Make your own free website on Tripod.com

Beselidhja Publishing logoPjesė nga Predikimi nė Mal

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

 

Parathėnia e autorit

 

Predikimi nė Mal ka njė magjepsje tė veēantė sepse duket sikur prezanton thelbin e mėsimit tė Jezusit. Ai e bėn tėrheqėse tė mirėn, na bėn me turp pėr dėshtimin tonė dhe zgjon ėndėrrat pėr njė botė mė tė mirė.

Siē tha John Donne nė njė predikim tė bėrė gjatė kreshmėve tė mėdha nė 1629, me njė hiperbolė tė vogėl tė justifikueshme: "Tė gjitha doktrinat e fesė sonė, tė gjitha kanunet e Kishės, tė gjithė urdhėrat e princave tanė, tė gjitha predikimet e etėrve tanė, e gjithė teologjia, gjenden nė kėto tre kapituj, nė kėtė Predikim nė mal" (Cituar nga McArthur, f.12).

Unė duhet tė pranoj se edhe unė vetė kam rėnė nė magjepsjen e tij, ose mė mirė, nė magjepsjen e atij qė e predikoi atė. Tė paktėn pėr shtatė vitet e fundit kam menduar vazhdimisht rreth tij. Si pasojė mendja ime ėshtė pėrballuar me problemet e tij dhe zemra ime ėshtė mbushur plot zjarr nga fisnikėria e idealeve tė tij. Gjatė kėsaj periudhe unė jam pėrpjekur tė ndaj mendimet e mia me studentėt e Universitetit tė Kembrixhit, me grupe tė tjera studentėsh nė Amerikė dhe Kanada, me bashkėsinė e tė Gjithė Shpirtrave, Langham Place dhe me ata mijėra shtegtarė tė zellshėm qė erdhėn nga e gjithė bota nė Kongresin e Keswick-ut, 1972.

Sigurisht qė mbi Predikimin nė Mal janė shkruar me qindra komentarė. Unė kam patur mundėsi tė studioj rreth njėzet e pesė prej tyre dhe detyrimi im ndaj komentuesve do tė jetė i dukshėm pėr lexuesin. Nė tė vėrtetė teksti im ėshtė mbushur me citime nga veprat e tyre, sepse unė mendoj se ne duhet t'i vlerėsojmė mė tepėr dhe tė tregojmė mė shumė pėrulje ndaj mėsuesve tanė.

Ky  zbėrthim, duke qėnė nė pėrputhje me tė gjithė serinė "Bibla flet sot", ka pėr qėllim tė dėgjojė me kujdes tekstin. Unė kam dashur mbi tė gjitha ta lė ata tė flasė, ose mė mirė tė lė Krishtin ta thotė atė pėrsėri, dhe t'i flasė botės moderne. Kėshtu unė kam kėrkuar tė pėrballohem me ndershmėri me dilemat qė ngre Predikimi pėr tė krishterėt e sotėm, dhe jo t'i shmang ato. Por Jezusi nuk na dha njė traktat akademik vetėm me qėllimin e thjeshtė pėr tė na nxitur mendjen. Unė besoj se ai donte qė njerėzit t'i bindeshin Predikimi nė Mal. Nė tė vėrtetė, nė qoftė se kisha do t'i kishte pranuar me realizėm standartet dhe vlerat e tij siē janė parashtruar kėtu, dhe tė kishte jetuar sipas tyre, atėherė ajo do tė ishte shoqėria alternative qė kishte ndėrmend ai, dhe do t'i ofronte botės njė kundėr-kulturė autentike tė krishterė.

Unė i jam tepėr mirėnjohės John Maile, pedagog nė Kolegjin Spurgeon, Londėr, i cili lexoi dorėshkrimin dhe bėri disa sugjerime tė vlefshme, dhe Frances Whitehead dhe Vivienne qė e shtypėn atė.

 

                                                                        John R. W. Stott

 

 

Mateu 5:1, 2

Hyrje: Ē'ėshtė ky predikim?

 

Predikimi nė mal ėshtė ndoshta pjesa mė e njohur e mėsimeve tė Jezusit, edhe pse mund tė thuhet se ky predikim ėshtė kuptuar mė pak se mėsimet e tjera dhe sigurisht qė edhe bindja ndaj tij ėshtė mė e pakėt. Ai ėshtė mė pranė njė manifesti qė predikoi Jezusi, sepse ėshtė pasqyrimi i tij se si donte qė tė ishin ndjekėsit e tij dhe ēfarė duhet tė bėnin ata. Unė nuk mund tė gjej dot njė pėrmbledhje mė tė mirė tė qėllimit tė tij se shprehja "Kundėrkultura e krishterė". Mė lejoni t'ju them pėrse mendoj kėshtu.

Vitet pas fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore (1945) u dalluan pėr njė idealizėm naiv. Ankthi i tmerrshėm kishte kaluar. Rindėrtimi ishte qėllimi universal. Gjashtė vitet e shkatėrrimit dhe shkretimit i takonin sė kaluarės. Detyra e tanishme ishte ndėrtimi i njė bote tė re tė mirėkuptimit dhe paqes. Por vėllai binjak i idealizmit ėshtė zhgėnjimi; zhgėnjimi nga ata qė nuk kanė tė njėjtin ideal ose (mė keq) qė e kundėrshtojnė dhe (akoma mė keq) nga ata qė e tradhėtojnė atė. Dhe zhgėnjimi nga realiteti vazhdon ta ushqejė idealizmin pėr tė menduar si mund tė ishte ky realitet.

Ne duket se kemi kaluar pėrmes dekadash tė tėra zhgėnjimi. Ēdo brez i ri ėshtė i pakėnaqur me botėn qė ka trashėguar. Disa herė reagimi ka qėnė naiv, por kjo nuk do tė thotė se ka qėnė i pasinqertė. Tmerret e Vietnamit nuk u mbyllėn nga ata qė dhanė lule dhe shkruan parrullėn e tyre "Mos sillni luftė, por dashuri". Megjithatė protesta e tyre nuk kaloi pa u vėnė re. Tė tjerė sot nuk po e pranojnė kamjen lakmitare tė perėndimit, e cila duket se po shtohet mė tepėr nėpėrmjet ndotjes sė ambientit, shfrytėzimit tė vendeve nė zhvillim, apo tė tė dyjave sė bashku. Ata e shfaqin plotėsinė e kundėrshtimit tė tyre duke bėrė njė jetė tė thjeshtė, pa i kushtuar rėndėsi tė veēantė veshjes, duke ecur zbathur dhe duke shmangur shpenzimet e kota. Nė vend tė shtirjes sė borgjezisė nė sytė e njerėzve, ata janė tė etur pėr marrėdhėnie tė vėrteta dashurie. Ata pėrēmojnė edhe materializmin jofetar, edhe konformizmin fetar, sepse ndjejnė ekzistencėn e njė "realiteti" shumė mė tė thellė se kėto vogėlsira, dhe e kėrkojnė kėtė dimension tė pakapshėm "transhendental" nėpėrmjet meditimit, drogės ose seksit. Ata e urrejnė idenė e rendjes sė pandėrprerė pas pasurisė dhe mendojnė se ėshtė mė e ndershme tė mos marrin pjesė nė sistemin ekonomik. E gjithė kjo ėshtė simptomė e pamundėsisė sė brezit tė ri pėr t'iu pėrshtatur realitetit ekzistues dhe kulturės mbizotėruese. Ata nuk ndjehen rehat, ndaj dhe janė armiqėsuar me tė.

Dhe nė kėrkimin e tyre pėr njė rrugė tjetėr, fjala qė pėrdorin ėshtė "kundėr-kultura". Ajo shpreh njė rang tė gjerė idesh dhe idealesh, eksperimentesh dhe qėllimesh. Dokumentacion i mirė ėshtė dhėnė nga Theodore Roszak te "Krijimi i njė Kundėr-Kulture" (1969), nga Os Guinnes te "Hiri i Vdekjes" (1973) dhe nga Kenneth Leech te "Lėkundje Rinore" (1973).

Nė njė farė mėnyre tė krishterėt e shohin kėtė kėrkim pėr njė kulturė alternative (tjetėr) si njė nga shenjat mė shpresėdhėnėse dhe nxitėse tė kohės. Ne shohim nė kėtė gjė veprimin e Frymės sė Shenjtė, i cili ėshtė shqetėsues para se tė jetė ngushėllues dhe ne e dimė se drejt kujt do t'i ēojė kėrkimi i tyre, nė qoftė se kjo do tė bėhet realitet. Ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme se kur Theodore Roszak kėrkon fjalėt pėr tė shprehur realitetin qė po kėrkon rinia e sotme, siē ėshtė e armiqėsuar nga insistimi shkencor drejt "objektivitetit", ai ndjehet i detyruar t'u drejtohet fjalėve tė Jezusit: "Ēfarė do tė pėrfitonte njeriu nė qoftė se fitonte gjithė botėn, por humbiste shpirtin e tij?" (Krijimi i njė Kundėr-Kulture; Anchor Books, Doubleday, 1969, f. 233)

Megjithatė, sė bashku me shpresėn qė frymėzon te tė krishterėt kjo gjendje proteste dhe kėrkese, ka gjithashtu (ose duhet tė ketė) edhe njė ndjenjė turpi. Arsyeja ėshtė se edhe pse rinia e sotme po kėrkon gjėra tė mira (tė gjejė kuptimin e jetės, paqen, dashurinė, vėrtetėsinė), ajo po i kėrkon kėto gjėra nė vende tė gabuara. Vendi i parė ku duhet tė kenė mundėsinė pėr t'u drejtuar, d.m.th. kisha, ėshtė vendi qė ata zakonisht nuk e marrin parasysh. Shpesh herė ata e bėjnė kėtė gjė sepse ajo qė shohin nė kishė nuk ėshtė "Kundėr-Kultura" por konformizmi, jo njė shoqėri e re qė mishėron idealet e tyre por njė version i shoqėrisė sė vjetėr qė ata e kanė braktisur, jo jeta por vdekja. Ata do ta mbėshtetnin sot pa ngurim atė qė tha Jezusi pėr njė kishė nė shekullin e parė: "Ti ke emrin se je e gjallė, por je e vdekur" (Zbu 3:1).

Ėshtė e domosdoshme qė ne jo vetėm tė shohim por edhe tė ndiejmė pėrmasat e kėsaj tragjedie. Pėr aq kohė sa kisha i pėrshtatet botės dhe tė dy komunitetet i lėnė kalimtarit pėrshtypjen se janė vetėm dy versione tė sė njėjtės gjėje, kisha do tė qėndrojė nė kontradiktė me identitetin e saj tė vėrtetė. Nuk ka koment mė tė dhimbshėm pėr tė krishterėt se fjalėt: "Ti nuk ndryshon aspak nga tė tjerėt".

Tema kryesore e tė gjithė Biblės qė nga fillimi deri nė fund ėshtė se qėllimi historik i Perėndisė ėshtė tė thėrrasė njė popull pėr veten e tij, qė ky popull tė jetė njė popull i shenjtė, i veēuar nga bota pėr t'i takuar atij dhe pėr t'iu bindur atij. Dhe thirrja e kėtij populli ėshtė tė pėrmbushė identitetin e tij, d.m.th. tė bėhet i shenjtė ose "i ndryshėm" nė tė gjithė pikpamjen dhe nė sjelljen e tij.

Kjo ėshtė mėnyra si i foli Perėndia popullit tė Izraelit menjėherė pasi i kishte ēliruar ata nga skllavėria egjiptiane dhe e kishte bėrė popullin e tij me anė tė besėlidhjes: "Unė jam Zoti, Perėndia juaj. Nuk do tė bėni siē bėjnė nė vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do tė bėni siē bėjnė nė vendin e Kanaanit ku po ju ēoj; ju nuk do tė ndiqni zakonet e tyre. Do tė zbatoni dekretet e mia dhe do tė respektoni statutet e mia, duke iu pėrmbajtur atyre. Unė jam Zoti, Perėndia juaj" (Lev 18:1-4). Duhet tė kujtojmė se kjo thirrje, qė Perėndia i drejtoi popullit tė tij, fillon dhe mbaron me pohimin se Ai ishte Zoti, Perėndia i tyre. Ai ishte Perėndia i tyre i besėlidhjes, dhe ata ishin populli i Tij i veēantė, prandaj ata duhej tė ishin tė ndryshėm nga kushdo tjetėr. Ata duhet tė ndiqnin urdhėrimet e tij dhe tė mos udhėhiqeshin nga standartet e popujve qė ishin pėrreth tyre.

Pėrgjatė shekujve qė pasuan populli i Izraelit e harroi vazhdimisht qėnien e tij is populli i zgjedhur i Perėndisė. Edhe pse nė fjalėt e Balamit ata ishin "njė popull qė banon i vetėm dhe qė nuk e fut veten midis popujve tė tjerė", nė praktikė ata vazhdimisht lejuan tė asimiloheshin nga popujt pėrreth tyre: "Ata u pėrzienė me popujt e tjerė dhe mėsuan tė bėnin siē bėnin ata" (Num 23:9). Kėshtu ata kėrkuan tė drejtoheshin nga njė mbret pėr t'u bėrė "si gjithė popujt e tjerė". Kur Samueli protestoi duke iu kujtuar se Perėndia ishte mbreti i tyre, ata u treguan kokėshkretė nė kėmbėnguljen e tyre: "Jo, do tė kemi njė mbret mbi ne. Kėshtu do tė jemi dhe ne si gjithė kombet" (1 Sam 8:5, 19, 20). Por mė e keqe se vendosja e monarkisė ishte idhujtaria e tyre. "Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve tė tjera, qė i ngrenė kult drurit dhe gurit" (Eze 20:32). Prandaj Perėndia iu dėrgoi profetėt qė t'u kujtonin se kush ishin dhe t'u kėrkonin qė tė ndiqnin rrugėn e tij. Perėndia u tha atyre nėpėrmjet Jeremias: "Mos e mėsoni rrugėn e kombeve" dhe nėpėrmjet Ezekielit: "Mos e ndotni veten me idhujt e Egjyptit; Unė jam Zoti, Perėndia juaj" (Eze 20:7). Por populli i Perėndisė nuk donte ta dėgjonte zėrin e Tij dhe arsyeja e veēantė pėr gjykimin qė Perėndia i bėri fillimisht Izraelit dhe 150 vjet mė vonė Judės, ishte e njėjtė: "Bijtė e Izraelit kishin mėkatuar kundėr Zotit ... dhe kishin ndjekur zakonet e kombeve ... As Juda nuk i respektoi urdhėrimet e Zotit, Perėndisė sė tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli" (2 Mbr 17:7, 8, 19).

I gjithė ky sfond ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr tė kuptuar Predikimin nė Mal. Te Ungjilli i Mateut Predikimi gjendet nė fillim tė shėrbimit publik tė Jezusit. Menjėherė pas pagėzimit dhe tundimit, ai kishte filluar tė shpallte lajmin e mirė se mbretėria e Perėndisė, qė ishte premtuar shumė kohė mė parė nė DhV, tani ishte shumė pranė. Ai vetė kishte ardhur pėr ta inaguruar atė. Me tė ishte afruar epoka e re dhe sundimi i Perėndisė kishte hyrė nė historinė njerėzore. Ai tha: "Pendohuni se po afrohet mbretėria e Perėndisė" (Mt 4:17). Nė tė vėrtetė "Ai shkoi nė tė gjithė Galilenė duke dhėnė mėsim nė sinagogat e tyre dhe duke predikuar ungjillin e mbretėrisė" (v.23). Prandaj Predikimi nė Mal duhet tė shikohet nė kėtė kontekst. Ai pėrshkruan pendimin (metanoia, ndryshim i plotė i tė menduarit) dhe drejtėsinė qė i pėrket mbretėrisė. Kjo do tė thotė se ai pėrshkruan se si do tė jetė jeta dhe shoqėria njerėzore nėn sundimin hirplotė tė Perėndisė.

Por si do tė duken ato? Ndryshe! Jezusi theksoi se ndjekėsit e vėrtetė tė tij, qytetarėt e mbretėrisė sė Perėndisė, duhet tė ishin plotėsisht tė ndryshėm nga tė tjerėt. Ata nuk duhet tė ecnin mbas njerėzve pėrreth tyre, por mbas tij, dhe kėshtu tė tregonin se ishin bij tė vėrtetė tė Atit qiellor. Pėr mua ēelėsi i Predikimit nė Mal ėshtė te 6:8 : "Mos u bėni si ata". Kjo na kujton menjėherė fjalėt qė Perėndia i drejtoi Izraelit nė kohėt e hershme : "Nuk do tė bėni siē bėjnė ata" (Lev 18:3). Ėshtė e njėjta thirrje pėr tė qėnė tė ndryshėm nga bota. Kjo temė shtjellohet gjatė gjithė Predikimit nė Mal. Karakteri i tyre duhet tė jetė shumė i dallueshėm nga ai i admiruar nga bota (Lumturitė). Ata duhet tė ndriēojnė si drita nė errėsirėn e thellė. Drejtėsia e tyre duhet t'ia kalojė asaj tė skribėve dhe farisenjve, si nė sjelljen etike ashtu edhe nė pėrkushtimin fetar, ndėrsa dashuria e tyre duhet tė jetė mė e thellė dhe qėllimi i tyre mė fisnik se i fqinjėve tė tyre paganė.

Te Predikimi nė Mal nuk ka asnjė paragraf tė vetėm ku nuk mund tė dallohet ky kontrast midis standarteve tė krishtera me ato jo tė krishtera. Kjo ėshtė tema kryesore dhe ajo bėn lidhjen e Predikimit si njė i tėrė. Gjithēka tjetėr ėshtė variant i saj. Nė disa raste Jezusi i krahason ndjekėsit e tij me kombet pagane. Paganėt e duan dhe e pėrshėndetin njėri-tjetrin, por tė krishterėt duhet tė duan edhe armiqtė e tyre (5:44-47); paganėt luten sipas mėnyrės sė tyre duke bėrė pėrsėritje tė kota, por tė krishterėt duhet tė luten me pėrulje duke ditur se janė bij tė Atit tė tyre qė ėshtė nė qiell (6:7-13); paganėt shqetėsohen pėr nevojat materiale, por tė krishterėt duhet tė kėrkojnė sė pari mbretėrinė dhe drejtėsinė e Perėndisė (6:32-33).

Nė disa raste tė tjera Jezusi i vė dishepujt e tij nė kontrast jo me paganėt por me ēifutėt, d.m.th. me njerėzit fetarė, veēanėrisht me skribėt dhe farisenjtė. Profesor Jeremias padyshim qė ka tė drejtė kur i pėrcakton kėta si "dy grupe plotėsisht tė ndryshme", sepse skribėt ishin mėsuesit e teologjisė qė kishin studiuar pėr disa vjet, ndėrsa farisenjtė nga ana tjetėr nuk ishin teologė, por ishin mė tepėr njerėz tė pėrkushtuar ndaj fesė nga ēdo pjesė e komunitetit (f. 23). Sigurisht qė Jezusi i ngre moralet e krishtera mbi normat etike tė skribėve (5:21-48) dhe pėrkushtimin e Krishterė mbi hipokrizinė fetare tė farisenjve (6:1-18).

Kėshtu kisha e Krishterė duhet tė jetė e ndryshme edhe nga kisha formale edhe nga bota, e ndryshme edhe nga fetarėt edhe nga jofetarėt. Predikimi nė Mal ėshtė pėrmbledhja mė e plotė nė tė gjithė DhR e Kundėr-Kulturės sė krishterė. Kėtu ka njė sistem vlerėsimi, standarti etik, pėrkushtimi fetar, qėndrimi ndaj parasė, qėllimit dhe mėnyrės sė jetesės dhe marrėdhėnieve me njerėzit, tė cilat janė tė gjitha plotėsisht tė ndryshme nga ato tė botės jo tė krishterė. Kjo kundėr-kulturė e krishterė ėshtė jeta e mbretėrisė sė Perėndisė, e cila edhe pse ėshtė njė jetė plotėsisht njerėzore, jetohet nėn drejtimin hyjnor.

Tani ne do tė kalojmė te hyrja qė i bėn Mateu Predikimit nė Mal, e cila ėshtė e shkurtėr, por mbresėlėnėse. Ajo tregon rėndėsinė qė ai donte t'i jepte kėtij Predikimi.  

Dhe ai kur pa turmėn u ngjit nė mal dhe pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij. Atėherė ai hapi gojėn dhe i mėsoi duke thėnė (5:1, 2).

 

Nuk ka aspak dyshim se qėllimi kryesor, qė Jezusi u ngjit nė kodėr apo nė mal pėr tė dhėnė mėsim, ishte tė largohej nga "turmat e mėdha ... nga Galilea, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judea dhe nga pėrtej Jordanit" (Mt 4:25), qė po i shkonin pas. Ai i kishte kaluar muajt e parė tė shėrbimit tė tij publik duke u endur nėpėr Galile "duke dhėnė mėsim nė sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretėrisė dhe duke shėruar ēdo sėmundje dhe ēdo lėngatė nė popull". Dhe kėshtu "fama e tij u pėrhap nė gjithė Sirinė; dhe i sillnin tė gjithė tė sėmurėt qė vuanin nga lėngata tė ndryshme" (Mt 4:23-24). Prandaj ai duhej tė largohej jo vetėm pėr tė siguruar mundėsinė pėr tė qėnė i vetėm pėr t'u ēlodhur dhe pėr t'u lutur, por edhe pėr t'iu dhėnė udhėzime mė tė veēanta dishepujve tė tij.

Mė pas, (siē kanė sugjeruar shumė komentues tė hershėm dhe modernė) ka mundėsi qė ai u ngjit qėllimisht nė mal pėr tė dhėnė mėsim, pėr tė skicuar njė paralele midis Moisiut, i cili e mori ligjin te mali Sinai, dhe vetes sė tij. Ai u shpjegoi dishepujve implikimet e kėtij ligji tek i quajturi "Mali i Lumturive", qė ėshtė skena tradicionale e Predikimit nė bregun verior tė liqenit tė Galilesė. Edhe pse Jezusi ishte mė i madh se Moisiu dhe edhe pse mesazhi i tij ishte mė tepėr ungjill se ligj, Ai zgjodhi dymbėdhjetė apostuj si bėrthamėn e Izraelit tė Ri qė t'u pėrngjnte patriarkėve dhe fiseve tė kohės sė lashtė. Ai gjithashtu pretendoi tė ishte edhe mėsues edhe Zot, dhe bėri interpretimin e tij autoritar tė Ligjit tė Moisiut, dha urdhėresa dhe kėrkoi bindje. Madje mė vonė Ai i ftoi dishepujt tė pranonin "zgjedhėn" e tij ose t'i nėnshtroheshin mėsimit tė tij, ashtu siē kishin mbajtur mė parė "zgjedhėn" e Ligjit (Torah) (Mt 11:29, 30).

Disa studiues kanė ndėrtuar skema tepėr tė pėrpunuara pėr ta demonstruar kėtė paralele. B. W. Bacon nė 1918 p.sh. sugjeroi se Mateu e ndėrtoi qėllimisht Ungjillin e tij nė pesė pjesė, ku secila pėrfundon me frazėn "kur Jezusi kishte mbaruar ..." (7:28; 11:1; 13:53; 19:1; 26:1), nė mėnyrė qė "pesė librat e Mateut" tė korespondonin me "pesė librat e Moisiut", dhe nė kėtė mėnyrė tė bėheshin njė lloj "Pesėlibėrshi i Dhiatės sė Re". [Teorisė sė B. W. Bacon i ėshtė bėrė njė pėrmbledhje dhe kritikė nga W. D. Davies, f. 15:25]

Njė paralelizėm tjetėr ėshtė sugjeruar nga Austin Farrer, qė thotė se Mateu 5-7 ėshtė ndėrtuar sipas modelit tė Eksodit 20-24, ku tetė lumturitė korespondojnė me dhjetė urdhėresat, dhe pjesa tjetėr e Predikimit i shpjegon dhe i aplikon ato, ashtu siē shpjegohen dhe aplikohen edhe urdhėresat. [Teorisė sė Austin Farrer i ėshtė bėrė kritikė nga W. D. Davies nė f. 9-13]

Kėto pėrpjekje krijuese pėr tė gjetur paralele janė tė kuptueshme, sepse nė shumė pasazhe tė Dhjatės sė Re, vepra shpėtuese e Jezusit ėshtė portretizuar si njė eksod i ri (Mt 2:15) dhe jeta e krishterė si njė festim i gėzuar i tij: "Se dhe qengji ynė i pashkės, Krishti, u flijua pėr ne (Lea). Prandaj le tė kremtojmė festėn" (L.M; 1Kor 5:7, 8). Por megjithatė Mateu nuk e krahason hapur Jezusin me Moisiun, dhe ne nuk mund tė pretendojmė mė tepėr se te Predikimi nė Mal "pėrmbajtja e Ligjit tė Ri, Sinait tė Ri dhe Moisiut tė Ri, janė tė pranishėm" (Davies, f. 108).

Sidoqoftė, Jezusi u ul, duke marrė pozicionin e njė rabini ose ligjėvėnėsi dhe dishepujt e tij i erdhėn pranė pėr tė dėgjuar mėsimin e tij. Pastaj ai hapi gojėn (njė shprehje qė tregon rėndėsinė e fjalėve tė tij) dhe i mėsoi ata.

Nė mendjen e njė lexuesi tė sotėm qė studion Predikimin nė Mal do tė lindnin menjėherė tri pyetje kryesore. Lexuesi nuk do t'i pranonte mėsimet e tij derisa tė marrė pėrgjigje tė kėnaqėshme pėr kėto pyetje. Sė pari: A ėshtė Predikimi nė Mal njė predikim origjinal i Jezusit? A e predikoi ai me tė vėrtetė atė? Sė dyti: A pėrshtatet pėrmbajtja e tij me botėn e sotme apo mos i ka kaluar koha? Sė treti: A janė standartet e tij tė arritshme apo mos duhet t'i shohim ato thjeshtė si njė ideal utopik (jopraktik) ?

   

1. A ėshtė autentik ky predikim?  

Predikimi nė Mal gjendet vetėm nė Ungjillin e parė (te Mateu). Nė Ungjillin e tretė (tė Lukės) gjendet njė predikim i ngjashėm, i cili ėshtė quajtur ndonjėherė "Predikimi nė Fushė" (Lk 6:17-49). Luka thotė se ky predikim u bė nė "njė vend tė sheshtė" tek i cili Jezusi erdhi pasi kishte qėnė nė mal pėr t'u lutur (Lk 6:12, 17). Por ky ndryshim pėrsa i pėrket vendndodhjes nuk duhet tė na shqetėsojė, sepse vendi i sheshtė mund tė mos ketė qėnė njė fushė apo luginė, por njė lėndinė nė majė tė malit.

Njė krahasim i pėrmbajtjes sė dy predikimeve zbulon menjėherė se ata nuk janė identikė. Versioni i Lukės ėshtė shumė mė i shkurtėr, vetėm 30 vargje, nė kontrast me 107 vargjet e versionit tė Mateut, dhe secili pėrmban material qė nuk gjendet te tjetri. Megjithatė midis tyre ka shumė ngjashmėri tė dukshme. Tė dy predikimet fillojnė me "lumturitė, mbarojnė me shėmbėlltyrėn e dy ndėrtuesve", dhe nė mes kanė rregullin e artė, dashurinė ndaj armiqve dhe kthimin e faqes tjetėr, ndalimin e gjykimit tė njerėzve tė tjerė, ilustrimin jetėsor tė traut ose halės, tė pemės dhe fryteve tė saj. Ky material i pėrbashkėt si edhe fillimi dhe mbarimi i njėjtė, sugjerojnė se kėta tė dy janė versione tė tė njėjtit predikim. Por cila ėshtė lidhja midis tyre? Si duhet ta shpjegojmė ndėrthurjen e ngjashmėrisė dhe tė ndryshimeve?

Shumė njerėz kanė mohuar qė Predikimi nė Mal tė ketė qėnė nė tė vėrtetė njė mesazh i predikuar nga Jezusi nė njė rast tė veēantė. Njė ndėr karakteristikat mė tė njohura tė punės editoriale tė ungjilltarit tė parė ėshtė bashkimi nė njė pėrmbledhje i disa mėsimeve tė Jezusit qė kanė lidhje me njėri-tjetrin. Njė shembull i qartė ėshtė seria e shtatė shėmbėlltyrave tė Zotit tonė (Mt 13). Prandaj disa kanė sugjeruar se Mateu 5-7 paraqet njė grumbullim tė thėnieve tė Jezusit, qė janė endur me mjeshtėri nė formėn e njė predikimi nga ungjilltari ose nga njė komunitet i hershėm i krishterė nga i cili ai e mori atė. Madje edhe Kalvini e besonte kėtė gjė: "Qėllimi i tė dy ungjilltarėve ishte tė mblidhnin nė njė vend pikat kryesore tė doktrinės sė Krishtit qė lidheshin me njė jetė tė devotshme dhe tė shenjtė" (f. 258). Prandaj Predikimi ėshtė "njė pėrmbledhje e shkurtėr ... e marrė nga shumė predikime tė ndryshme tė tij" (f. 259).

Disa komentues modernė kanė qėnė mė kritikė. Njė shembull duhet tė jetė i mjaftueshėm. W. D. Davies e quan Predikimin "vetėm njė pėrmbledhje e thėnieve tė palidhura me njėra-tjetrėn, qė vjnė nga burime tė ndryshme, pra njė arnim". Pas njė demonstrimi tė kritikės sė origjinės, nga kritika e formės dhe kritika liturgjike, ai konkludon: "Nė kėtė mėnyrė ndikimi i kritikės moderne nė tė gjithė format e saj sjell ngritjen e dyshimit pėr saktėsinė e kuptimit tė kėsaj pjese ... si njė njėsi e plotė qė buron nga mėsimi origjinal i Jezusit (f. 1, 5). Mė vonė ai pranon se prirja ėshtė kthyer drejt tė ashtuquajturės kritikė redaktimi, e cila tė paktėn i quan vetė ungjilltarėt si autorėt e vėrtetė qė i dhanė formė traditės qė po ruajnė. Por megjithatė ai nuk ishte i bindur pėr sasinė e mėsimeve tė vėrteta tė Jezusit qė gjenden te Predikimi nė Mal.

Reagimi i ēdokujt ndaj kėsaj lloj kritike, varet nga mendimet themelore teologjike tė tij pėr vetė Perėndinė, pėr natyrėn dhe qėllimin e zbulesės sė tij nė Krishtin, pėr veprimin e Frymės sė Shenjtė dhe kuptimin e sė vėrtetės nga ungjilltari. Personalisht unė e kam tė vėshtirė tė pranoj ēdo pikpamje rreth Predikimit qė ia atribuon pėrmbajtjen e tij mė tepėr kishės sė hershme se vetė Jezusit, ose qė e shikon atė si njė pėrmbledhje tė thėnieve tė tij tė marra nga predikime tė ndryshme. Arsyeja kryesore ėshtė se Mateu dhe Luka e prezantojnė atė si njė predikim tė Krishtit, dhe duket se kėrkojnė qė edhe lexuesit ta shohin si tė tillė. Tė dy japin njė kontekst tė saktė historik dhe gjeografik, duke e vendosur atė nė regjistrimin e shėrbesės sė hershme nė Galile, dhe fillojnė duke thėnė se ai e bėri kėtė predikim nė "mal" ose nė "njė vend tė sheshtė" nė kodėr. Mateu regjistron habitjen e turmės kur Jezusi pėrfundoi predikimin, veēanėrisht pėr shkak tė autoritetit me tė cilin kishte folur ai (Mt 7:28-29). Dhe tė dy thonė se kur mbaroi predikimin, ai hyri nė Kapernaum (Mt 8:15; Lk 7:1).

Por kjo nuk do tė thotė se tė dy ungjilltarėt na japin njė regjistrim fjalė pėr fjalė tė tė gjithė predikimit. Ėshtė e qartė qė ata nuk e bėjnė kėtė gjė, sepse nė fund tė fundit Jezusi foli nė aramaisht dhe tė dy ungjijtė na japin njė pėrkthim nė greqisht. Pėrveē kėsaj, siē e kemi parė mė lart, versionet e tyre ndryshojnė nga njėri-tjetri. Ka disa mėnyra tė mundshme pėr ta shpjeguar kėtė gjė. Ose tė dy japin pėrzgjedhjet dhe pėrkthimet individuale, qoftė nga i njėjti burim apo nga burime tė ndryshme, ose Luka jep njė pėrmbledhje tė shkurtėr duke lėnė pa regjistruar njė pjesė tė madhe, ndėrsa Mateu regjistron mė tepėr, nėmos pjesėn mė tė madhe tė tij. Ose Mateu pėrpunon njė predikim origjinal mė tė shkurtėr duke i shtuar atij nga kontekste tė tjera thėnie tė mirėfillta tė Jezusit qė pėrshtateshin me kėtė predikim. Ne pėrsėri mund tė pohojmė se Fryma e Shenjtė e udhėhoqi pėrzgjedhjen dhe skicimin e materialit.

Pėr veten time unė parapėlqej sugjerimin e bėrė nga Profesor A. B. Bruce nė komentarin e tij tė vitit 1897. Ai besonte se materiali qė gjendet tek Mateu 5-7 prezanton jo udhėzimet e njė ore apo dite tė vetme, por tė njė periudhe kohe. Ai sugjeroi se Jezusi mund tė kishte qėnė nė mal me dishepujt pėr njė lloj "shkolle biblike verore". Prandaj ai nuk i quajti kėta kapituj  si "Predikimi nė Mal i Zotit tonė" (njė shprehje kjo e pėrdorur pėr herė tė parė nga Agustini), por si "Mėsimet nė Kodėr" (f. 95). Pėr mė tepėr, Predikimi siē regjistrohet nga Mateu duhej tė ketė zgjatur rreth 10 minuta, prandaj mund tė merret me mend se ato qė na japin ungjilltarėt janė pėrmbledhjet e tyre tė koncentruara.

   

2. A ėshtė i pėrshtatshėm ky Predikim pėr kohėn e sotme?  

Pėr tė gjykuar nėse Predikimi pėrshtatet apo jo me jetėn e sotme, ne duhet tė shqyrtojmė nė detaje pėrmbajtjen e tij. Ajo qė na befason fillimisht ėshtė se sido qė tė jetė ndėrtuar predikimi, ai shfaq njė lidhje tė mrekullueshme si njė i tėrė. Ai pėrshkruan sjelljen qė Jezusi pret nga ēdo dishepull i tij, qė ėshtė edhe njė qytetar i mbretėrisė sė Perėndisė. Ne e shikojmė atė ashtu siē ėshtė nė veten e tij, nė zemrėn, motivet dhe mendimet, nė "vendin e fshehtė" me Atin e tij. Ne e shohim atė edhe nė jetėn shoqėrore, nė lidhjet e tij me njerėzit e tjerė, ku ai tregon mėshirė, pėrpiqet tė sjellė paqe, persekutohet, vepron si kripa, lė dritėn e tij tė ndriēojė, i do dhe u shėrben tė tjerėve (madje edhe armiqve tė tij), dhe ia pėrkushton jetėn e tij mbi tė gjitha shtrirjes sė mbretėrisė dhe drejtėsisė sė Perėndisė nė botė. Ndoshta njė analizė e shkurtėr e Predikimit do tė na ndihmojė tė demonstrojmė se ai ėshtė i pėrshtatshėm pėr ne qė jetojmė nė shekullin e njėzetė.

 

a. Njė karakter i krishterė (5:3-12)

"Lumturitė" theksojnė tetė shenja kryesore tė karakterit dhe sjelljes sė krishterė, veēanėrisht nė lidhje me Perėndinė dhe njerėzit, si edhe bekimin hyjnor qė qėndron tek ata qė shfaqin kėto shenja.

 

b. Njė ndikim i krishterė (5:13-16)

Dy metaforat e kripės dhe dritės tregojnė ndikimin e mirė qė duhet tė ushtrojnė tė krishterėt nė komunitet, nė qoftė se (dhe vetėm nė qoftė se) ata e ruajnė karakterin e tyre tė veēantė (tė dallueshėm) ashtu siē pasqyrohet te lumturitė.

 

c. Njė drejtėsi e krishterė (5:17-48)

Cili duhet tė jetė qėndrimi i tė krishterit ndaj ligjit moral tė Perėndisė? A anullohet vetė kategoria e ligjit nė jetėn e krishterė, siē pohojnė ēuditėrisht mbrojtėsit e "moralit tė ri" dhe tė shkollės "jo mė nėn ligj"? Jo. Jezusi tha se ai nuk kishte ardhur pėr tė mohuar ligjin dhe profetėt, por pėr ta pėrmbushur atė. Ai tha se madhėshtia nė mbretėrinė e Perėndisė pėrcaktohej nga pėrputhja me mėsimet morale tė ligjit dhe profetėve, dhe madje se hyrja nė mbretėri ishte e pamundur pa njė drejtėsi mė tė madhe se ajo e skribėve dhe farisenjve (5:17-20).

Pėr kėtė drejtėsi mė tė madhe tė krishterė, ai dha mė pas gjashtė ilustrime nė lidhje me vrasjen, tradhėtinė bashkėshortore, divorcin, betimin, hakmarrjen dhe dashurinė. Nė ēdo antitezė (Ju keni dėgjuar se qe thėnė ... por unė po ju them) ai mohoi traditėn sipėrfaqėsore tė skribėve, rikonfirmoi autoritetin e Shkrimit tė Dhjatės sė Vjtėr dhe nxori implikimet e plota qė kėrkonte ligji moral i Perėndisė.

 

d. Njė pėrshpirtshmėri e krishterė (6:1-18)

Nė "pėrshpirtshmėrinė" apo nė pėrkushtimin e tyre fetar, tė krishterėt nuk duhet t'i ngjajnė as shfaqjes hipokrite tė farisenjve, as formalizmit mekanik tė paganėve. Pėrshpirtshmėria e krishterė duhet tė karakterizohet nga realiteti, nga sinqeriteti i bijve tė Perėndisė qė jetojnė nė prezencėn e Atit tė tyre qiellor.  

 

e. Njė pikėsynim i krishterė (6:19-34)

Tė krishterėt duhet tė shmangin "tė qėnėt si bota", e cila mund tė marrė edhe formė fetare edhe jofetare. Kėshtu ne duhet tė ndryshojmė nga jo tė krishterėt jo vetėm nė pėrkushtimin tonė, por edhe nė pikėsynimet tona. Nė mėnyrė tė veēantė Krishti ndryshon qėndrimin tonė ndaj pasurisė dhe pronėsisė materiale. Ėshtė e pamundur tė adhurosh edhe Perėndinė edhe paranė. Ne duhet tė zgjedhim midis tyre. Njerėzit jofetarė janė tė preokupuar pėr ushqimin, pijen dhe veshjen. Tė krishterėt duhet tė ēlirohen nga kėto shqetėsime materiale pėr veten, pėr t'iu pėrkushtuar pėrhapjes sė mbretėrimit dhe drejtėsisė sė Perėndisė. Kjo do tė thotė qė pikėsynimi ynė mė i lartė duhet tė jetė lavdia e Perėndisė dhe jo lavdia jonė ose mirėqėnia jonė personale. Kjo varet nga "ēfarė kėrkojmė mė sė pari".

 

f. Marėdhėniet e njė tė krishteri (7:1-20)

Tė krishterėt pėrfshihen nė njė rreth tė gjerė marrėdhėniesh, ku secila lind nga marrėdhėnia jonė me Krishtin. Kur lidhemi siē duhet me tė, tė gjitha marrėdhėniet e tjera ndikohen prej tij. Marrėdhėnie tė reja krijohen dhe ato tė vjetrat ndryshohen. Kėshtu ne nuk duhet ta gjykojmė vėllanė tonė, por duhet t'i shėrbejmė atij (1-5). Ne gjithashtu nuk duhet tė vazhdojmė t'iu ofrojmė ungjillin atyre qė e kanė mohuar plotėsisht atė (6), duhet tė vazhdojmė t'i lutemi Atit tonė qiellor (7-12) dhe tė ruhemi nga profetėt e rremė, tė cilėt i pengojnė njerėzit tė gjejnė derėn e ngushtė dhe rrugėn e vėshtirė (13-20).  

 

g. Njė pėrkushtim i krishterė (7:21-27)

Ēėshtja pėrfundimtare qė prezantohet nga i gjithė Predikimi ka tė bėjė me autoritetin e predikuesit. Nuk mjafton ta quash atė "Zot" (21-23) apo tė dėgjosh mėsimet e tij (24-27). Ēėshtja kryesore ėshtė nėse e themi atė qė mendojmė dhe e bėjmė atė qė dėgjojmė. Tek ky pėrkushtim varet fati ynė i pėrjetshėm. Vetėm njeriu qė i bindet Krishtit si Zot ėshtė i menēur, sepse vetėm ai po e ndėrton shtėpinė e tij nė njė themel shkėmbor, tė cilin nuk mund ta shkatėrrojė as stuhia, as fatkeqėsia dhe as gjykimi.

Turma u habit nga autoriteti me tė cilin predikonte Jezusi (28-29). Ky ėshtė autoriteti tė cilit duhet t'i nėnshtrohen tė krishterėt e tė gjitha kohėrave. Ēėshtja e autoritetit tė Krishtit si Zot ėshtė sot po aq e pėrshtatshme, si nė parim ashtu edhe nė aplikimin e detajuar, sa ē'ishte atėherė kur ai vetė predikoi tė quajturin "Predikimi nė Mal".

   

3. A ėshtė praktik ky Predikim?

 

Kjo pyetje e tretė bėhet nga pragmatistėt. Tė jesh i bindur qė Predikimi ėshtė i pėrshtatshėm nė teori, ėshtė njė gjė, por tė jesh i sigurt se ai mund tė vihet nė praktikė, ėshtė njė gjė tjetėr. A janė standartet e tij tė arritshme apo duhet t’i admirojmė ato duke i parė nga larg me trishtim?

Ndoshta njė shumicė lexuesish dhe komentuesish, duke parė realitetin e degradimit njerėzor ashtu siē ėshtė, i kanė quajtur standartet e Predikimit nė Mal si tė paarritshme. Ata thonė se idealet e tij janė madhėshtore por jopraktike, tėrheqėse pėr imagjinatėn, por tė pamundura pėr t'u realizuar. Ata e njohin disi kėmbėnguljen e egoizmit tė njeriut; atėherė, si mund tė jetė ai zemėrbutė? Ata e njohin pasionin e zjarrtė seksual tė tij; atėherė, si mund tė heqė dorė ai nga shikimet dhe mendimet epshore? Ata e dinė se ai ėshtė plotėsisht i zhytur nė kujdesjet e kėsaj bote; atėherė si mund ta ndalosh tė shqetėsohet? Ata e njohin prirjen e tij drejt zemėrimit dhe etjen e tij pėr hakmarrje; atėherė si mund tė presim qė ai tė dojė armiqtė e tij? Por ka mė tepėr se kaq. A nuk ėshtė kėrkesa pėr t'i kthyer faqen tjetėr dikujt qė tė sulmon, po aq e rrezikshme ndaj tė mirės sė shoqėrisė sa ē'ėshtė edhe pėrtej mundėsive njerėzore individuale? Mirėpritja e dhunės sė mėtejshme jo vetėm qė e lė tė pa kontrolluar, por madje e inkurajon mė tepėr atė. Jo! Predikimi nė Mal nuk ka vlerė praktike as pėr individėt, as pėr komunitetet! Shumė shumė ai prezanton njė idealizėm jopraktik tė njė ėndėrrimtari. "Kjo ėshtė njė ėndėrr qė nuk mund tė bėhet kurrė realitet" - thonė ata.

Njė modifikim i kėsaj pikėpamjeje, i shprehur fillimisht nga Wohannes Weiss nė 1892 dhe qė mė vonė u popullarizua nga Albert Schweitzer, ėshtė se Jezusi po bėnte kėrkesa tė jashtėzakonshme pėr njė situatė tė jashtėzakonshme. Ata besonin se Jezusi po priste qė fundi i historisė njerėzore tė vinte pothuajse menjėherė, prandaj u pėrpoqėn tė argumentojnė se ai po u jepte dishepujve tė tij njė "etikė tė pėrkohėshme". Kjo etikė kėrkonte qė ata tė bėnin sakrifica tė jashtėzakonshme si p.sh. tė hiqnin dorė nga pasuria dhe pronat dhe tė donin armiqtė e tyre, sakrifica kėto qė ishin tė pėrshtatshme vetėm pėr atė moment krize. Nė kėtė rast Predikimi nė Mal bėhet njė lloj "ligji ushtarak" (Kjo shprehje ėshtė e Jeremias, f. 14), tė cilin mund ta justifikonte vetėm njė ngutshmėri shumė e madhe. Ėshtė theksuar se kjo nuk ėshtė njė etikė pėr jetėn e pėrditėshme.

Ka patur edhe shumė pėrpjekje tė tjera pėr t'ia pėrshtatur Predikimin nė Mal niveleve tė ulėta tė arritjeve tona morale. Harvey McArthur nė kapitullin e katėrt dhe tė pestė tė librit tė tij "Tė kuptojmė Predikimin nė Mal", sė pari analizon dhe pastaj numėron jo mė pak se dymbėdhjetė mėnyra tė ndryshme pėr interpretimin e Predikimit nė Mal (f. 105-148). Ai thotė se mund ta kishte titulluar kėtė kapitull "Versionet dhe shmangiet e Predikimit nė Mal", sepse vetėm njė nga tė dymbėdhjetė interpretimet ofron cilėsitė e urta tė kėrkesave (nė dukje) absolute tė tij.

Nė ekstremin e kundėrt janė ata njerėz sipėrfaqėsorė qė pohojnė lehtėsisht se Predikimi nė Mal shpreh standartet etike qė janė nė vetvete tė vėrteta, tė njėjta pėr tė gjitha fetė dhe tė lehta pėr t'u zbatuar. Ata thonė se jetojnė sipas Predikimit nė Mal. Reagimi mė dashamirės ndaj njerėzve tė tillė ėshtė tė mendosh se ata nuk e kanė lexuar asnjėherė Predikimin pėr tė cilin janė tė sigurt se ėshtė fare i zakonshėm. Njė qėndrim shumė mė i ndryshėm nga ky ėshtė ai i Leon Tolstoit, edhe pse ai besonte se Predikimi kėrkonte bindje. Ėshtė e vėrtetė se ai e shihte veten si plotėsisht tė dėshtuar, por pėrsėri besonte se urdhėresat e Jezusit mund tė viheshin nė praktikė. Kjo ėshtė arsyeja qė ai vuri bindjet e tij nė gojėn e princit Nekhlyudov, heroit tė romanit Ringjallja, qė ishte vepra e fundit mė e madhe e tij e botuar nė 1899-1900.

Princi i Tolstoit ėshtė njohur gjerėsisht si njė portret i vetes sė tij, edhe pse ky autoportret ėshtė paksa i maskuar. Nė fund tė romanit Nekhlyudov-i e rilexoi ungjillin e Mateut. Ai nuk pa te Predikimi nė Mal mendime tė bukura abstrakte qė nė pjesėn mė tė madhe prezantonin kėrkesa tė larta dhe tė pamundura, por urdhėresa tė thjeshta, tė qarta dhe praktike, tė cilave po t'iu bindesh (dhe kjo ishte plotėsisht e mundur) do tė vendosnin njė rregull plotėsisht tė ri nė shoqėrinė njerėzore, nė tė cilėn furria qė e kishte mbushur Nekhlyudovin me njė zemėrim tė tillė jo vetėm qė do tė shuhej vetvetiu, por bekimi mė i madh qė mund tė shpresojė njeriu, mbretėria e Perėndisė nė tokė, do tė mund tė arrihej.

 

Nekhlyudovi po qėndronte duke vėshtruar dritėn e kandilit qė po digjej nga pak dhe zemra e tij pushoi sė rrahuri. Duke sjellė ndėr mend gjithė konfuzionin monstruoz tė jetės qė bėjmė, ai filloi tė imagjinonte se si do tė kishte qėnė kjo jetė, nė qoftė se njerėzit do tė mėsonin t'iu bindeshin kėtyre urdhėresave, dhe shpirti i tij u pėrpi nė njė ekstazė tė tillė qė ai nuk e kishte ndjerė prej kohėsh. Dukej sikur pas njė periudhe tė gjatė shtrėngimi dhe vuajtjeje, ai kishte gjetur papritur paqe dhe ēlirim.

Ai nuk fjeti atė natė dhe siē iu ndodh shumė njerėzve kur lexojnė ungjillin, pėr herė tė parė i kuptoi plotėsisht fjalėt qė lexoi, tė cilave rrallė herė u kishte kushtuar rėndėsi nė tė kaluarėn. Si sfungjeri qė thith ujin, ai thithi tė gjithė lajmin e rėndėsishėm, jetik dhe tė gėzueshėm qė i zbuloi ai libėr. Dhe gjithēka qė lexoi iu duk e njohur, duke e konfirmuar dhe bėrė tė qartė atė qė ai e kishte ditur prej kohėsh, por qė asnjėherė nuk e kishte kuptuar plotėsisht dhe as nuk e kishte besuar me tė vėrtetė. Por tani ai kuptoi dhe besoi ...

Ai i tha vetes : "Kėrko mė se pari mbretėrinė e Perėndisė dhe drejtėsinė e tij dhe tė gjitha kėto gjėra do tė tė jepen". Por ne i kėrkojmė tė gjitha kėto gjėra dhe nuk mund t'i arrijmė dot.

"Atėherė kjo duhet tė jetė puna e jetės time. Njė punė ėshtė pėrfunduar dhe njė tjetėr ėshtė pothuajse nė dorėn time".

Atė natė filloi njė jetė e re pėr Nekhlyudovin, jo sepse ai kishte hyrė nė kushte tė reja tė jetės, por se gjithēka qė i ndodhi qė nga ajo kohė, ishte veshur me njė kuptim plotėsisht tė ndryshėm pėr tė. Si do tė pėrfundojė ky kapitull i ri i jetės sė tij do ta tregojė e ardhmja. (Penguin Classics, 1966, f. 566-568)

 

Tolstoi mishėroi nė jetėn e tij tensionin midis idealit dhe realitetit. Nga njėra anė ai ishte i sigurt se bindja ndaj Predikimit nė Mal ishte "plotėsisht e mundur", ndėrsa nga ana tjetėr jeta e tij e dobėt i tregoi se nuk ishte kėshtu. E vėrteta nuk qėndron nė asnjėrin qėndrim ekstrem, sepse standartet e Predikimit nė Mal as nuk arrihen vetvetiu nga ēdo njeri, dhe as nuk janė plotėsisht tė paarritshme nga tė gjithė njerėzit. Po tė mendojmė se standartet e tij janė tė paarritshme nga tė gjithė, atėherė ne do tė harrojmė qėllimin qė kishte Krishti kur bėri kėtė Predikim. Po tė mendojmė se kėto standarte janė tė arritshme nga tė gjithė, kjo do tė thotė tė mohojmė realitetin e mėkatit njerėzor. Ato janė tė arritshme, por vetėm nga ata qė kanė pėrjetuar rilindjen shpirtėrore, pėr tė cilėn Jezusi i tha Nikodemit se ishte njė kusht i pashmangshėm pėr tė parė dhe pėr tė hyrė nė mbretėrinė e Perėndisė. Drejtėsia qė pėrshkruan ai nė Predikim ėshtė njė drejtėsi e brendshme. Edhe pse ajo shfaqet nė formė tė jashtme dhe tė dukshme nėpėrmjet fjalėve, veprave dhe marrėdhėnieve, pėrsėri ajo mbetet njė drejtėsi e zemrės. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė ajo qė mendon njeriu dhe ku e vendos zemrėn e tij (Mt 5:28; 6:21). Pikėrisht kėtu qėndron problemi, sepse njerėzit janė tė ligj nga natyra (Mt 7:11). Nga zemra e tyre dalin gjėrat e kėqia (Mk 7:21-23) dhe nga zemra flet goja e tyre, ashtu siē jep pema frytet e saj. Prandaj ka vetėm njė zgjidhje: Bėje pemėn tė mirė dhe atėherė frytet e saj do tė jenė tė mira. (Mt 7:16-20; 12:33-37) Rilindja ėshtė e domosdoshme.

Vetėm njė besim nė domosdoshmėrinė dhe mundėsinė e rilindjes mund tė na ndalojė ta lexojmė Predikimin nė Mal me optimizėm prej budallai apo me dėshpėrim tė pashpresė. Jezusi ua bėri kėtė Predikim atyre qė ishin dishepuj tė tij dhe nė kėtė mėnyrė edhe qytetarė tė mbretėrisė sė Perėndisė dhe fėmijė tė familjes sė Perėndisė (5:16,48; 6:9,32,33; 7:11). Standartet e larta qė vendosi ai janė tė mundshme vetėm pėr kėta njerėz. Ne nuk e marrim dhe nė tė vėrtetė nuk mund ta marrim kėtė status tė privilegjuar duke u pėrpjekur tė arrijmė standartet e Krishtit. Por duke i arritur standartet e tij, ose tė paktėn duke iu afruar atyre, ne japim prova tė asaj qė tashmė jemi nėpėrmjet hirit qė na ėshtė dhėnė falas nga Perėndia.

 

 

Pėrmbajtja  

 

Hyrja e pėrgjithshme

Hyrja e autorit

Hyrje: Ē'ėshtė ky predikim? 5:1,2

Karakteri i njė tė krishteri: lumturitė 5:3-12

Ndikimi i njė tė krishteri: kripė dhe dritė 5:13-16

Drejtėsia e njė tė krishteri: Krishti, i krishteri dhe ligji 5:17-20

Drejtėsia e njė tė krishteri: shmangia e zemėrimit dhe epshit 5:21-30

Drejtėsia e njė tė krishteri: ndershmėria nė martesė dhe ndershmėria nė tė folur 5:31-37

Drejtėsia e njė tė krishteri: mosshpagimi dhe dashuria aktive 5:38-48

Feja e njė tė krishteri: jo hipokrite, por e vėrtetė 6:1-6, 16-18

Lutja e njė tė krishteri: jo mekanike, por e menduar 6:7-15

Ambicja e njė tė krishteri: jo siguria materiale por sundimi i Perėndisė 6:19-34

Marrėdhėniet e njė tė krishteri: me vėllezėrit e tij dhe me Atin e tij 7:1-12

Marrėdhėniet e njė tė krishteri: me profetėt e rremė 7:13-20

Pėrkushtimi i njė tė krishteri: zgjedhja radikale 7:21-27

Konkluzion: kush ėshtė ky predikues? 7:28, 29

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com