ajo ėshtė njė sakrament.
    Nuk ka vlerė leximi i Zbulesės si tė ishte njė traktat teologjik i llojit tė Palit, i shprehur nė njė mėnyrė paska tė ndryshme idiomatike; ose si njė histori e stilit tė Lukės, e projektuar nė tė ardhmen. Nė tė njėjtėn mėnyrė ju mund tė analizoni ylberin, verėn e darkės sė Zotit ose ujin e pagėzimit. Ato nuk janė pėr analizė logjike. Ato janė dhėnė pėr t'u pėrdorur dhe pėr t'u shijuar.
    Ne, qė jetojmė nė fund tė shekullit tė njėzetė, duhet ta kuptojmė kėtė gjė mė tepėr se tė gjithė brezat e mėparshėm. Ne jetojmė nė njė botė, qė ka shkuar pėrtej fjalės, e cila, e lodhur nga fjalėt, po fillon tė flasė pėrsėri me figura. Nė kėtė mnyrė televizori zėvendėson radion, dhe emri 'figurė' kthehet nė pėrdorim duke marrė me dhjetra ngjyrime moderne. Perėndia e dinte kėtė gjė shumė kohė mė parė. Dhe kur fėmijėt e tij kanė folur shumė pėr teologjinė sistematike, ai u jep pėr tė parė njė libėr tė kėndshėm me figura, i cili, edhe pse nė njė mėnyrė tjetėr, ėshtė po aq i mirė pėr t'i mėsuar.
    Figurat, imazhet e fuqishme tė sė vėrtetės sė krishterė, pėr t'i pėrdorur ashtu siē pėrdorim sakramentet, janė ato qė na janė dhėnė nė librin e Zbulesės. Nė njė nga volumet 'Kronikat e Narnias' (njė pėrrallė moderne pėr fėmijė), C. S. Lewis shkruan pėr njė libėr tė magjishėm. Lucy, njė ndėr personazhet kryesore zbuloi se kur e mbyllte librin, magjia (qė ishte njė histori) fillonte tė zhdukej nga kujtesa e saj, derisa gjithēka qė mund tė kujtonte ishte se 'tregimi ishte pėr njė kupė, njė shpatė, njė pemė dhe njė kodėr tė gjelbėruar'. Imazhet qėndrojnė nė kujtesė. Faqet e librit tė Gjonit janė mbushur me shumė tė tilla, pėr tė njėjtin qėllim: qė imagjinata jonė, ashtu si edhe mendja, tė kapė konceptet kyēe tė besimit. Prandaj derisa dhėndėrri tė kthehet, derisa qyteti tė zbresė nga qielli, dhe tė afrohet dita e dasmės, ne ta bėjmė kėtė gjė, nė kujtim tė tij.


1:1-8
PROLOGU
VLERA E LIBRIT TĖ ZBULESĖS


'Ngjitu kėtu lart' - thotė zėri misterioz (Zbu 4:1), dhe Gjoni u ēua nė njė sferė aq tė panjohur dhe tė largėt, sa qė shumė tė krishterė ngurojnė t'i shqyrtojnė ato bashkė me tė. Ungjijtė dhe letrat janė territore mė tė njohura, ku mund tė hyet mė me lehtėsi. A ka tė bėjė ky libėr i jashtėzakonshėm nė fund tė Biblės, qė nė disa drejtime i takon njė bote tjetėr, me faktet e jetės nė shekullin e njėzetė?
Por, qė nė fillim, libri i Zbulesės pretendon tė jetė shkruar jo pėr pėrfitimin e njė pakice tė kishės, por pėr tė gjithė besimtarėt; jo vetėm pėr atė kohė, por pėr kishėn nė tė gjitha kohėrat. Ashtu si pjesa tjetėr e Biblės, edhe ky libėr na flet sot.

a. Vlera e sotme e pretenduar te titulli
Historia nė dy volume e Lukės (Ungjilli i tij dhe libri i Veprave tė apostujve) u pėrpilua pėr njė njeri qė ai e quan Teofil (Lk 1:3, Vep 1:1). Megjithatė, ne nuk kemi dyshim se ajo qė shkroi ai pėr Teofilin, ėshtė e vlefshme pėr lexuesit e ēdo kohe. Letrat e Palit u shkruan pėr tė krishterė tė veēantė qė jetonin nė Perandorinė Romake. Megjithatė ne pranojmė se ajo qė ai u shkroi atyre, aplikohet po aq edhe pėr ne. Kėto shkrime u drejtohen lexuesve tė shekullit tė parė, por ne nuk ngurojmė t'i pranojmė ato si tė vlefshme edhe pėr tė krishterėt e sotėm. Sa mė tepėr duhet tė pranojmė si tė vlefshme ato pjesė tė Dhjatės sė Re qė faktikisht u janė drejtuar tė krishterėve nė pėrgjithėsi?
    Titulli (1:1-3) na tregon se ky libėr ėshtė i kėtij lloji. Ėshtė Zbulesa e Jezus Krishtit qė i ėshtė dhėnė shėrbėtorėve tė tij nga Perėndia. Nė qoftė se unė jam njė ndėr ata qė i shėrbejnė atij, atėherė ky libėr ėshtė pėr mua, sado e pavend qė tė mė duket pėrmbajtja e tij kur e lexoj pėr herė tė parė. Prandaj ai mė nxit tė vazhdoj ta lexoj atė, qė tė mund tė marr bekimin qė mė premton autori i tij (1:3).

b. Vlera e sotme e pretenduar te pėrshėndetja
Edhe pse te titulli Gjoni na thotė se mesazhi i tij ėshtė pėr shėrbėtorėt e Krishtit nė pėrgjithėsi, te pėrshėndetja (1:4-8) ai thotė se po u shkruan nė mėnyrė tė veēantė shtatė kishave tė Azisė. Ajo qė ai u dėrgon atyrė ėshtė mė tepėr se letrat e shkurtėra qė gjenden nė kapitujt 2 dhe 3. Letra e tij ėshtė i gjithė libri, dhe fjalėt mbyllėse tė letrės janė pikėrisht nė vargun e fundit (22:21). Prandaj adresa te titulli (shėrbėtorėve tė tij, dmth tė Krishtit) dhe te pėrshėndetja (shtatė kishave qė janė nė Azi) pėrbėjnė qė tė dyja pjesėn hyrėse tė Zbulesės, si njė letėr e tėrė. Ajo qė po shkruan Gjoni, nė formė ėshtė njė letėr pėr njė grup tė krishterėsh tė shekullit tė parė, por nė fakt ajo ėshtė njė mesazh pėr tė gjithė tė krishterėt pa dallim. Hyrja dhe mbyllja e librit e vėnė atė nė tė njėjtėn kategori me letrat e Pjetrit, Palit, Jakobit dhe Judės, tė shkruara sė pari pėr situatat nė kishėn e hershme. Por ato pėrmbajnė tė vėrtetėn apostolike qė Perėndia ia ka dhėnė kishės pėr tė gjitha kohėrat. Zbulesa nuk ėshtė njė shtesė e thjeshtė pas pėrmbledhjes sė letrave qė pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė Dhjatės sė Re. Nė fakt ajo ėshtė e fundit dhe mė madhėshtorja nga tė gjitha kėto letra. Gjithėpėrmbledhėse sa letra e Romakėve, e lavdishme sa letra e Efesianėve, praktike sa letra e Jakobit dhe Filemonit, kjo letėr 'drejtuar aziatikėve' ėshtė po aq e vlefshme pėr botėn moderne, sa ēdonjėra prej tyre.

c. Vlera e sotme qė pretendohet te skena e hyrjes
Tani do ta lėmė prologun (1:1-8) pėr tė bėrė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm nė skenėn e parė tė dramės sė madhe, ku shohim Krishtin e ringjallur duke i diktuar Gjonit letrat e tij pėr shtatė kishat. Kishės sė Pergamit, ai i thotė: 'Kam disa gjėra kundėr teje: sepse ke aty disa qė mbajnė mėsimin e Balaamit' (2:14). Kishės sė Tiatirės ai i thotė: 'Kam disa gjėra kundėr teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel'. 

- Ēfarė mėsojmė nga kėto referenca?


Ishte koha e Moisiut, ndoshta nė shekullin e trembėdhjetė p.K., kur Balaami e ēoi Izraelin nė rrugė tė gabuar nėpėrmjet mėsimit tė tij. Por trembėdhjetė shekuj mė vonė, ai mėsim ishte akoma nė qarkullim, duke e ēuar nė rrugė tė gabuar popullin e Pergamit. Ishte shekulli i nėntė p.K., kur Jezabela, mbretėresha e Ahabit, shkaktoi probleme tė tilla nė Izrael. Por nėntė shekuj mė vonė, nė Tiatira, ne gjejmė jo vetėm mėsimin e saj, por vetė gruan edhe njė herė nė ekzistencė.
    Krishti sigurisht qė nuk po flet pėr rikthimin nė jetė tė njė njeriu tė vdekur, por pėr pėrsėritjen e njė modeli. Historia biblike ėshtė plot me pėrsėritje tė tilla. Kėshtu, predikimi i Jezusit pėrsėrit modelin e predikimit tė Jonės (Mt 12:39) dhe ngritja e Jezusit nė kryq ėshtė si ngritja e gjarpėrit tė argjendė nga Moisiu (Gjo 3:14). Gjon pagėzori jo vetėm qė i ngjan, por nė njė mėnyrė ėshtė profeti Elija, qė jetoi shekuj mė parė (Mt 11:14).
    Letra e Hebrenjve, qė i ka rrėnjėt nė Dhjatėn e Vjetėr, na jep shumė shembuj. Mesazhi i Perėndisė qė erdhi me ngutshmėri nga Davidi: 'Sot ... nėse e dėgjoni zėrin e tij', ishte njė mesazh po aq i ngutshėm kur tė krishterėt ēifutė e lexuan atė 1000 vjet mbas Davidit, dhe kur bashkėkohėsit e Moisiut e dėgjuan atė 300 vjet para tij (Heb 3:7-4:10). Po tė kthehemi akoma mė mbrapa, betimi qė Perėndia i bėri Abrahamit nuk ka forcė mė tė pakėt pėr ne (Heb 6:13-18). Nė tė kaluarėn shumė tė largėt tė historisė njerėzore, Abeli e shprehu besimin nėpėrmjet flijimit qė i bėri Perėndisė, por edhe tani, 'duke qėnė i vdekur, ai flet akoma' (Heb 11:4; Lea). Ndikimi i keq i Balaamit dhe Jezabelės mund tė rishfaqet nė ēdo kohė, prandaj Perėndia me mėshirėn e tij po pėrsėrit vazhdimisht tė vėrtetat e madha tė shpėtimit. Ato 'pėrtėrihen ēdo mėngjes' (Vaj 3:23).
    Kėshtu ne duhet t'i japim kuptimin e plotė kohės sė tashme tė kėtyre foljeve. Ngutshmėria e Heb 3:7, qė mund tė pėrkthehet: 'Fryma e Shenjtė po thotė: Sot ... nėse e dėgjoni zėrin e tij' ėshtė e ngjashme me urdhėresėn e pėrsėritur shtatė herė te Zbulesa 2 dhe 3, tė cilėn ne mund ta pėrkthejmė nė tė njėjtėn mėnyrė: 'Dėgjoni atė qė Fryma e Shenjtė po u thotė kishave'. Ajo qė kemi kėtu ėshtė njė rithėnie e atyre tė vėrtetave tė botės frymore, qė ishin po aq reale nė kohėn e Gjonit sa ē'kishin qėnė nė kohėn e Jezabelės, dhe qė nuk janė mė pak tė vlefshme pėr kohėn e sotme. Premtimi i bekimit me tė cilin Zbulesa fillon dhe mbaron (1:3; 22:7) ėshtė edhe sot pėr tė gjithė ata qė do ta studiojnė dhe zbatojnė mėsimin e saj.

d. Njė pasojė e rėndėsishme
Nė qoftė se ėshtė kėshtu, atėherė del njė konkluzion i rėndėsishėm. Madje para se tė arrijmė te vargu i dytė, kanė dalė tre pyetje tė mėdha, tė cilat kanė lodhur mendjet e kritikėve dhe tė komentuesve. Emri 'Zbulesė' (greqisht apokalypsis) jo vetėm qė na thotė se ky ėshtė njė 'zbulim' i tė vėrtetave tė mėdha pėr Jezus Krishtin, por edhe e lidh atė me llojin e veēantė tė literaturės fetare ēifute tė quajtur 'apokaliptike'. Atėherė shtrohet pyetja se nė ē'shkallė donte Gjoni qė ky libėr tė lexohej si njė shembull i literaturės apokaliptike, dhe rrjedhimisht, sa duhet tė dimė mbi atė literaturė para se ta kuptojmė librin siē duhet? Pyetja e dytė ėshtė pėr vetė Gjonin. A ėshtė ai apostulli Gjon, biri i Zebedeut, autori i njė ungjilli dhe i tre letrave; apo pikpamja tradicionale ka dobėsi fatale, qė do tė thotė se autori duhet tė ketė qėnė njė person tjetėr, por qė kishte tė njėjtin emėr dhe autoritet tė njėjtė me tė? Pyetja e tretė ka tė bėjė me 'shėrbėtorėt', tė cilėve iu drejtua letra. A nuk do tė na ndihmonte pėr kuptimin e librit, nė qoftė se do tė dinim saktėsisht se cilėt ishin ata, cilat ishin rrethanat dhe nevojat pėr tė cilat po shkruante Gjoni?
    Fakti qė pyetje tė tilla kanė marrė njė pėrgjigje nė mėnyrė tė pėrmbledhur te Hyrja, nuk do tė thotė se ato janė tė parėndėsishme. Por njė paralajmėrim ėshtė i nevojshėm. Kur lexuesi ballafaqohet pėr herė tė parė me atė qė i duket sikur ėshtė paqartėsia e Zbulesės, ai mund tė thotė: 'Sikur tė kisha njohuri mė tė thellė pėr literaturėn ēifute, pėr historinė romake, ose pėr filozofinė greke, kėto mistere do tė ishin tė qarta pėr mua'. Unė besoj se ky mendim ėshtė i gabuar, sepse numri i shėrbėtorėve tė Perėndisė qė janė tė pajisur me kėtė lloj njohurie do tė jetė gjithmonė relativisht i vogėl ('ndėr ju nuk ka shumė tė ditur sipas mishit'; 1 Kor 1:26), ndėrkohė qė mesazhi i Zbulesės, siē e kemi parė, u ėshtė drejtuar tė gjithė shėrbėtorėve pa dallim. Prandaj vlera kryesore e librit duhet tė jetė e njė lloji tė tillė, qė tė mund tė ēmohet nga tė krishterėt pa njohuri tė veēantė akademike.
    Ky konkluzion nuk kėrkon tė ulė vlerėn e kėrkimit biblik, dhe akoma mė pak tė lavdėrojė anti-intelektualizmin. Studimi i Shkrimit kėrkon pėrdorimin mė tė plotė tė mundur tė mendjes sė krishterė. Por ky konkluzion pohon se kėrkesa primare pėr tė kuptuar kėto mistere tė mėdha ėshtė njė njohuri, si ajo qė kishte vetė Gjoni, dmth njė njohje e Fjalės sė Perėndisė dhe e dėshmisė sė Jezusit (Zbu 1:2,9). Pėr shumicėn e atyre qė janė pėrpjekur tė studiojnė librin e Gjonit, ajo Fjalė dhe ajo dėshmi kanė qėnė ndriēimi i vetėm: Bibla nė duart e tyre dhe Fryma nė zemrat e tyre. Duke e fokusuar kėrė rreze nė qendėr tė rrugės sė tyre, dhe jo nė anėt ose nė qoshet e errėta, bėhet e mundur qė 'udhėtarėt nė atė rrugė, edhe pse tė paditur, nuk do tė humbasin' (Isa 35:8).

 

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com