Beselidhja Publishing logoPjesė nga Galatasve

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

 

 

Galatasve 1:1-5
AUTORITETI DHE UNGJILLI I APOSTULLIT PAL


Pali, apostull (jo nga njerėzit, as me anė tė njeriut, por nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit, qė e ringjalli prej sė vdekurish), dhe gjithė vėllezėrit qė janė me mua, kishave tė Galatisė: Paēi hir e paqe nga Perėndia Ati dhe nga Zoti ynė Jezu Krishti, qė e dha veten e tij pėr mėkatet tona, pėr tė na shpėtuar nga kjo kohė e mbrapshtė, sipas vullnetit tė Perėndisė, Atit tonė, i cili pastė lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen.

Gjatė njė kohe rreth tridhjetė vjeēare nga kthimi i tij nė besim jashtė Damaskut deri te burgosja nė Romė, apostulli Pal udhėtoi shumė nė tė gjithė perandorinė romake si ambasador i Jezus Krishtit. Nė tre udhėtimet e tij tė famshme misionare, ai predikoi ungjillin dhe mbolli kisha nė krahinat e Galatisė, Azisė, Maqedonisė (Greqia Veriore) dhe Akaisė (Greqia Jugore). Pėr mė tepėr, vizitat e tij u pasuan nga letrat e tij, me anė tė tė cilave ai ndihmoi nė mbikqyrjen e kishave qė kishte themeluar. 
    Njė nga kėto letra, ėshtė Letra e Galatasve, dhe shumė studiues besojnė se ajo ėshtė mė e hershmja qė ka shkruar (rreth vitit 48 ose 49 Pas Kr.). Ajo i drejtohet kishave tė Galatisė (vargu 2). Ka disa polemika mes studiuesve se ēfarė nėnkuptohet me fjalėn 'Galati', dhe pėr detajet e kėsaj, duhet t'ju drejtoj te komentarėt. Sa pėr vete, unė mbroj pikėpamjen se referenca ėshtė pėr pjesėn jugore tė krahinės, dhe nė veēanti pėr katėr qytetet kryesore, Antiokia e Pisidisė, Ikonia, Listra dhe Derbe, tė cilat Pali i ungjillizoi gjatė udhėtimit tė tij tė parė misionar. Ju mund tė lexoni pėr kėtė gjė te Veprat 13 dhe 14. 
    Nė secilin qytet gjendej tashmė njė kishė. Njihet nė Dhjatėn e Re se, ajo qė quhet 'kisha e Perėndisė' (Gal. 1:13), kisha universale, ndahet nė 'kisha' lokale. Sigurisht, jo nė denominacione, por nė bashkėsi. Versioni NEB e pėrkthen frazėn nė vargun 2 'bashkėsive tė krishtera tė Galatisė'. Gjithashtu, kėto kisha grupohen bashkė pėr shkak tė kushteve gjeografike dhe politike. Njė grup i tillė kishash mund tė pėrshkruhet ose nė shumės (p.sh. 'kishat e Galatisė', 'kishat ... nė Jude', Gal. 1:2 dhe 22), ose nė njėjės me njė emėr tė pėrgjithshėm (p.sh. 'Akaia', 2 Kor. 9:2). Ky pėrdorim duket sikur jep njė mbėshtetje biblike pėr konceptin e kishės rajonale, tė federatės sė kishave lokale nė njė zonė tė veēantė.
    Qė nė paragrafin e parė tė letrės sė tij drejtuar Galatasve, Pali prek dy temat te tė cilat do tė kthehet vazhdimisht: qenien apostull dhe ungjillin e tij. Nė botėn e lashtė, tė gjitha letrat fillonin me emrin e autorit, pasuar me emrin e marrėsit dhe njė pėrshėndetje ose mesazh. Por, te Letra e Galatasve, Pali zgjatet mė tepėr sesa ishte e zakonshme nė ato kohė, dhe mė tepėr sesa nė Letrat e tij tė tjera, si mbi besueshmėrinė e tij si autor, ashtu edhe mbi mesazhin e tij. Ai kishte arsye tė forta pėr ta bėrė kėtė gjė. 
    Qė nga vizita e tij nė kėto qytete tė Galatisė, kishat qė kishte themeluar ai, ishin turbulluar nga mėsuesit e rremė. Kėta njerėz kishin ngritur njė sulm tė fuqishėm mbi autoritetin dhe ungjillin e Palit. Ata e kundėrshtonin ungjillin e tij tė shfajėsimit vetėm me anė tė hirit, vetėm nėpėrmjet besimit, duke insistuar se pėr shpėtimin nevojitej mė tepėr sesa besimi nė Krishtin. Duhej edhe rrethprerja, thonin ata, dhe zbatimi i gjithė ligjit tė Moisiut (shihni Veprat 15:1,5). Pasi e dėmtuan ungjillin e Palit, ata vazhduan duke dėmtuar edhe autoritetin e tij. 'Nė fund tė fundit, kush ėshtė ky Pali?', pyesnin ata me pėrēmim. 'Sigurisht ai nuk qe njė nga dymbėdhjetė apostujt e Jezusit. Dhe me sa dimė ne, ai as nuk ka marrė autorizim nga ndokush. Ai ėshtė thjesht njė mashtrues i vetėzgjedhur'. 
    Pali i sheh qartė rreziqet e kėtij sulmi tė dyanshėm, dhe prandaj jep, qė nė fillim tė Letrės, njė deklaratė tė autoritetit tė tij apostullor dhe tė ungjillit tė tij tė hirit. Ai do t'i ftillojė kėto tema mė vonė nė Letėr, por vini re se si fillon: Pali, apostull (jo mashtrues)... Paēi hir. Kėto dy terma 'apostull' dhe 'hir' ishin fjalė tė mbarsura me kuptim nė atė situatė, dhe nė qoftė se i kuptojmė ato, kemi rrokur dy temat kryesore tė Letrės sė Galatasve. 


1. AUTORITETI I PALIT (vargjet 1, 2) 

Pali, apostull (jo nga njerėzit, as me anė tė njeriut, por nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit, qė e ringjalli prej sė vdekurish), dhe gjithė vėllezėrit qė janė me mua, kishave tė Galatisė.

Pali deklaron pėr veten e tij tė njėjtin titull qė po ia mohonin haptazi mėsuesit e rremė. Ai ishte njė apostull, njė apostull i Jezu Krishtit. Termi tashmė kishte njė kuptim tė saktė. 'Pėr herbrenjtė fjala ishte e pėrkufizuar mirė; ajo do tė thoshte njė lajmėtar i veēantė, me njė status tė veēantė, qė gėzonte autoritetin dhe misionin qė i jepej nga njė organ mė i lartė se ai vetė' (Cole, p. 31). 
    Ky ėshtė titulli qė pėrdorte Jezusi pėr pėrfaqėsuesit ose tė dėrguarit e tij tė veēantė. Nga grupi mė i madh i dishepujve, Ai zgjodhi dymbėdhjetė, i quajti ata 'apostuj', dhe i dėrgoi pėr tė predikuar (Lk. 6:13; Mk. 3:14). Kėshtu ata u zgjodhėn personalisht, u thirrėn dhe u dėrguan me mision nga Jezu Krishti, dhe u autorizuan qė tė jepnin mėsim nė emrin e Tij. Evidenca e Dhjatės sė Re ėshtė e qartė se ky grup ishte i vogėl dhe unik. Fjala 'apostull' nuk ishte njė fjalė e pėrgjithshme qė mund t'i pėrkiste ēdo tė krishteri, ashtu si fjala 'besimtar', 'shenjtor' ose 'vėlla'. Ky ishte njė term i veēantė i rezervuar pėr tė Dymbėdhjetėt dhe pėr njė ose dy tė tjerė tė cilėt Krishti i ringjallur i kishte caktuar personalisht. Prandaj, nuk mund tė ketė trashėgimi apostullore, por vetėm njė besnikėri ndaj doktrinės apostullore tė Dhjatės sė Re. Apostujt nuk patėn trashėgimtarė. Nė natyrėn e kėtij rasti, askush nuk mund tė ishte trashėgimtar. Ata ishin unikė.
    Pali deklaron se i pėrket kėtij grupi unik apostujsh. Ne duhet tė mėsohemi ta thėrrasim atė 'apostulli Pal', dhe jo vetėm 'shėn Pali', sepse nė fjalorin e Dhjatės sė Re, ēdo i krishterė tjetėr ėshtė shenjtor, ndėrsa asnjė i krishterė sot nuk ėshtė apostull. Vini re se sa qartė e dallon ai veten nga tė krishterėt e tjerė qė ishin me tė, nė kohėn kur po shkruante. Ai i quan ata, nė vargun 2, gjithė vėllezėrit qė janė me mua. Ai ėshtė i lumtur qė t'i bashkojė ata me veten nė pėrshėndetje, por ai pa ndrojtje e vendos veten tė parin, dhe i jep vetes njė titull qė nuk ua jep atyre. Ata janė tė gjithė 'vėllezėr'; por mes tyre vetėm ai ėshtė 'apostull'.
    Ai nuk na lė asnjė dyshim pėr natyrėn e apostullimit tė tij. Nė Letrat e tjera ai ėshtė i kėnaqur qė ta pėrshkruajė veten si 'I thirrur pėr tė qenė apostull' (Rom. 1:1) ose 'i thirrur apostull i Jezus Krishtit, me anė tė vullnetit tė Perėndisė' (1 Kor. 1:1). Ose, pa pėrmendur thirrjen e tij, ai e portretizon veten 'apostull i Jezus Krishtit nėpėrmjet vullnetit (ose urdhėrit) tė Perėndisė' (krs. 2 Kor. 1:1; Ef.1:1; Kol. 1:1; 1 Tim. 1:1; 2 Tim. 1:1). Megjithatė, nė fillim tė Letrės sė Galatasve, ai pėrqėndrohet nė pėrshkrimin e vetes. Ai bėn njė deklaratė tė fortė, se tė qenėt e tij apostull, nuk ėshtė nė asnjė kuptim vepėr njerėzore, por hyjnore. Tekstualisht, ai thotė se ėshtė apostull 'jo nga njerėzit, as me anė tė njeriut'. Domethėnė ai nuk ishte caktuar nga njė grup njerėzish, psh nga tė Dymbėdhjetėt, nga kisha e Jeruzalemit, kisha e Antiokisė, ose siē i caktonte apostujt Sinedri ēifut, si delegatė zyrtarė tė dėrguar me mision pėr tė udhėtuar dhe dhėnė mėsim nė emrin e tyre. Pali vetė (Sauli i Tarsit) kishte qenė njėri prej kėtyre, siē ėshtė e qartė nga Veprat 9:1,2. Por ai nuk ishte caktuar si apostull i krishterė nga ndonjė grup njerėzish. Dhe madje, duke e pranuar si tė sigurtė origjinėn hyjnore tė caktimit tė tij apostullor, kjo nuk iu soll atij pėrmes njė ndėrmjetėsuesi individual njerėzor, si Anania, Barnaba, ose ndonjė tjetėr. Pali kėmbėngul se njerėzit nuk kishin tė bėnin fare me kėtė. Misioni i tij si apostull nuk ishte njerėzor as direkt, dhe as tėrthorazi; ai ishte plotėsisht hyjnor. 
    Ai ishte, me vetė fjalėt e tij, nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit, qė e ringjalli atė prej sė vdekurish. Ėshtė pėrdorur vetėm njė parafjalė: 'nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit'. Por kontrasti me frazėn 'jo nga njerėzit, as me anė tė njeriut', sugjeron qė caktimi apostullor i Palit nuk vinte nga njerėzit, por nga Perėndia Atė, dhe jo nėpėrmjet njė njeriu, por nėpėrmjet Jezu Krishtit (nėnteksti del, rastėsisht, qė Jezu Krishti nuk ėshtė thjeshtė njė njeri). Ne e dimė nga rrugė tė tjera qė ishte kėshtu. Perėndia Atė e zgjodhi Palin qė tė ishte apostull (thirrja e tij ishte 'nėpėrmjet vullnetit tė Perėndisė') dhe e caktoi atė nė kėtė post nėpėrmjet Jezu Krishtit, tė cilin Ai e ringjalli nga vdekja. Ishte Zoti i ringjallur ai qė e ngarkoi atė me mision nė rrugėn e Damaskut, dhe Pali shumė herė i referohet kėtij takimi me Krishtin e ringjallur, si njė kusht esencial tė qenies sė tij si apostull (shihni 1 Kor. 9:1; 15:8,9). 
    Pse e pohon dhe e mbron kėshtu Pali apostullimin e tij? A ishte ai njė mburravec, i mbushur me dashuri pėr veten? Jo. A ishte kjo nga fyerja qė njerėzit kishin guxuar qė tė sfidonin autoritetin e tij? Jo. Kjo ishte ngaqė ungjilli qė predikonte ai, ishte nė rrezik. Po tė mos ishte Pali apostull i Jezu Krishtit, atėherė njerėzit mund, dhe pa dyshim do ta refuzonin ungjillin e tij. Kėtė ai nuk e duronte dot, sepse ajo qė foli Pali, ishte mesazhi i Krishtit pėr autoritetin e Krishtit. Prandaj ai e mbron autoritetin e tij apostullor, me qėllim qė tė mbronte mesazhin e tij.
    Ky autoritet i veēantė hyjnor i apostullit Pal ėshtė i mjaftueshėm nė vetvete pėr tė diskretituar dhe zhvlerėsuar disa pikėpamje moderne pėr Dhjatėn e Re. Mė lejoni tė pėrmend dy prej tyre. 

a. Pikėpamja radikale 
Pikėpamja e teologėve radikalė modernė mund tė deklarohet qartė kėshtu: Apostujt ishin thjeshtė dėshmitarė tė shekullit tė parė tė Jezu Krishtit. Ne, nga ana tjetėr, jemi dėshmitarė tė shekullit tė njėzetė, dhe dėshmia jonė ėshtė po aq e vlefshme sa dėshmia e tyre, nė mos mė e vlefshme. Kėshtu ata lexojnė nė Letrat e Palit pasazhe qė nuk u pėlqejnė, dhe thonė: 'Mirė, ky ishte mendimi i Palit. Pikėpamja ime ėshtė ndryshe'. Ata flasin sikur tė jenė apostuj tė Jezus Krishtit dhe sikur tė kenė autoritet tė barabartė me apostullin Pal pėr tė dhėnė mėsim dhe pėr tė vendosur se ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe e drejtė. Mė lejoni t'ju jap njė shembull tė njė radikali bashkohės: "Pali dhe Gjoni', shkruan ai, 'ishin njerėz me pasione tė njėjta si tonat. Sado i madh tė ketė qenė frymėzimi i tyre, ... duke qenė njerėz, frymėzimi i tyre nuk ishte i drejtė dhe uniform.... Sepse bashkė me frymėzimin e tyre bashkohej ajo masė e psikopatologjisė qė ėshtė e pėrbashkėt te tė gjithė njerėzit. Edhe ata kishin preferencat e tyre, pėr tė cilat ishin tė pavetėdijshėm. Prandaj ajo qė na thonė ata, duhet tė ketė njė cilėsi vetėvėrtetuese, ashtu si muzika. Nėse nuk e ka, ne duhet tė jemi tė pėrgatitur pėr ta refuzuar atė. Ne duhet tė kemi kurajon pėr tė mos rėnė dakord'. (Nga kapitulli i titulluar 'Kundėrshtimet psikologjike' (Psychological Objections) nga H.A.Williams; Objecions to Christian Belief; Constable, 1963, pp. 55,56. Neve na thuhet qė tė mos biem dakord, siē e shihni, mbi baza plotėsisht subjektive. Ne duhet tė preferojmė shijen tonė para autoritetit tė apostujve tė Krishtit).
    Edhe profesori Dod, qė i ka dhėnė njė kontribut tė madh lėvizjes teologjike biblike, shkruan nė tė njėjtėn mėnyrė nė hyrjen e komentarit tė tij pėr Letrėn e Romakėve: 'Mendoj se nė disa raste Pali e ka pasur gabim, dhe jam pėrpjekur ta them kėtė2'. 2. The Epistle to the Romeans, by C. H. Dodd (Moffatt New Testament Commentary, Hodder, 1932), pp. xxxiv, xxxv.Por ne nuk kemi liri pėr tė menduar dhe pėr tė bėrė njė pėrpjekje tė tillė. Apostujt e Jezus Krishtit ishin unikė nė eksperiencėn e tyre tė Jezusit tė historisė, unikė nė njohjen e Zotit tė ringjallur, unikė nė misionin e tyre me autoritetin e Krishtit dhe unikė nė frymėzimin e tyre nga Fryma e Krishtit. Ne nuk mund t'i vlerėsojmė opinionet tona mbi tė tyret, ose tė deklarojmė se autoriteti ynė ėshtė po aq i madh sa autoriteti i tyre. Sepse opinionet dhe autoriteti i tyre ishin tė Krishtit. Nėse i bindemi autoritetit tė Tij, duhet t'i bindemi edhe autoritetit tė tyre. Siē e ka thėnė Vetė Ai, 'ai qė ju pranon, mė pranon mua' (Mt. 10:40; Gjo. 13:20). 

b. Pikėpamja e kishės katolike 
Katolikėt thonė qė, mėqė autorėt e Biblės ishin kishtarė, kisha e ka shkruajtur Biblėn. Prandaj kisha ėshtė mbi Biblėn dhe ka autoritet jo vetėm pėr ta interpretuar atė, por edhe pėr t'i shtuar asaj. Por ėshtė e gabuar tė thuash se kisha e ka shkruar Biblėn. Apostujt, autorėt e Dhjatės sė Re, ishin apostuj tė Krishtit, jo tė kishės, dhe ata i shkruan letrat e tyre si apostuj tė Krishtit, dhe jo si tė kishės. Pali nuk e fillon kėtė Letėr me fjalėt 'Pali, apostull i kishės, i ngarkuar nga kisha pėr t'ju shkruar juve galatas'. Pėrkundrazi, ai ėshtė i kujdesshėm pėr tė dėftuar se misioni dhe mesazhi i tij ishin nga Perėndia; ata nuk ishin nga ndonjė njeri apo grup njerėzish, si psh nga kisha. Shihni gjithashtu vargjet 11 dhe 12.
Pra, pikėpamja biblike ėshtė qė apostujt e merrnin autoritetin e tyre nga Perėndia nėpėrmjet Krishtit. Autoriteti apostullor ėshtė autoritet hyjnor. Ai nuk ėshtė as njerėzor, dhe as kishtar. Dhe pėr shkak se ėshtė hyjnor, ne duhet t'i bindemi atij. 
    Ne kalojmė tani nga kredencialet e Palit si autor, te qėllimet e tij pėr shkrimin e letrės, nga autoriteti i tij tek ungjilli i tij. 


2. UNGJILLI I PALIT (vargjet 3,4) 

Paēi hir dhe paqe nga Perėndia Ati dhe nga Zoti ynė Jezu Krishti .... 


Pali u dėrgon Galatasve njė mesazh hiri dhe paqeje, si nė gjithė Letrat e tij. Por kėto nuk janė terma formalė dhe pa kuptim. Megjithėse fjalėt 'hir' dhe 'paqe' janė fjalė tė shkurtra, ato janė tė mbarsura me substancė teologjike. Nė fakt, ato pėrmbledhin ungjillin e shpėtimit qė predikoi Pali. Natyra e shpėtimit ėshtė paqja, ose pajtimi - paqja me Perėndinė, paqja me njerėzit dhe paqja e brendshme. Burimi i shpėtimit ėshtė hiri, favori falas i Perėndisė, i pabazuar te meritat ose veprat e njerėzve, dashamirėsia e Tij pėr ata qė nuk e meritojnė. Ky hir dhe kjo paqe rrjedhin nga Ati dhe Biri.
    Pali hidhet menjėherė te ngjarja e madhe historike nė tė cilėn u shfaq hiri i Perėndisė dhe nga e cila rrodhi paqja e tij, pra te vdekja e Jezus Krishtit nė kryq. Vargu 4: qė e dha veten e tij pėr mėkatet tona, pėr tė na shpėtuar nga kjo kohė e mbrapshtė, sipas vullnetit tė Perėndisė, Atit tonė. Megjithėse Pali ka deklaruar se Perėndia Atė e ngriti Krishtin nga tė vdekurit (vargu 1), ai shkruan tani se ėshtė pėrmes dhėnies sė Vetes pėr tė vdekur nė kryq, qė Ai na shpėton. Le tė shqyrtojmė mėsimin e pasur qė ėshtė dhėnė kėtu pėr vdekjen e Krishtit. 

a. Krishti vdiq pėr mėkatet tona 
Karakteri i vdekjes sė tij ėshtė vėnė nė pah te shprehja 'qė e dha veten e tij pėr mėkatet tona'. NEB e pėrkthen me fjalėt 'qė e flijoi veten pėr mėkatet tona'. Vdekja e Jezu Krishtit nuk ishte kryesisht njė shfaqje dashurie, dhe as shembull heroizmi, por njė flijim pėr mėkatin. Me tė vėrtetė, pėrdorimi nė disa nga dorėshkrimet mė tė mira tė parafjalės peri nė frazėn 'pėr mėkatet tona', mund tė jetė njė rikumbim i shprehjes sė Dhjatės sė Vjetėr pėr flijimin pėr mėkatin1. 1. LXX (Septuaginta - pėrkthimi nė greqisht i Dhjatės sė Vjetėr) peri hamartias, psh Lev. 5:11 dhe Num. 8:8. Krahaso Rom. 8:3 dhe 1 Pj. 3:18, ku parafjala ėshtė pėrsėri peri.Dhjata e Re mėson se vdekja e Krishtit ishte njė flijim pėr mėkatin, flijimi unik me tė cilin mund tė falen dhe tė hiqen mėkatet tona. Kjo e vėrtetė e madhe nuk shpjegohet kėtu, por mė vonė nė Letėr (3:13) na thuhet se Krishti nė fakt u bė 'mallkim pėr ne'. Ai mbarti nė personin e Tij tė drejtė mallkimin ose gjykimin qė meritonin mėkatet tona.
    Martin Luteri komenton qė 'kėto fjalė janė bubullima tė forta nga qielli kundėr gjithė llojeve tė drejtėsisė' (Luther, p. 47), domethėnė, nga gjithė format e vetėdrejtėsisė. Sapo ta shohim se Krishti 'e dha veten e tij pėr mėkatet tona', e kuptojmė se ne jemi mėkatarė tė paaftė qė ta shpėtojmė vetveten, dhe heqim dorė nga besimi te vetja pėr tė qenė tė drejtė.

b. Krishti vdiq pėr tė na shpėtuar nga kjo eopkė
Nė qoftė se natyra e vdekjes sė Krishtit nė kryq ishte 'pėrmėkatet tona', qėllimi i saj ishte 'pėr tė na shpėtuar nga kjo kohė e mbrapshtė' (vargu 4, LIM). Bishopi Lajtfut shkruan se folja ('ēliruar', 'shpėtuar') 'ėshtė lajtmotivi kryesor i letrės'. 'Ungjilli ėshtė njė ēlirim,' shton ai, 'njė largim nga gjendja e skllavėrisė' (J.B. Lightfoot, p.73).
    Krishtėrimi nė fakt ėshtė njė fe ēlirimi. Folja greke nė kėtė varg ėshtė e theksuar (exaireo, nė diatezėn vetvetore). Ėshtė pėrdorur te Veprat pėr ēlirimin e izraelitėve nga skllavėria egjiptiane (7:34), pėr ēlirimin e Pjetrit nga burgu dhe nga mbreti Herod (12:11), dhe pėr ēlirimin e Palit nga njė turmė e zemėruar, qė ishte gati duke e vrarė atė (23:27). Ky varg te Letra e Galatasve ėshtė vendi i vetėm ku ajo pėrdoret nė mėnyrė figurative pėr shpėtimin. Krishti vdiq pėr tė na shpėtuar.
    Nga ēfarė na ēliron Ai me anė tė vdekjes sė Tij? Jo nga 'kjo botė e ligė e sotme', siē thuhet tek AV. Sepse qėllimi i Perėndisė nuk ėshtė qė tė na heqė nga bota, por qė ne tė qėndrojmė nė tė dhe tė jemi edhe 'drita e botės', edhe 'kripa e tokės'. Por Krishti vdiq pėr tė na shpėtuar 'nga kjo epokė e mbrapshtė' (NEB), ose ndoshta duhet tė thuhet 'nga kjo epokė e tė mbrapshtit', meqė ai (djalli) ėshtė zoti i saj. Mė lejoni ta shpjegoj kėtė. Bibla e ndan historinė nė dy epoka: nė 'kėtė epokė' dhe nė 'epokėn qė vjen'. Kjo na tregon pėr mė tepėr, se 'epoka qė vjen' ka ardhur tashmė, sepse Krishti e ka inaguruar atė, megjithėse epoka e sotme nuk ka kaluar akoma nė mėnyrė pėrfundimtare. Pra, tė dy epokat po e kryejnė rrugėn e tyre paralelisht. Ato bien mbi njėra-tjetrėn. Kthimi nė krishtėrim do tė thotė qė tė shpėtohesh nga epoka e vjetėr dhe tė transferohesh nė epokėn e re, nė 'epokėn qė vjen'. Dhe jeta e krishterė ėshtė jetimi nė kėtė epokė, i epokės qė vjen.
    Prandaj qėllimi i vdekjes sė Krishtit, nuk ishte vetėm pėr tė na sjellė faljen, por qė, pasi tė kemi marrė faljen, tė mund tė jetojmė njė jetė tė re, jetėn e epokės qė vjen. Krishti e dha veten pėr mėkatet tona pėr tė na shpėtuar nga kjo epokė e mbrapshtė.

c. Krishti vdiq sipas vullnetit tė Perėndisė 
Pasi shqyrtuam natyrėn dhe objektin e vdekjes sė Krishtit, vijmė tani te burimi ose origjina e saj. Kjo ndodhi sipas vullnetit tė Perėndisė, Atit tonė. Edhe shpėtimi ynė nga kjo kohė e mbrapshtė, edhe mjetet me tė cilat ajo ėshtė realizuar, janė sipas vullnetit tė Perėndisė. Ato sigurisht nuk janė sipas vullnetit tonė, sikur ne ta kishim arritur vetė shpėtimin tonė. Dhe as nuk janė vetėm sipas vullnetit tė Krishtit, sikur Ati vetė tė ishte i pavullnetshėm pėr tė vepruar. Nė kryq, vullneti i Atit dhe vullneti i Birit ishin nė harmoni tė pėrkryer. Ne nuk duhet tė nėnkuptojmė as se Biri dėshiroi tė bėnte diēka kundėr vullnetit tė Atit, dhe as se Ati i kėrkoi Birit qė tė bėnte diēka kundėr vullnetit tė Tij. Pali shkruan se Biri 'e dha veten e tij' (vargu 4a) dhe se vetėflijimi i Tij ishte 'sipas vullnetit tė Perėndisė' (vargu 4b). 
    Si pėrmbledhje, ky varg na mėson se natyra e vdekjes sė Krishtit ėshtė njė flijim pėr mėkatin, ku qėllimi i saj ėshtė tė na shpėtojė nga kjo epokė e mbrapshtė, dhe origjina e saj ėshtė vullneti i hirshėm i Atit dhe i Birit. 


KONKLUZION

Ajo qė ka bėrė apostulli nė tė vėrtetė nė kėto vargje tė hapjes sė Letrės, ėshtė evidentimi i tre etapave tė veprimit hyjnor pėr shpėtimin e njeriut. Etapa e parė ėshtė vdekja e Krishtit pėr mėkatet tona pėr tė na shpėtuar nga kjo epokė e mbrapshtė. Etapa e dytė ėshtė caktimi i Palit si apostull pėr tė dhėnė dėshmi pėr Krishtin qė vdiq dhe u ringjall. Etapa e tretė ėshtė dhurata pėr ne qė besojmė hirin dhe paqen e fituar nga Krishti dhe tė shpallur nga Pali.
    Nė secilėn nga kėto tre etapa, Ati dhe Biri kanė vepruar ose kanė vazhduar tė veprojnė sė bashku. Vdekja mėkatmbartėse e Jezusit ishte edhe njė vepėr e vetėflijimit edhe sipas vullnetit tė Perėndisė Atė. Autoriteti apostullor i Palit ishte 'nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Perėndisė Atit, qė e ringjalli prej sė vdekurish'. Dhe hiri dhe paqja qė gėzojmė si rezultat, janė gjithashtu 'nga Perėndia Atė dhe nga Zoti Jezu Krisht'. Sa e bukur qė ėshtė kjo! Kėtu kemi Perėndinė tonė, Perėndinė e gjallė, Atin dhe Birin, qė punojnė nė hir pėr shpėtimin tonė. Sė pari, nga ana historike, Ai e arriti kėtė nė kryq. Sė dyti, Ai e ka shpallur kėtė nė Shkrim pėrmes apostujve tė Tij tė zgjedhur. Sė treti, Ai e dhuron atė nė eksperiencėn e besimtarėve sot. Ēdo etapė ėshtė e domosdoshme. Nuk mund tė ketė sot eksperiencė tė krishterė, pa veprėn unike tė Krishtit nė kryq, tė dėshmuar nė mėnyrė unike nga apostujt. Krishtėrimi ėshtė njė fe si historike, ashtu edhe e pėrjetuar. Vėrtetė, njė nga lavditė kryesore ėshtė kjo lidhje mes historisė dhe eksperiencės, mes sė kaluarės dhe tė tashmes. Ne nuk duhet tė pėrpiqemi kurrė qė t'i ndajmė ato. Nėse duam tė gėzojmė sot hirin dhe paqen e Krishtit, ne nuk mund tė bėjmė pa veprėn e Krishit, dhe as nuk mund tė bėjmė pa dėshminė e apostujve tė Krishtit.
    S'ėshtė ēudi qė Pali e pėrfundon paragrafin e parė me doksologjinė: i cili pastė lavdi (lavdinė qė i pėrket, lavdinė qė takon atij) nė shekuj tė shekujve. Amen.

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com