Make your own free website on Tripod.com

Beselidhja Publishing logoPjesė nga Marku

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

Parathėnia e autorit

 

Jam me tė vėrtetė mirėnjohės, pėr privilegjin qė mė ėshtė bėrė, nė shkrimin e kėtij zbėrthimi tė ungjillit tė Markut pėr serinė e komentarėve ‘Bibla flet sot’. Hendeku midis komentarėve akademikė dhe literaturės shpirtėrore ėshtė aq i thellė, sa e dėmton shumė tė kuptuarin e Biblės. Unė jam entuziast pėr qėllimin e trefishtė qė u dha nė parathėnien e pėrgjithshme. Ai kėrkon njė studim rigoroz tė tekstit biblik, njė studim qė ballafaqohet me vėshtirėsitė e pėrfshira nė tė, dhe qė ėshtė i hapur ndaj pyetjeve qė duhen bėrė. Pėr mė tepėr, ky qėllim pranon qė Perėndia nuk e dha Shkrimin si njė temė vetėm pėr studim akademik. Shkrimi i Shenjtė pėrmban historinė e hirit dhe drejtėsisė sė Perėndisė tė shfaqur nė mėnyrė unike nė Jezus Krishtin. Si i tillė, mė tepėr sesa njė studim serioz, ai kėrkon njė pėrgjigje me besim dhe njė jetė qė ėshtė nė pėrputhje me kėtė besim. Studimi dhe pėrkushtimi nuk duhet tė jenė alternativa. Ato duhen tė dyja sė bashku.

Ungjilli i Markut futet pikėrisht nė kėtė kategori. Nė shikim tė parė ai ėshtė njė regjistrim i thjeshtė i shėrbimit tė Jezusit me plot ngjarje, shumė veprim, me njė interes tė madh njerėzor dhe me disa thėnie shumė tė drejtpėrdrejta dhe domethėnėse, shumica prej vetė Jezusit. Megjithatė njė lexim serioz i kėtij ungjilli ngre shumė lloj pyetjesh. Nė qoftė se Jezusi ėshtė ai qė pretendon kisha e krishterė sot, pse nuk e jep kėtė mė tė qartė nė ungjill, pse nuk bėn mė tepėr pėr t’ķ nxitur njerėzit ta besojnė atė, pse nuk bėri mė tepėr pėrpjekje qė turmat ta kishin mė tė lehtė tė besonin? Dhe nga ana tjetėr, megjithėse kishin gjithė kėtė dėshmi, pse e patėn njerėzit kaq tė vėshtirė ta kuptonin kush ishte ai dhe t’ia pėrkushtonin veten Perėndisė nėpėrmjet tij? Pse u ballafaqua progresi i veprave tė mira tė Jezusit me rezistencėn nė rritje ndaj parimeve dhe qėndrimit tė tij? Pse e kishin dishepujt kaq tė vėshtirė tė besonin dhe tė kuptonin, kur neve na duket kaq e qartė?

Ka gjithashtu edhe pyetje teknike rreth origjinės sė ungjillit tė Markut, rreth qėllimit tė shkrimit tė tij, rreth ndėrtimit dhe pėrmbajtjes dhe pėrse ėshtė hartuar nė kėtė mėnyrė!

Studimi biblik nuk duhet tė ketė frikė nga kėto pyetje. Nė qoftė se janė pėr hir tė sė vėrtetės, ato duhet tė bėhen. Por qėllimi me tė cilin bėhen kėto pyetje ėshtė shumė i rėndėsishėm. Librat e Biblės janė shkruar pėr tė na ēuar ‘nga besimi nė besim’. Ata nuk pėrbėjnė njė enciklopedi tė tė gjithė njohurisė qė ekziston, nuk janė shkruar thjesht pėr tė nxitur interes akademik, dhe nuk ua zbulojnė thesaret e tyre njerėzve cinikė. Duhet tė jesh i hapur ndaj sė vėrtetės, qė tė mund ta perceptosh dhe pranosh atė. Nė ungjillin e Markut kjo temė ėshtė qendrore.

Pėr herė tė parė unė u ballafaqova me kėtė ungjill si besimtar i ri, dhe u habita nga stili i tij i drejtpėrdrejtė dhe nga figura e Jezusit qė pasqyronte ai. Mė vonė, si predikues dhe Sekretar Udhėtues i UCCF (atėherė kur ishte bashkėsia Inter-Varsity) pashė se ishte pėrsėri ky ungjill tė cilin jua rekomandova atyre qė ishin tė interesuar pėr besimin, si dhe besimtarėve tė rinj. Mė vonė, si lektor i kolegjit teologjik, duke analizuar Markun, u ballafaqova me disa nga pyetjet mė tė thella qė ngre ai. Kam shkruar gjithashtu gjashtė studime tė shkurtra me ftesė tė Kėshillit Metodist Botėror, pėr t’u pėrdorur nė tė gjithė botėn.

Ky zbėrthim ėshtė hapi tjetėr nė njė udhėtim zbulimi, njė udhėtim qė asnjėherė nuk dėshton tė zbulojė diēka mė tepėr nga ajo qė kam zbuluar mė parė, dhe qė premton edhe mė tepėr, nė qoftė se jam gati tė shikoj tej asaj qė ėshtė e qartė dhe ta lejoj t’i flasė jetės sime. Ėshtė e qartė se kam akoma njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė, por jam mirėnjohės pėr pasurimin personal qė kam marrė nga puna pėr shkrimin e kėtij libri.

Fakulteti i drejtuar nga dekani Xhim Ueits (Jim Waits), dhe studentėt e shkollės sė Teologjisė Kendler, Universiteti Emori, Atlanta, Xhorxhia, siguruan njė kontekst tė pėrsosur devocioni dhe studimi, i cili mundėsoi pėrfundimin e kėtij libri. Dua t’iu shpreh atyre falenderimet e mia tė pėrzemėrta.

U jam tepėr mirėnjohės Zj. Eva Skrivener (Scrivener) dhe Znj. Jen Deil (Jan Dale) pėr shtypjen dhe rishtypjen e dorėshkrimit; Fernk Entuistėl (Frank Entwistle) dhe Kolin Duris (Colin Duries) me kolegėt e tyre tė stafit tė IVP-sė dhe ndaj redaktorit tė Dhjatės sė Re, Xhon Stot (John Stott), syrit tė tė cilit pak detaje mund t’i shpėtojnė, dhe qė asnjėherė nuk e humb nga shikimi tablonė e pėrgjithshme.

Sė fundi, iu jam mirėnjohės tė gjithė atyre qė gjatė viteve mė ndihmuan tė kuptoj Biblėn me mė tėpėr ndjeshmėri dhe tė perceptoj thellėsitė dhe lartėsitė qė mund t’i kisha humbur pa miqėsinė e tyre. Lutja ime ėshtė qė edhe tė tjerėt tė mund tė frymėzohen nė tė njėjtėn mėnyrė nga ky zbėrthim.

 

                                                                                DONALD ENGLISH

 

 

 

Hyrje

 

Pyetja e parė duhet tė jetė: Pse duhet ta lexojmė ungjillin e Markut? Pėrgjigjia e thjeshtė ėshtė se ai gjendet nė Bibėl, dhe se ne nuk duam tė humbasim asgjė nga zbulesa e Perėndisė. Pėr mė tepėr, tani ekziston mendimi gjerėsisht i pranuar se ndėr ungjijtė e Dhjatės sė Re, Marku u shkrua i pari, dhe u pėrdor pastaj nga Mateu dhe Luka. Por ungjijtė e tjerė janė mė tė gjatė dhe secili ka njė karakteristikė dalluese: Mateu me sfondin e theksuar ēifut, Luka me pėrkushtimin ndaj grupeve tė pėrbuzura dhe Gjoni me temat e mėdha ‘Unė Jam’. Ē’farė mund tė na japė Marku nė krahasim me kėta?

Ėshtė menduar se nė krahasim me ta, Marku ishte njė pėrmbedhje e thjeshtė dhe e drejtpėrdrejtė e historisė sė Jezusit nė mėnyrė kronologjike. Kjo ide nuk duhet tė mohohet plotėsisht, sepse nė vija tė pėrgjithshme ėshtė e vėrtetė. Ajo shpjegon disa aspekte tė rėndėsishme tė qėllimit tė Markut, p.sh. aspektin nė tė cilin ai tregon hijen e kryqit qė nga fillimi i shėrbimit tė Jezusit.

Megjithatė, ėshtė po aq e qartė se Marku tregon pak interes nė lidhjen dhe detajet historike midis njė ngjarjeje dhe asaj qė pason. Ai nuk fut as materiale tepėr tė rėndėsishme pėr interesin e njė historiani, psh nė lidhje me prejardhjen, lindjen dhe fėmijėrinė e Jezusit. Kjo nuk ėshtė njė biografi e Jezusit. Madje, nė qoftė se (siē do tė sugjerohet mė poshtė) versioni origjinal i Markut mbaron te Mk 16:8, edhe ē’ndodhi pas ringjalljes, pothuajse ėshtė lėnė pas dore. Ai ėshtė po aq i lirė nga presioni pėr tė siguruar vendndodhjet e sakta gjeografike. Ngjarjet lėvizin nga skena nė skenė pa shpjegim. Ėshtė e qartė se diēka tjetėr e shqetėson atė mė tepėr. Kjo ‘diēka tjetėr’ ėshtė elementi mė i rėndėsishėm nė hyrjen e leximit tė vetė ungjillit. Ajo zbulon qėllimin e autorit, si dhe ēfarė do tė gjejė lexuesi.

Rruga mė e mirė pėr tė zbuluar qėllimin e Markut ėshtė tė lexojmė mėnyrėn si e shpreh ai qėllimin e tij, atje ku ai ėshtė pėrpjekur ta bėjė atė tė qartė. Ne mund tė vazhdojmė tė shqyrtojmė pikat qėndrore tė mėsimeve qė pėrmban ungjilli. Ajo qė Marku thekson, duhet tė na ndihmojė ta kuptojmė mė qartė qėllimin e tij. Pastaj vjen detyra e leximit tė ngjarjeve qė tregon ai, duke kėrkuar tė hyjmė nė to dhe tė zbulojmė brenda rrėfimit arsyen e prezencės sė tyre nė ungjill. Pyetjet rreth materialeve qė pėrdori Marku nuk janė tė parėndėsishme, por ato nuk duhet ta shpėrqėndrojnė vėmendjen tonė nga struktura e ungjillit. Gjithashtu, duhet tė pėrpiqemi tė kuptojmė njerėzit e portretizuar nė kėto ngjarje. Ata janė tė rėndėsishėm pėr tė zbuluar pėrse u shkrua ungjilli. Edhe njerėzit pėr tė cilėt u shkrua ungjilli fillimisht janė po ashtu tė rėndėsishėm. Ajo qė mund tė dimė apo supozojmė pėr qėndrimet, pėrvojat dhe nevojat e tyre do tė na ndihmojė tė shohim mė qartė lidhjen e ungjillit tė Markut me ta. Dhe nuk duhet tė harrojmė as veten tonė, ndėrsa nėn frymėzimin e tė njėjtit Frymė qė drejtoi shkrimtarin, kėrkojmė tė marrim mesazh prej tij me anė tė Shkrimit duke e studjuar atė tani.

Kjo detyrė nuk ėshtė e thjeshtė, sepse ka disa nga karakteristikat e zgjidhjes sė njė misteri. Por ajo ėshtė tepėr sfiduese dhe premton shpėrblim shpirtėror pėr tė gjithė ata qė janė gati t’i pėrkushtohen asaj. Elementi i pėrkushtimit do tė jetė vazhdimisht i pranishėm.

 

 

Qėllimi i Markut

 

Kėtu nuk ka paqartėsi; 13 vargjet e hyrjes e shpalosin qėllimin e Markut me njė qartėsi maramendėse.

Sė pari del ideja: ‘fillimi i ungjillit’(1:1). Njė gjė e re po fillon. Shumė vėmendje i ėshtė kushtuar fjalės ‘ungjill’ qė Marku e pėrdor pėr herė tė parė, qė nė fillim, si njė rrugė pėr tė shpallur lajmin e mirė (ky ėshtė kuptimi i fjalės ungjill) nė formė tė shkuar. Megjithatė duket se ka diēka mė tė rėndėsishme se kjo. Fjala ‘ungjill’, para se tė pėrdorej me kuptimin e njė mesazhi ose dokumenti tė shkruar, ka patur njė kuptim tjetėr. Fillimisht u pėrdor pėr tė pėrshkruar ‘njė ngjarje qė bėnte epokė’. Pėr shembull, lindja e ardhshme e perandorit August u pėrshkrua si ‘ungjill’, me kuptimin e njė ngjarjeje qė do tė ndryshonte historinė e botės. Sigurisht qė Marku e ofron ungjillin si lajm tė mirė. Me po aq qartėsi ai po e paraqit atė pėr herė tė parė si njė pėrmbledhje tė plotė nė formė tė shkruar. Por mė e rėndėsishme se gjithshka ėshtė se ai po shpall njė ngjarje pas sė cilės historia e botės nuk ka pėr tė qenė njėlloj.

Nė qendėr tė kėsaj ngjarjeje ėshtė Jezus Krishti. Marku e bėn tė qartė se personi qė ėshtė nė qendėr tė rrėfimit tė tij vendos njė vazhdimėsi me veprimtarinė e mėparshme tė Perėndisė nė botė, prandaj ai citon nga Dhjata e Vjetėr (1:2-3). Ka gjithashtu edhe njė dėshmi nga Gjon Pagėzori, i cili shihet si profeti i premtuar nė Dhjatėn e Vjetėr, qė do t’i paraprinte ardhjes sė Mesisė (‘tė zgjedhurin’ e Perėndisė, i cili do tė ēlironte Izraelin; 1:4-8). Nė qoftė se Gjoni shikohet siē duhet nė termat e Dhjatės sė Vjetėr, pas tij vjen Mesia.

Pikėrisht kėtė bėri tė qartė zėri nga qielli, ndėrsa Gjoni po pagėzonte Jezusin. ‘Ti je Biri im’ te 1:11 siguron mbylljen e thonjzave tė deklarimit qė filloi me ‘Bir i Perėndisė’ te 1:1. Marku vėshtirė se do tė ishte mė i qartė nė transmetimin e pikėpamjes sė tij pėr identitetin e Jezusit.

Duket se jemi pėrsėri nė tė njėjtin drejtim, ndėrsa Marku pėrshkruan fillimin e shėrbesės sė Jezusit. Ai nuk shpall asgjė mė pak se ‘Mbretėrinė e Perėndisė’. Meqėnėse ajo ka ardhur ose ėshtė duke u afruar, njerėzit duhet tė pendohen dhe tė besojnė ungjillin (1:14-15)

Figura e Mesisė sė dėrguar nga Perėndia, mė shumė se nga fjalėt e predikimit, bėhet bindėse nga demonstrimi nė mrekullitė qė bėri Jezusi. Nė tetė kapitujt e parė tė kėtij ungjilli shohim njė prezantim maramendės tė veprave tė fuqishme njėra pas tjetrės. Markut i duhet tė pėrdorė vazhdimisht fjalėn ‘menjėherė’, sepse ai po i shtyn lexuesit e tij nga njė shembull i ēlirimit tė energjisė hyjnore, nė tjetrin.

Nė qoftė se ky ungjill u shkrua si njė material pėrgatitor pėr besimtarėt e rinj, ose pėr ungjilltarėt e parė tė krishterė, siē kanė sugjeruar disa, atėherė materiali i deritanishėm ėshtė i qartė dhe bindės. Biri i fuqishėm i Perėndisė triumfon mbi tė gjitha problemet qė i dalin pėrpara. Mbretėria e Perėndisė fokusohet nė tė. Ata qė vijnė tek ai nė nevojė, mėsojnė, shėrohen dhe ēlirohen. Ne s’kemi parė kurrė diēka tė tillė !’ (2:12), ėshtė pėrgjigjia e duhur.

Megjithatė, do tė jetė njė konkluzion jo i thellė po tė mendojmė se qėllimi i vetėm i Markut ėshtė tė portretizojė Jezusin si ‘Birin e Fuqishėm tė Perėndisė’. Ndoshta ky mund tė mos jetė qėllimi i tij kryesor. Kristologjia e lartė e 13 vargjeve tė para dhe ngazėllimi i mrekullive nė tetė kapitujt e parė nė ungjillin e Markut, shihen gjithmonė e mė tepėr si diēka e domosdoshme qė i paraprin diēkaje tjetėr.

Sugjerimi i parė pėr kėtė ‘diēka tjetėr’ vjen qė nė fillim tė shėrbesės sė predikimit tė Jezusit, siē e regjistron Marku. Njerėzit nxiten jo vetėm tė dėgjojnė qė Mbretėria e Perėndisė ėshtė pranė, por edhe tė bėjnė diēka pėr kėtė. Ata duhet ‘tė pendohen dhe tė besojnė lajmin e mirė’. Ne mund tė shfajėsohemi nė pėrzgjedhjen e kėsaj teme ndėrsa shikojmė vazhdimin e ungjillit. Marku po na udhėheq nė njė drejtim tė dyfishtė nė mesazhin e tij: identiteti i Jezusit, si edhe qėndrimi qė duhet tė mbajnė njerėzit ndaj tij. Kėto dy tema e pėrshkojnė tė gjithė kėtė ungjill. Ato formojnė materialin themelor pėr tregimin e historisė sė Jezusit.

Asnjė nga kėto tema nuk qėndron e pandryshuar gjatė shpalosjes sė ungjillit. Pėr mė tepėr, zhvillimi i secilės teme na orienton drejt njė pėrkufizimi mė tė qartė tė qėllimit tė Markut.

 

 

Kush ėshtė Jezusi?

 

Ekziston njė traditė e vjetėr qė vė re ndryshimin e rėndėsishėm tė tonin dhe tė drejtimit tė shėrbesės sė Jezusit nė ungjillin e Markut, pas pohimit tė Pjetrit nė Cezarea Filipi ‘Ti je Biri i Perėndisė’ (8:27-30) dhe ‘shpėrfytyrimit’ tė Jezusit (9:2-13), ku pėrsėri theksi ėshtė identiteti i tij. ‘Ky ėshtė Biri im i dashur, dėgjojeni!’ Para kėtyre ngjarjeve, fokusi i tregimit ėshtė nė mėnyrėn se si Jezusi u drejtohej turmave, si edhe nė ēėshtjen e identitetit tė tij. Mė pas ka mė tepėr pėrqėndrim nė pregatitjen e dishepujve dhe pika kryesore nuk ėshtė mė identiteti i Jezusit, por ēfarė do tė realizonte ai. Kjo ėshtė pėrqėndruar veēanėrisht nė tre pasazhe qė pėrsėriten (8:31; 9:31; 10:32-34). Njė vlerė tė madhe ka perceptimi i rrugės nė tė cilėn Jezusi i ndihmoi me dashuri dishepujt pėr tė kuptuar tė vėrtetėn rreth tij dhe misionit tė tij.

Megjithatė, ajo qė duhet tė njihet, dhe qė ėshtė madje mė afėr qėllimit tė Markut nė mbledhjen e materialit sė bashku nė kėtė mėnyrė, ėshtė se kėto dy ngjarje (nė Cezarea Filipi dhe nė malin e shpėrfytyrimit) pėrbėjnė njė ndryshim tė rėndėsishėm nė prezantimin e dy temave kryesore deri nė kėtė pikė : d.m.th. kush ėshtė Jezusi, dhe si duhet ti pėrgjigjemi atij.

Ajo qė ėshtė e dukshme rreth identitetit tė Jezusit, ėshtė ndryshimi i papritur nė strategjinė e shėrbesės tė tij, pa e humbur autoritetin e saj. Nga kapitulli 8 dhe mė tej Jezusi shkon vazhdimisht drejt konfliktit me autoritetet fetare, flet rreth pashmangshmėrisė sė vuajtjeve, kundėrshtimit dhe vdekjes sė tij. Shėruesi i gjithėpushtetshėm dhe mrekullibėrėsi papritur kthehet nė njė njeri qė i nėnshtrohet fatit tė kryqėzimit (8:31,etj.), pavarėsisht nga protestat e Pjetrit pėr njė drejtim tė tillė (8:32). Jezusi e di sa shumė ka pėr tė vuajtur (14:32-42), madje as nuk e mbron veten nga provat e rreme nė gjyqin e tij (14:61).

Megjithatė, Marku nė asnjė pikė nuk jep pėrshtypjen se Jezusi nuk e ka situatėn plotėsisht nė kontroll. Kontrasti nuk qėndron midis njė periudhe me sukses mjaft tė dukshėm, qė pasohet nga njė rėnie e pakontrolluar. Jezusi kalon nga njė fazė nė tjetrėn me vendosmėri dhe siguri. Ai e parashikon ē’do tė ndodhė. Na jepet pėrshtypja se madje edhe nė gjyqin e tij, Ai ėshtė mė i ndėrgjegjshėm pėr atė qė po ndodh se kushdo tjetėr. Demonstrimi i fuqisė nė pjesėn e parė tė ungjillit dhe rruga e ulėt e kryqit nė pjesėn e dytė, janė pjesė tė tė njėjtit proces, dmth tė bėrjes sė vullnetit tė Atit tė tij, pjesė e tė njėjtės rruge pėr tė qenė ai qė ishte dhe pėr tė bėrė atė qė erdhi tė bėjė. Ato i pėrkasin pazgjidhshmėrisht njėra-tjetrės. Ky do tė jetė njė ēelės i domosdoshėm, ndėrsa pėrpiqemi tė dallojmė mesazhin e Markut pėr Jezusin dhe pėr Mbretėrinė e Perėndisė.

Do tė arrinim nė tė njėjtėn pikėpamje edhe po tė shqyrtonim titujt qė ungjilli i Markut pėrdor pėr Jezusin. Dy mė kuptimplotėt janė ‘Biri i Perėndisė’dhe ‘Biri i Njeriut’.

Sfondi i termit Bir i Perėndisė gjendet nė pasazhet nga Dhjata e Vjetėr si 2 Sam 7:14, Psalmet 2:7 dhe 89:26-27. Ai ėshtė pėrdorur herė pėr mbretėrit e Izraelit, herė pėr mbretin mesianik qė do tė vinte pėr tė ēliruar popullin e Perėndisė. Kur ky titull pėrdoret nė ungjillin e Markut, i pėrket lexuesit tė vendosė nė bazė tė kontekstit se cili ėshtė kuptimi i duhur. Ngjarjet e pagėzimit tė Jezusit, e shpėrfytyrimit tė tij dhe e gjyqit para Sinedrit kėrkojnė njė interpretim mesianik. Komenti i tekstit do tė argumentojė se kjo ėshtė e vlefshme edhe pėr momentin kur njeriu i demonizuar i thirri Jezusit ‘Bir i Perėndisė’. Mund tė ketė njė dallim tė vogėl nė pėrdorimin e kėtij titulli drejt fundit tė ungjillit. Nė kryqėzimin e Jezusit, centurioni, komandanti i ushtarėve tha: Me tė vėrtetė ky ishte (njė) ‘Bir i Perėndisė’. Pavarėsisht se kė pėrkthim preferojmė, ka shumė mundėsi qė centurioni, kur pėrdori kėto fjalė, tė ketė patur njė pikėpamje shumė mė tokėsore pėr Jezusin. Por ndoshta Marku po krijonte idenė (qė do tė bėhet mė e qartė mė poshtė), se ata qė kanė sy, do tė dallojnė qė fjalėt e centurionit kishin kuptim mė tė thellė nga ē’ mendonte ai vetė. Nė qoftė se ėshtė kėshtu, atėherė jemi shumė afėr thelbit tė ungjillit tė Markut, dhe ky ėshtė njė hap pėrpara.

Sė bashku me termin ‘Bir i Perėndisė, mė shpesh ėshtė pėrdorur Bir i Njeriut. Sfondi nė Dhjatėn e Vjetėr ėshtė pėrsėri i ndryshėm. Te Psalmi 8:4, ai i referohet njerėzimit; te Danieli 7:1 i referohet njė figure qiellore tė nderuar nga Perėndia; tek Ezekieli kjo ėshtė mėnyra si Perėndia e thėrret profetin.

Marku e bėn tė qartė se kjo ėshtė mėnyra mė e preferuar e Jezusit pėr tė pėrshkruar veten. Ka disa pika nė ungjill ku tė dy titujt ose variantet e tyre janė vendosur sė bashku. Te 8:28 Pjetri pohon qė Jezusi ėshtė ‘Krishti’ (me kuptimin i zgjedhuri i Perėndisė, Mesia). Ai lavdėrohet pėr kėtė zbulesė. Ėshtė njė perceptim i drejtė. Megjithatė, menjėherė kur Jezusi flet pėr tė ardhmen, ai nuk pėrdor termin Mesia, por Biri i Njeriut, dhe vazhdon tė flasė pėr domosdoshmėrinė e vuajtjeve qė do tė vijnė mė vonė. Titulli Bir i Njeriut, me njė ngjyrim mė tė dobėt se Krishti, ‘Mesi’, Biri i Perėndisė, pėrdoret pėr tė interpretuar termat e tjerė. Kur nė gjyq Jezusi pranon se ėshtė ‘Krishti, Biri i tė Bekuarit’, ai vazhdon ta interpretojė kėtė pohim nė termat e tė ardhmes sė Birit tė Njeriut. Kur kėrkon t’ua bėjė plotėsisht tė qartė dishepujve se cila ėshtė rruga drejt veprės sė shpėtimit qė ai erdhi tė pėrmbushė, Jezusi pėrdor termin Bir i Njeriut pėr ta komunikuar atė (10:45). Nė qėndėr tė ugjillit gjenden tre pohime profetike pėr vdekjen e tij, dhe secili pėrdor termin ‘Bir i Njeriut’.

Pėr tė ecur edhe njė herė pėrpara, duhet tė vėmė re se fjalėt pėr tė ardhmen e Jezusit shoqėrohen me thėnie pėr natyrėn e dishepullizimit nė mbretėrinė e qiellit. Pėrsėri po i afrohemi qėllimit qėndror tė kėtij ungjilli, ‘si i Zoti - ashtu edhe shėrbėtori’.

Ne mund tė arrijmė nė tė njėjtin theksim edhe nėpėrmjet njė rruge tjetėr kur marrim nė shqyrtim pėrdorimin e termit ‘Mbretėria e Perėndisė’ te Marku. Jezusi fillon duke shpallur se Mbretėria e Perėndisė po afrohet, ose tashmė ka ardhur. Ajo qė lihet tė nėnkuptohet ėshtė se ajo ėshtė afruar nėpėrmjet tij. Ndėrsa historia shpaloset, bėhet akoma mė e qartė se ai ėshtė pika qendrore e kėsaj mbretėrie. Fuqia e tij mbi sėmundjet, natyrėn dhe demonėt, paralajmėron ardhjen e mbretėrisė. Madje ai i siguron njerėzit pėr faljen hyjnore, duke i zhgėnjyer udhėheqėsit fetarė (2:1-12). Njerėzit qė tregojnė interes pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Perėndisė marrin udhėzime nė ndjekjen e Jezusit. Ndoshta dikush do ta shprehte mė saktė duke thėnė se, nė qoftė se ai nuk ėshtė mbreti i mbretėrisė (meqėnėse mbret ėshtė vetė Perėndia), atėherė ai ėshtė tė paktėn modeli i mbretit. Tek ai njerėzit mund tė shohin mėnyrėn si Perėndia ėshtė mbret.

Nė qoftė se dishepujt nė njė farė mėnyre e kuptuan kėtė, siē sugjeron edhe pohimi i Pjetrit nė Cezarea Filipi, atėherė mund ta kuptojmė tmerrin e tyre tė shprehur nė fjalėt e Pjetrit, menjėherė pas dėshmisė sė Jezusit pėr vdekjen e tij nė Jeruzalem nga duart e tė tjerėve. Tabloja e tij e tė ardhmes nuk pėrputhej me tė tyren, edhe pse ai i pohoi pikėpamjet e tyre pėr tė si Krishti, Biri i Perėndisė. Gabimi nuk ishte te titujt. Ai po i paralajmėronte ndaj traditės disa shekullore nė tė cilėn Mesia shihej nė termat e modelit tė mbretit tė krijuar nga mbretėrit tokėsorė.

Jezusi pranoi pėrdorimin e titujve tradicionalė, por u dha atyre njė pėrmbajtje tė re nė pėrputhje me mėnyrėn e tij tė tė qėnit mbret - sigurisht duke qenė nė kontroll dhe duke parė nė thelb tė gjėrave, por njėkohėsisht duke treguar nėnshtrim ndaj Atit tė tij, duke vuajtur qė mbretėria tė vendosej me tė vėrtetė nė jetėn e njerėzve.

Prandaj, kemi tė drejtė ta shikojmė personin dhe veprėn e Jezusit si pikėn qendrore tė rrėfimit tė Markut. Por gjithashtu duhet tė vėrejmė se ndėrsa ungjilli pėrparon, figura e Jezusit ndryshon nga qendra e gjithfuqishme triumfuese e energjisė hyjnore, nė njė njeri tė pėrulur qė vuan pa bėrė rezistencė. Ajo qė pasuesit, turmat dhe kundėrshtarėt e tij e patėn tė vėshtirė pėr ta kuptuar, pėr tė cilėn Marku kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e lexuesve tė tij, ėshtė se edhe kjo ishte njė ēlirim i energjisė hyjnore, mjaft mė e rėndėsishme se strategjia e fuqisė qė u ndoq mė parė, edhe pse ajo ishte e nevojshme. Edhe ne duhet tė pranojmė se e kemi tė vėshtirė ta kuptojmė atė, por kjo ėshtė njė pikė mjaft e rėndėsishme, nė qoftė se tė jemi dishepuj, do tė thotė tė ndjekim Zotin tonė.

Ne kemi parė tashmė njė nga rrjedhat kryesore tė rrėfimit tė Markut, ‘Kush ėshtė Jezusi’. Kemi parė se kjo temė zhvillohet pėrgjatė ungjillit nė dy drejtime. ‘Kush ėshtė Jezusi’ ndryshon theksin nga njė mrekullibėrės nė njė shėrbėtor tė pėrulur qė shkon drejt vdekjes, por pa e humbur autoritetin. Dhe ‘kush ėshtė Jezusi’, nė gjysmėn e dytė bėhet baza pėr pėrqėndrimin nė misionin e tij, nė ‘atė qė Jezusi erdhi pėr tė bėrė’.

 

 

Pėrgjigja ndaj Jezusit

 

Secili nga kėto variante tė temės ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr theksin tjetėr kryesor, tek i cili do tė kthehemi tani. Tashmė e kemi identifikuar atė ‘si duhet t’i pėrgjigjen njerėzit Jezusit’.

Marku tregon theksin e Jezusit nė kėtė element duke regjistruar thirrjet e tij tė hershme. Meqėnėse Mbretėria e Perėndisė ėshtė pranė, dėgjuesit e tij duhet ‘tė pendohen dhe tė besojnė lajmin e mirė’ (1:15). Duke u pasuar nga seria e mrekullive qė bėri Jezusi, dikush do tė shpresonte njė pritje tė ngrohtė ndaj kėsaj thirrjeje qė vjen nga personi nė qendėr tė ndryshimeve qė ndodhin nė jetėt e njerėzve. Edhe kėtu, po ashtu si me portretizimin e Jezusit, tema e pėrgjigjes qė i japin njerėzit, pėson njė ndryshim nga paraqitja e saj fillestare.

Pyetjes: ‘Si e tregojnė njerėzit besimin ndaj Jezusit nė ungjillin e Markut’, po t’i pėrgjigjeshim hapur, do tė pohonim se shumė prej tyre refuzojnė tė besojnė. Familja e tij e keqkupton dhe pėrpiqet ta shmangė nga ky drejtim. Njerėzit e qytetit tė tij tė lindjes pothuajse janė xhelozė pėr tė dhe refuzojnė tė pranojnė pretendimet e tij. Udhėheqėsit fetarė fillimisht janė tė ftohtė, por mė vonė bėhen armiq tė hapur deri nė atė pikė sa kėrkojnė vdekjen e tij. Turma e ndjek e kėnaqur dhe e mahnitur nga mėsimet e tij, por nė fund nuk bėn asgjė pėr ta shpėtuar nga vdekja. Madje edhe dishepujt e tij, dhe Pjetri jo mė pak se tė tjerėt, pėrpiqen ta kuptojnė atė, por pa arritur ta bėjnė kėtė siē duhet, duke e kuptuar nė mėnyrė tė gabuar. Sė paku disa nga gratė janė besnike deri te kryqėzimi, por nė fund e humbasin besimin.

Vetėm dy grupe duket se janė pranė pėrgjigjes sė shpresuar; tė dėshpėruarit dhe tė demonizuarit. Kėta tė fundit sė paku japin shenja se e dinė kush ėshtė Jezusi; por ata nuk shkojnė dot mė tej, se, deri sa ēlirohen, njohja sjell rezistencė dhe jo besim. Vetėm tė dėshpėruarit duket se janė besnikė. Ata nuk kanė ku tė shkojnė tjetėr dhe nuk mund tė shpresojnė pėr tė ardhmen pa u kuruar. Pėrgjithėsisht ata shkojnė te Jezusi dhe gjejnė gjithēka qė u nevojitet, madje edhe mė shumė.

Njė shpjegim i kėtij fenomeni tė mosbesimit ėshtė natyra mėkatare e zemrės njerėzore. Marku e bėn kėtė tė qartė duke i kushtuar vėmendje se ēdo tė thotė tė ndjekėsh Jezusin. Siē sugjerojnė disa komentues, ka mundėsi qė mėnyra e pėrqėndrimit tė gjysmės sė ungjillit nė mrekullitė dhe gjysma tjetėr nė vuajtjet, ėshtė e qėllimshme. Kjo mėnyrė duket sikur thekson faktin se dishepullimi nuk ėshtė njė pėrvojė e pafund e fuqisė sė mbinatyrshme dhe e mėsimit tė fuqishėm tė shoqėruar me mrekulli. Dishepullimi ka tė bėjė edhe me bindjen e pėrulur e tė kushtueshme ndaj vullnetit tė Perėndisė, duke u pėrballur me mėkatin dhe tė keqen e natyrės njerėzore nė botė. Dishepujt nė mėnyrė tė veēantė ilustrojnė se sa e vėshtirė ėshtė pėr qėniet njerėzore tė pranojnė kėtė anė tė jetės sė besimit. Duket se ata kėnaqen me gjithė veprat e mrekullueshme, por tėrhiqen nga biseda pėr koston. Ata debatojnė se kush do tė zerė vendet e nderit. Pjetri, dėshmia e tė cilit mund tė qėndrojė mbrapa pjesės mė tė madhe tė asaj qė shkruan Marku, ėshtė njė shembull i veēantė edhe i qėllimeve tė mira, edhe i dėshtimeve tė hidhura tė atyre qė u ballafaquan me Jezusin.

Kėshtu qė njė pjesė e misterit tė mosbesimit qėndron nė fuqinė e mėkatit nė jetėt e njerėzve. Megjithatė, kjo nuk ėshtė arsyeja e vetme apo mė e rėndėsishme pėr mungesėn e dishepullimit tė vėrtetė nė ungjill. Te Marku ka edhe njė zhvillim tė dytė tė temės sė dishepullimit. E shprehur thjeshtė, ajo ka tė bėjė me faktin qė njerėzit nė kėtė histori nuk janė nė gjėndje pėr t’u bėrė dishepuj tė vėrtetė, sepse ata akoma nuk e dinė ngjarjen e plotė. Ata ballafaqohen me Jezusin para vdekjes dhe ringjalljes sė tij. Nė qoftė se tė qėnit dishepull i vėrtetė, siē vazhdon ta bėjė tė qartė Jezusi, ėshtė mbajtja e kryqit pas tij dhe zbulimi i kujdesit tė Perėndisė pėr ne ndėrsa e ndjekim atė, atėherė ata e kanė tė pamundur tė dallojnė kuptimin e pėrgjithshėm tė saj para se ai tė vdesė dhe ringjallet, edhe pse ata qė janė mjaft tė dėshpėruar duket se e kapėrcejnė kėtė barrierė.

Evidenca qė kjo ėshtė pjesė e qėllimit tė ungjillit, duket nė faktin se qė nga fillimi, hija e kryqit qėndron mbi ngjarjen. Marku nuk ėshtė i vetėm nė pėrshkrimin e pagėzimit tė Jezusit nga Gjoni, me gjithė ndėrlikimet e kuptimit tonė tė vdekjes sė tij pėr mėkatet tona. Ai tregon lidhjen e Jezusit me mėkatet tona, sepse ai vetė ishte pa mėkat. Por te Marku gjendet gjithashtu edhe thėnia e hershme rreth mosagjėrimit pėrderisa dhėndri ėshtė me ju, por vetėm kur dhėndri tė merret. Pastaj, nė mes tė ungjillit ka njė ndryshim dramatik, i cili dallohet nga profecitė e pėrsėritura pėr vdekjen, si dhe nga premtimi i ringjalljes. Dhe gjysma e ungjillit i kushtohet vuajtjes, duke pėrfshirė edhe ringjalljen. Kur dikush thekson mėnyrėn nė tė cilėn Jezusi flet pėr dishepullimin si mbajtjen e kryqit dhe ecjen pas tij, rėndėsia e vdekjes dhe ringjalljes sė Jezusit si model pėr dishepujt bėhet plotėsisht e qartė.

Ndoshta nė kėtė pikė kemi arsye tė mendojmė se ungjilli i Markut ka pėrfituar diēka nga teologjia e Palit. Vėrtetėsia dhe fuqia e mėkatit nė botė ėshtė njė nga shtyllat e teologjisė sė tij. Po ashtu edhe rėndėsia e vdekjes sė Jezusit si rruga e zgjidhjes sė kėtij problemi. Mbi tė gjitha, Pali e shikon jetėn e krishterė si njė pėrvojė tė pėrditshme tė vdekjes dhe ngritjes me Krishtin, e cila ėshtė simbolizuar nė pagėzim. Marku pėrfitoi edhe nga Pali, edhe nga Pjetri, dhe kjo ėshtė njė arsye tjetėr pse ky ungjill ėshtė aq themelor pėr besimin e tė krishterėve.

Nga rrugėt e ndryshme drejt kuptimit tė qėllimit tė ungjillit tė Markut, deri tani kemi parė qėllimin qė vetė Marku e ka deklaruar hapur. Ne kemi ndjekur prezantimin e materialit dhe mėnyrėn e zhvillimit tė tij. Njė vėmendje e veēantė i ėshtė dhėnė temave kryesore tė ungjillit: identiteti dhe shėrbimi i Jezusit, si dhe natyra dhe kėrkesat e tė qėnit dishepull. Kėto dy tema janė fokusuar sė bashku nė vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, si pika kulmore e gjithė asaj qė ai erdhi tė bėjė, dhe si sekreti i dishepullimit tė vėrtetė. Ndėrkohė qė diskutuam pėr kėto probleme, kemi vėrejtur njerėzit nė kėtė ngjarje dhe natyrėn e ndryshme tė pjesėmarrjes sė tyre.

 

 

Lexuesit e Markut ... dhe ne

 

Tani mund tė pyesim pėr ata pėr tė cilėt u shkrua ungjilli i Markut. Kėtu do ballafaqohemi nė mėnyrė tė pashmangshme me pėrpjekjen pėr tė dalluar nga vetė teksti se cilėt ishin kėta njerėz dhe pse u shkrua ungjilli pėr ta.

Njė lloj evidence e jashtme mund tė nėnkuptohet nga pėrmbajtja. Nga katėr destinacionet e sugjeruara (Egjipt, Antioki, Galile dhe Romė) i fundit duket mė i mundshėm. Grupi pėr tė cilin u shkrua ky ungjill pėrfshin shumė paganė, sepse Markut i duhet t’i shpjegojė zakonet ēifute. Pėr mė tepėr, nuk duket se ai po i shkruan njė kishe qė vuan nga problemet ēifuto-pagane nė jetėn e saj. Pėrhapja e ungjillit tė Markut dhe pėrdorimi i tij nga autorėt e tjerė tė ungjijve sugjeron se njė kishė e besueshme dhe e fortė qėndronte pas tij. Lidhja e dukshme e elementit tė ‘vuajtjes’ nė dishepullim, flet tėrthorazi pėr njė vend dhe kohė tė afėrt persekutimi. Roma nėn Neronin siguron njė skenar tė tillė dhe kjo mbėshtetet edhe nga mundėsia qė ungjilli u shkrua pas vdekjes sė apostullit Pjetėr, dhe ndoshta edhe tė Palit. Mbase i pėrket periudhės pas vitit 64 pas Kr. dhe para shkatėrrimit tė tempullit tė Jerusalemit nė vitin 70 pas Kr (qė nė ungjill ėshtė nė tė ardhmen) duke e marrė seriozisht elementin profetik nė ungjill.

Nė qoftė se vendi ėshtė Roma, atėherė lexuesit pėrbėjnė njė grup me njerėz tė ndryshėm. Nevoja pėr njė analizė tė vuajtjeve nė jetėn e krishterė do ishte e rėndėsishme. A kishte njė tendencė qė nė rrethana tė tilla tė dėshirohej njė formė e krishtėrimit pėr t’iu kundėrvėnė nė njė nivel mbinatyror, persekutimit qė po pėrjetohej nė nivelin natyror? Apo mos vallė kishte njė pikėpamje pėr Jezusin qė theksonte natyrėn dhe fuqinė e tij hyjnore, dhe ndėrgjegjshmėria e natyrės sė tij njerėzore dhe tė kuptuarit e natyrės njerėzore ishte e mangėt? A po habiteshin shumė tė krishterė pse duhet tė vuanin akoma edhe tani qė kishin si Shpėtimtar Birin e Perėndisė? Pėrgjigjet nuk mund tė arrijnė njė shkallė sigurie, por diku nė kėto lloj sugjerimesh mund tė ketė njė regjistrim tė drejtė tė disa prej pyetjeve tė tyre.

Gjatė pėrgjigjes, Marku i siguron pėr njė Jezus tė fortė dhe tė pėrulur, vuajtjet e tė cilit u bėnė rruga drejt shpėtimit (njė temė e shpallur fuqishėm nga Pjetri nė ditėn e Rrėshajave Vep 2:36-39).

Pėr sa i pėrket autorit, pikėpamja e marrė kėtu ėshtė se shkrimtari ėshtė Gjon Marku, pėr tė cilin mund tė gjejmė referenca nė Veprat e Apostujve 12:12,25; 15:17-39; Kolosianėt 4:10; 2 Timoteut 4:11; dhe Filemonit 24. Ai kishte marrėdhėnie tė afėrta me Pjetrin, dhe pas njė dėshtimi fillestar, udhėtoi me Palin. Prandaj besueshmėria e tij ėshtė e madhe.

Ėshtė e qartė qė Marku nuk u pėrpoq tė prezantonte njė biografi kronologjike tė Jezusit, siē mund ta bėnte njė historian i kohės sė sotme. Ai kishte nė dispozicion material nga burrime gojore dhe tė shkruara, si dhe dėshminė personale tė apostullit Pjetėr. Kėtij materiali ai i dha formė dhe e prezantoi nė njė mėnyrė qė i jepte mundėsi tė bėnte tė qarta ato gjėra qė u ndje i thirrur tė komunikonte. Kjo pikėpamje e origjinės sė kėtij ungjilli nuk nėnvleftėson nė asnjė mėnyrė veprėn e Frymės sė Shenjtė nė frymėzimin e kėsaj pjese tė Shkrimit tė Shenjtė. Ajo e qartėson qėllimin e ungjillit dhe merr parasysh rolin e rėndėsishėm tė autorit. Ajo na bėn tė kuptojmė qartė mangėsinė e pikėpamjes qė nuk merr fare parasysh autorin, por vetėm mundėsinė e tij pėr tė shkruar fjalėt e marra nga qielli. Nga ana tjetėr na ēliron nga pikėpamjet se Marku bashkoi segmente tė veēuara tė traditės me qėllim jo mė tė madh se tė pėrmblidhte sa mė tepėr qė tė kishte mundėsi. Mbi gjithēka, ajo e pėrqėndron vėmendjen tonė te tekstit, sepse ai flet vetė. Frymėzimi hyjnor i pėrpjekjeve njerėzore ėshtė i mistershėm, prandaj do tė bėjmė mirė ta pranojmė kėtė gjė dhe ta marrim Shkrimin e Shenjtė ashtu siē ėshtė, nga dora e Perėndisė me anėn e mendjeve tė njerėzve qė janė pėrkushtuar pėr tė qenė kanalet e vullnetit tė tij.

Si duhet ta marrim dhe ta lexojmė ungjillin e Markut? Shumė nga detajet kulturore tė shekullit tė parė na duken tė pakuptueshme. Na duhet tė punojmė shumė pėr ta kuptuar atė dhe rėndėsinė e tij pėr ata qė pėrshkruhen nė ungjill, si dhe pėr ata pėr tė cilėt u shkrua fillimisht ky ungjill. Ne duhet tė jemi gjithashtu tė ndėrgjegjshėm pėr traditat, mėnyrat e tė menduarit dhe pėrvojat qė i japin formėn perceptimit tonė ndėrsa lexojmė Biblėn. Kėto duhet tė vihen nėn gjykimin e Frymės Perėndi, ndėrsa e lexojmė atė. Por meqėnėse Fryma qė frymėzoi autorin, frymėzon edhe lexuesin, ne mund tė dallojmė temat themelore qė bėjnė thirrje po aq tė drejtpėrdrejtė ndaj nesh, sa edhe ndaj lexuesve tė hershėm. Tema tė tilla si natyra e mbretėrisė sė Perėndisė dhe pjesa jonė nė tė; identiteti dhe autoriteti i Jezusit, Zotit tonė; vendi qendror i vdekjes dhe ringjalljes sė tij; implikimet pėr dishepullimin tonė, vizioni dhe pėrkushtimi ynė ndaj misionit - tė gjitha kėto qėndrojnė si pjesė tė kontributit tė Markut ndaj pėrshpirtmėrisė dhe shėrbimit tonė. Lidhja e tij direkte dhe e thellė me ato dhe me ne, mund tė na pasurojė jashtėzakonisht.

 

 

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com