Beselidhja Publishing logoPjesė nga 1 Pjetri

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

 

Mesazhi i Letrės sė Parė tė Pjetrit

 

Parathėnia e Autorit

 

Ky zbėrthim ėshtė shkruar me shpresė pėr t’u lexuar, dhe jo thjesht pėr t’u konsultuar. Procesi i shkrimit ka sjellė nderim dhe gėzim tė ri ndaj mrekullisė sė fjalės sė shkruar tė Perėndisė dhe Zotit tė asaj fjale.

Unė jam pėrpjekur tė bashkoj pesė perspektiva:

1.        Dėshminė e Pjetrit, duke e ballafaquar me pėrvojėn e tij si apostull i Krishtit.

2.        Premtimet e Dhjatės sė Vjetėr, me tė cilat letra ėshtė mbushur.

3.        Besimin apostullor qė Pjetri kishte tė pėrbashkėt me Palin dhe autorėt e tjerė tė Dhjatės sė Re.

4.        Botėn heleniste nė tė cilėn jetonin dėgjuesit e tij.

5.        Botėn tonė dhe domethėnien qė letra ka pėr ne.

 

Proēesi i shkrimit tė kėtij zbėrthimi ka thelluar admirimin dhe mirėnjohjen time pėr studimin e devotshėm akademik tė interpretuesve tė Pjetrit pėrgjatė viteve. Padyshim qė nuk na mungojnė komentarė tė shkėlqyer tė shkruar pėr Letrėn e Parė tė Pjetrit, dhe disa prej tyre lexohen me lehtėsi. Komentari i gjatė nga kryepeshkopi Robert Leiton (Leighton), i shkruar nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, ėshtė njė libėr klasik pėr lexim devocional. Ueini Grudem (Wayne Grudem) me shumė mirėsjellje mė siguroi njė dorėshkrim tė komentarit tė tij tė fundit; ndjej keqardhje qė shumica e punės sime kishte pėrfunduar, para se tė mė binte nė dorė pėr konsultė ky studim akademik (dhe i lexueshėm). Do t’i shprehja vlerėsim tė veēantė Samuel Benetros (Bénétreau) nga “Free Faculty of Evangelical Theology” nė Vaux-sur-Seine, Francė. Unė besoj qė komentari i tij mund tė pėrkthehet nė anglisht.

Falenderimet e mia i takojnė Xhon Stotit (John Stott) pėr propozimin e kėtij projekti dhe pėr udhėzimin e tij tė urtė dhe tė durueshėm; Jozef Rajanit (Rev. Joseph F. Ryan) si dhe pleqve e stafit tė “Trinity Presbyterian Church”, nė Charlottesville tė Virxhinias, pėr lutjet dhe mbėshtetjen e tyre; Znj. Dela Xhons (Del Jones) qė shtypi shėnimet e mėposhtme; si dhe dhėndrit dhe vajzės sonė, Xhej dhe Debora Ueininger (Jay & Deborah Weininger), dhurata e hirshme e tė cilėve e futi pikėsėpari Trinity Church nė epokėn e kompiuterit.

Gruaja ime Jeni (Jean) zbuloi shumė mėnyra pėr tė mė ofruar ndihmė nė kėtė punė, si nė ēdo projekt tė jetės sonė bashkėshortore.

 

EDMUND  P. CLOWNEY

 

 

 

Hyrje

 

Ceslas Spicq e fillon komentarin e tij tė vlefshėm pėr Letrėn e Parė tė Pjetrit me kėtė pėrshkrim tė goditur:“Letra e Parė e Shėn Pjetrit – rezumeja mė e ngjeshur e Dhjatės sė Re pėr besimin e krishterė dhe sjelljen qė frymėzon – ėshtė njė model i njė ‘letre pastorale’”.

Pastorale – padyshim qė letra e Pjetrit ėshtė e tillė. Apostulli kėrkon tė inkurajojė dhe tė risigurojė kishat e krishtera nė Azinė e Vogėl, ndėrkohė qė kanė filluar kohėt e stuhishme tė persekutimit. Kėto stuhira fryjnė edhe sot psh. nė Indi, ku njė turmė hinduistėsh shkatėrrojnė njė kishė tė krishterė, tė ndėrtuar me sakrifica tė mėdha nė lagjen mė tė varfėr tė Bombeit; nė shumė vende komuniste, ku pohimi i besimit nė Krishtin tė ēon nė humbjen e privilegjit tė arsimimit dhe tė mundėsive pėr punė, dhe shpesh rezulton nė burgosje. Nė pjesėn dėrrmuese tė vendeve anglishtfolėse kėrcėnime tė tilla mund tė duken tė largėta; ndoshta nuk arrijmė tė lexojmė shenjat e kohės. Megjithatė, asnjė i krishterė i vėrtetė nuk e mėnjanon vuajtjen dhe nuk mund t’i shmanget njė mase vuajtjesh pėr hir tė Krishtit. Pjetri na flet tė gjithėve, kur tregon pėr vuajtjen e tanishme dhe lavdinė e ardhme.

Letra pastorale e Pjetrit na nxit pėrmes udhėzimit. Nevojat tona mė tė thella na shtyjnė te besimet tona mė tė thella. Ēfarė shprese kemi? Pjetri shpall Jezus Krishtin, shpresėn tonė tė sigurt nė kėtė botė dhe nė pėrjetėsi. Pėrgjatė gjithė letrės sė tij ai e rrėnjos shpresėn tonė nė realitetin e asaj qė Perėndia ka bėrė dhe ka akoma pėr tė bėrė pėr ne pėrmes Krishtit. Apostulli ėshtė njė dėshmitar, jo vetėm i asaj qė Jezusi bėri dhe tha kur ishte nė varkėn apo nė shtėpinė e Pjetrit, por edhe i kuptimit tė jetės, vdekjes, ringjalljes dhe ngritjes sė Krishtit. Dėshmia e Pjetrit pėr jetėn e Jezusit reflektohet nė Ungjillin e Markut. Nė kėtė letėr ai na tregon se cili ėshtė kuptimi i kėsaj historie pėr ne, kur Jezusi na thėrret pėr tė marrė kryqin tonė dhe ta ndjekim atė.

 

 

 

1. Kujt iu shkrua kjo letėr?

 

Ponti, Galatia, Kapadokia, Azia dhe Bitinia janė provincat ku jetonin tė krishterėt, tė cilėve u drejtohet letra. Nėse termat janė pėrdorur pėr tė pėrmendur provincat romake, atėherė zona mbulon tė gjithė Azinė e Vogėl nė veri tė vargmalit Taurus, qė kufizon bregun jugor. Kėtu do tė pėrfshihej pjesa mė e madhe e Turqisė sė sotme. Megjithatė ka shumė mundėsi qė termat tė pėrshkruajnė rajone, mė tepėr sesa provinca zyrtare. Po tė jetė kėshtu, atėherė zona na shfaqet mė e vogėl, pėrderisa Galatia dhe Azia, tė menduara si rajone, ishin mė tė kufizuara. Domethėnia e mundshme e kėsaj zone mė tė vogėl do tė ishte mospėrfshirja e disa prej rajoneve tė veprimtarisė intensive misionare tė Palit (psh. Antiokia e Pisidisė, Iconi, Listra dhe Derbe). Pali u ndalua nga Fryma qė tė mos hynte nė Bitini; a mos ishte rezervuar pėr tė tjerė ky rajon? Euzebi, historiani i hershėm i kishės, na sugjeron qė vetė Pjetri mund tė ketė marrė pjesė nė ungjillizimin e zonave tė pėrmendura. Duket qartė se Pjetri ka patur arsye qė u drejtohet tė krishterėve nė kėto provinca apo rajone, dhe jo tė tjerėve. (Ai nuk pėrfshin Lician dhe Pamfilinė, apo Cilicinė, provincėn nė jug tė Maleve Taurus). Supozimi se ai ka pasur parasysh zona tė Azisė sė Vogėl, qė kanė pasur lidhje mė tė drejtpėrdrejta me shėrbesėn e tij, sesa me tė Palit, duket mė bindės.

Ponti dhe Bitinia, nė breg tė Detit tė Zi, pėrmenden veēas, megjithėse ishin bashkuar nė njė provincė romake. Janė bėrė sugjerime qė Pjetri fillon me Pontin dhe mbaron me Bitininė, sepse ai ka parasysh itinerarin, qė Sila apo ndonjė lajmėtar tjetėr mund tė ndiqte pėr dorėzimin e letrės; njė udhėtar mund tė fillonte nga Amisi, nė fundin lindor tė Pontit nė Detin e Zi, dhe tė mbaronte nė Kalcedon tė Bitinisė. Prej atje ai mund tė kapėrcente nė Bizant, ku mund t’i hipej anijes pėr nė Romė.

Zonat gjeografike, tė cilave u drejtohet, pėrfshijnė njė “pėrzierje fantastike territoresh” – rajone bregdetare, pjesė malore, rrafshnalta, liqene dhe lumenj. Banorėt ishin edhe mė tė ndryshėm. Ata kishin “origjina, rrėnjė etnike, gjuhė, zakone, fe dhe histori politike tė ndryshme”. Galatia e kishte marrė emrin nga Gali, qė ishte vendosur atje; galishtja flitej akoma nė atė vend nė shekullin e katėrt. Luka i referohet gjuhės likaonase, qė flitej nga popullsia e Listrės (Vep. 14:11). Nė Azinė e Vogėl kishte njė popullsi tė konsiderueshme hebrenjsh. Hebrenj nga Kapadokia, Ponti dhe Azia ishin tė pranishėm nė Jeruzalem nė ditėn e Rrėshajave dhe dėgjuan predikimin e Pjetrit (Vep. 2:9). Tė kthyerit nė besim nga kjo ngjarje, pasi janė kthyer nė provincat e tyre, ka mundėsi tė kenė mbjellė ungjillin atje.

Nėse pėrhapja e besimit tė krishterė nė kėto rajone ka ndjekur modelin e strategjisė misionare tė Palit, mund tė supozojmė qė kishat u themeluan sė pari nė qėndrat urbane, dhe se besimtarėt hebrenj sė bashku me pasuesit johebrenj tė judaizmit (“Perėndi-druajtės”), formuan bėrthamėn origjinale tė shumė kishave dhe bashkėsive nė shtėpi. Megjithatė, shumica e popullsisė ishte rurale; pjesa qėndrore ishte e mbushur me fshatra fisnorė, ku kultura romake nuk kishte ndikuar shumė. Fuqia e ungjillit tė krishterė mes popujve fisnorė mund tė jetė bėrė e dukshme pikė sė pari nė Azinė e Vogėl. Pėrvoja e Palit dhe e Barnabės nė Listėr tregon ndikimin dramatik tė ungjillit nė njė rajon qė ishte pjesėrisht i helenizuar (Vep. 14:8-18).

Ndėrkohė qė nuk e dimė se ēfarė “grup-popullsie” apo shtresash shoqėrore pėrfshiheshin mes tė krishterėve tė Azisė sė Vogėl, na befason uniteti qė del nga ungjilli. Sado tė ndryshme tė ishin prejardhjet e kėtyre njerėzve, ata ishin bėrė populli i ri i Perėndisė, vėllazėria, populli i zgjedhur i shpėrndarė nė botė (2:9-10, 17; 5:9; 1:1).

Termat pėrfshirės me tė cilėn kjo letėr flet pėr kishėn, e bėjnė tė qartė qė Pjetri po i drejtohet tė gjithė kishės, dhe jo thjesht njė segmenti tė komunitetit tė krishterė. Ai nuk u shkruan vetėm atyre qė janė “qytetarė tė huaj” nė kuptimin e drejtpėrdrejtė,[1] dhe as vetėm besimtarėve hebrenj. Ēėshtja e fundit ėshtė diskutuar pėr njė kohė tė gjatė. Po tė ishte se Pjetri po u shkruante besimtarėve hebrenj, atėherė ata duhet tė ishin hebrenj tė shthurur, pasi Pjetri flet pėr “mėnyrėn e kotė tė tė jetuarit tė trashėguar nga etėrit” (1:18). Ai e pėrshkruan atė jetė tė keqe: “... pėr tė kėnaqur gjėrat e dėshiruara nga johebrenjtė, kur ecnim nė shthurje, nė pasione, nė dehje, nė teprime, nė tė ngrėna e nė tė pira dhe nė idhujtari tė neveritshme” (4:3). Hebrenjtė do tė ishin me tė vėrtetė tė shthurur pėrderisa pėrshkruhen tė tillė! Por edhe sikur jetėt e tyre tė ishin krejtėsisht pagane, vėshtirė se Pjetri do tė thoshte, qė njė mėnyre e tillė jetese iu trashėgua atyre nga etėrit. Dhe as nuk do tė mund tė kuptonim befasimin e tė afėrmve paganė, nėse kėta hebrenj femohues do t’i ktheheshin jetės morale tė judaizmit. Si rrjedhim, duket qartė qė Pjetri i shikon kishat, tė cilave u shkruan, me besimtarė kryesisht johebrenj. Pėrdorimi i zgjeruar qė Pjetri i bėn Dhjatės sė Vjetėr zbulon pėrgatitjen e tij hebraike, por nuk duhet tė supozojmė tė njėjtėn prejardhje edhe pėr dėgjuesit e tij. Letrat e Palit drejtuar kryesisht kishave johebraike, mbėshteten gjithashtu nė Dhjatėn e Vjetėr.

 

 

2. Kush e shkroi letrėn?

 

Adresa e letrės shpall apostullin Pjetėr si autor, - njė deklaratė qė nuk duhet zhvlerėsuar. Nuk ėshtė e vėrtetė qė kisha do ta konsideronte njė deklaratė tė tillė si njė “mjet letrar tė padėmshėm”. Njė numėr veprash tė tjera, qė deklaronin se ishin shkruar nga Pjetri, u hodhėn poshtė si jo-apostullore. Pėrderisa apostujt konsideroheshin me tė drejtė persona tė veshur me autoritetin e Krishtit pėr themelimin e kishės, atėherė deklaratat e rreme ndaj kėtij autoriteti nuk mund tė kaloheshin lehtė. Do tė na mjaftonte tė rikujtonim mbrojtjen, qė Pali i bėn postit tė tij apostullor, pėr tė parė rėndėsinė qė kisha i kishte vėnė autoritetit apostullor.

Vlerėsimi i letrės nė shkrimet e tjera, ėshtė i hershėm dhe i fortė. Referenca mė e hershme gjendet te 2 Pjetrit 3:1. Klementi i Romės (para fundit tė shekullit tė parė) citon nga letra, edhe pse ai nuk e identifikon citimin. Citimet hasen nė autorė tė tjerė tė krishterė. Ireneu, nė shekullin e dytė, ia atribon qartė citimin e tij kėsaj letre.

Ata qė mendojnė se Pjetri nuk ishte autori i letrės, nxjerrin katėr argumenta kryesorė. Sė pari ata mbajnė anėn qė stili grek ėshtė tepėr i pastėr pėr njė peshkatar galileas (njė referencė te Papia pėr Gjon Markun si “interpretues” i Pjetrit, ėshtė kuptuar sikur Pjetri kishte nevojė pėr njė interpretues, pėr shkak se nuk e fliste rrjedhshėm greqishten). Sė dyti, mendohet se persekutimet, pėr tė cilat bėhet fjalė nė letėr, nuk ndodhėn deri sa vdiq Pjetri. Sė treti, thuhet se letra ėshtė shumė e ngjashme me shkrimet e Palit, dhe nuk ka mundėsi qė tė jetė e Pjetrit. Sė katėrti, shumė persona qė vėrejnė ndryshime domethėnėse nga shkrimet e Palit, mbajnė qėndrimin qė 1 Pjetrit pėrmban material tradicional mėsimor nga kisha e hershme, dhe nuk ėshtė lloji i letrės qė do tė ishte shkruar nga njė prej dishepujve tė parė tė Jezusit

Kundėrshtimi i fundit gjen pėrgjigje kur pranojmė qėllimin e letrės. Dėshmia okulare e Pjetrit pėr fjalėt dhe veprat e Jezusit ishte dhėnė tashmė. “Interpretimi” nga Gjon Marku i mesazhit tė Pjetrit pėrfshinte edhe shkrimin e dėshmisė sė Pjetrit nė ungjillin e Markut. Nė letėr presupozohet njė njohje e historisė sė Jezusit, dhe Pjetri ėshtė i preokupuar pėr tė udhėzuar kishėn nė interpretimin apostullor tė ungjillit. Ky mėsim apostullor gjendet edhe te letrat e Palit. Kundėrshtimi qė 1 Pjetrit ėshtė shumė paliniste, gjen pėrgjigje kur pranojmė faktin qė Pali, ashtu si edhe Pjetri, e pėrshtati mėsimin e tij ndaj “modelit tė mėsimit tė shėndetshėm” apostullor. Nga ana tjetėr, mėsimi i Pjetrit ka elementė tė veēantė. Pėr shembull, Pali nuk e pėrdor si Pjetri pėrshkrimin e veprės sė Krishtit si “shėrbėtor i Zotit”.

       Ėshtė e vėrtetė qė data tradicionale pėr vdekjen e Pjetrit nė kohėn e mbretėrimit tė Neronin, vjen para periudhave kryesore tė persekutimit romak. Megjithatė, letra nuk reflekton njė situatė zyrtare dhe tė pėrgjithshme shtypjeje. Pėrkundrazi, ajo ishte njė kohė ngacmimi lokal dhe persekutimi sporadik, njė kohė gjatė sė cilės tė krishterėt paralajmėrohen tė pėrgatiten pėr vuajtje mė tė mėdha nė tė ardhmen pėr hir tė Krishtit.

     Ēėshtja e aftėsisė sė Pjetrit pėr tė shkruar nė njė greqishte tė kulluar, ėshtė kthyer nė njė kundėrshtim tė rėndėsishėm pėr autorėsinė e tij. Disa komentatorė, tė cilėt janė tė mendimit se letra nuk ėshtė shkruar nga Pjetri, mendojnė se ai ėshtė ndihmuar, dhe se pėrmendja qė i bėn Silas (5:12), tregon se cili ka qėnė ndihmėsi. Edhe ky argument ėshtė kundėrshtuar. Si fillim, greqishtja e Letrės sė parė tė Pjetrit nuk ka njė stil aq tė kulluar sa ē’ėshtė sugjeruar. Pėr mė tepėr, akuza qė greqishtja e Pjetrit duhet tė ketė qenė minimale dhe e mangėt bie, sepse nuk merr parasysh kulturėn dygjuhėshe tė Betsaidės nė Galile. Njė gramatolog me imagjinatė i gjuhės greke ka thėnė, se Galileja mund tė krahasohet me njė rajon dygjuhėsh si Uellsi, dhe se greqishtja e Pjetrit ishte po aq e mirė sa anglishtja e njė personi nga Uellsi. Ceslas Spicq na kujton qė Pjetri, nė fund tė fundit, morri dhuntinė e gjuhėve tė panjohura ditėn e Rrėshajave (Pentakostit).

     Siguria mė e madhe e autencitetit tė Letrės sė Parė tė Pjetrit vjen nga vetė letra. Mesazhi i saj lidhet ngushtė me fjalimet e Pjetrit tė raportuara nė librin e Veprave. Spicq na e tėrheq vėmendjen pėr te 1 e Pjetrit 1:10-12, njė seksion unik nė letrat e Dhjatės sė Re. Seksioni flet pėr hetimet kėrkuese qė bėnin profetėt e Dhjatės sė Vjetėr, ndėrsa pristin ditėn e Krishtit. “Kjo”, - thotė ai, “mund tė pritet vetėm nga pena e apostullit, i cili themeloi apologjetikėn e parė tė krishterė, duke iu referuar dėshmisė sė tyre”.[2] Gjithashtu, referencat nė letėr pėr vuajtjet e Krishtit reflektojnė kuptimin qė kishte Pjetri pėr thirrjen e Jezus Krishtit si Shėrbėtor i Zotit, njė kuptim qė u morr nga vetė mėsimi dhe shembulli i Krishtit. Siē thotė Siluini (Selwyn): “Pėrshtypja e dėshmitarit okular rrjedh pėrgjatė gjithė letrės dhe i jep asaj njė karakter tė veēantė”. Pjetri mrekullohet nga dashuria e atyre qė nuk e kanė parė kurrė Krishtin (1:8); mesazhi i tij pėr shpresėn e gjallė nė Krishtin e ka origjinėn nė dėshpėrimin e tij nė kryqėzimin e Krishtit dhe nė gėzimin e tij nė bashkėsinė me Krishtin e ringjallur. Theksi i tij mbi pėrulėsinė ka njė kuptim prekės pas krenarisė qė i pararendi dėshtimit tė tij. Zoti e ka ngarkuar atė pėr tė kullotur tufėn e tij, dhe ai ia kalon atė thirrje nėnbarinjve tė tjerė.

Sa pėr rolin e Silas (“Silvani” nė disa versione), shihni komentet te 5:12. Sila ishte bashkėmisionari i Palit nė Azinė e Vogėl dhe nė Greqi, dhe pėrmendet me Palin nė letrat drejtuar thesalonikasve. Ai ishte edhe pėrfaqėsues i apostujve dhe i pleqve nė Jeruzalem, dhe ėshtė quajtur profet (Vep. 15:32). Edhe po tė kishte shėrbyer si redaktor dhe bashkautor me Pjetrin, kėtė e ka bėrė si njeri i frymėzuar. Fraza e Pjetrit qė pėrshkruan shėrbimin e Silasit, pėrdoret pėr mbajtėsin e njė letre, i cili konsiderohej si njė pėrfaqėsues i dėrguesit. Ky ishte funksioni i Silasit nė lidhje me letrėn e dėrguar nga Jeruzalemi, sipas pėrshkrimit te Veprat 15. Nėse Sila ishte mbartės nė njė rol tė tillė, atėherė ka qėnė mė shumė se njė letėr-mbartės. Ai kishte tė drejtėn e fjalės nė Kėshillin e Jeruzalemit, qė e pėrgatiti letrėn e mbajtur nga ai, pėr atė bashkėsi. Pra, edhe ai, mund tė jetė konsultuar me Pjetrin nė pėrgatitjen e letrės, ose mund ta ketė hartuar atė nėn drejtimin e Pjetrit.

 

 

3. Ēfarė lloj letre ėshtė?

 

Nė letrėn e shkurtėr tė Pjetrit haset njė varietet i madh si nė formė ashtu edhe nė pėrmbajtje. Citimet nga Dhjata e Vjetėr janė tė shumta. Psalmi 34, pėr shembull, citohet dy herė (2:3; 3:10-12), dhe temat e tij tė shpresės pėr tė persekutuarit lėshojnė jehonė pėrgjatė gjithė letrės.[3] Edhe pse nuk bėhet ndonjė citim direkt i fjalėve tė Jezusit, 1 e Pjetrit, ashtu si Jakobi, pasqyron vazhdimisht thėniet e Mjeshtrit (Mėsuesit).

Disa do tė thonė qė 1 e Pjetrit nuk ėshtė njė letėr, por njė predikim ose udhėzim katekizmor pėr tė shoqėruar sakramentin e pagėzimit. Ajo ėshtė pėrdorur madje edhe si liturgji pėr shėrbesa pagėzimi. (Pagėzimi supozohet tė zėrė vend pas 2:21). Sidoqoftė, siē e bėn tė qartė edhe Uejni Grudem, e vetmja referencė specifike pėr pagėzimin nė kėtė letėr gjendet te 3:21, dhe “pėrmendja e fillimit tė jetės sė krishterė nuk nėnkupton nė vetvete njė referencė pėr pagėzimin”. Njė formė tjetėr, qė spikatet nė letėr, ėshtė ajo e himneve tė hershme tė krishtera apo e rrėfimeve tė besimit. Nuk pėrjashtohet mundėsia, por shprehja ritmike qė pėrcjell njė himn ose njė kredo (besore) mund tė jetė thjesht oratoria e predikimit dhe e mėsimit.

Thėnia mė e mirė pėr formėn e letrės sė parė tė Pjetrit mbetet pėrmbledhja nė fund tė saj: “Ju shkrova shkurt duke ju bėrė thirrje dhe duke ju dėshmuar se hiri i vėrtetė i Perėndisė ėshtė ai nė tė cilin qėndroni.” (5:12b). Letra ėshtė plot me inkurajim dhe dėshmi, qė janė karakteristike pėr mėsimdhėnien apostullore. Ne mund tė supozojmė se kjo nuk ėshtė hera e parė, qė Pjetri ka dhėnė mėsim pėr kėto gjėra. Por letra ėshtė e shkruajtur lirshėm; Pjetri nuk ka mbledhur copa materialesh nga tė tjerėt. Ai flet me kuptim dhe ndjenjė tė thellė, nga njohuria e vet si apostull i Krishtit.

 

 

4. Ku dhe kur u shkrua?

 

“Babilonia” nga e cila Pjetri i dėrgon pėrshėndetjet e veta (5:13), vėshtirė se mund tė ketė qenė qyteti i braktisur dhe i rrėnuar i Mesopotamisė. Roma quhet “Babiloni” nė librin e Zbulesės,[4] dhe ėshtė e kuptueshme qė Pjetri e pėrdor emrin nė mėnyrė simbolike. Ai e sheh kishėn e krishterė si popullin e Perėndisė nė mėrgim dhe shtegtim.[5] Babilonia ishte qyteti i madh i perandorisė botėrore pėr profetėt e Dhjatės sė Vjetėr. Ai ishte gjithashtu qyteti i mėrgimit, ku Izraeli jetoi si i huaj. Pėrdorimi qė Pjetri i bėn emrit “Babiloni”, i kujton dėgjuesve qė edhe ai ka tė njėjtin status “mėrgimtari” si ata.

Pėr mė tepėr, etėrit e hershėm tė kishės e kishin kuptuar qė si Pjetri ashtu edhe Pali, ishin martirizuar nė Romė. Eusebiusi, historiani i kishės sė hershme, citon nga Papia dhe Origeni pėr ta mbėshtetur kėtė gjė. (Papia, peshkop i Hierapolisit vdiq rreth vitit 130 pas Kr.). Gjon Marku, i cili pėrmendet nga Pjetri (5:13), pėrmendet gjithashtu edhe nga Pali, qė shkruan nga Roma.[6]

Pėrderisa letra e Pjetrit pėrmend Markun por jo Palin, nuk ka tė ngjarė qė Pali tė ketė qenė nė Romė nė kohėn kur u shkrua letra. Nė tė njėjtėn mėnyrė, Pali nuk e pėrmend Pjetrin nė letrat e tij, edhe kur duket se pėrmend “njerėzit nga rrethprerja”, tė cilėt mbetėn shokėt e tij besnikė.[7] Sipas traditės, Pjetri ka qenė nė Romė vetėm nė fund tė jetės sė tij. Si rrjedhim, Pjetri me sa duket ka shkruar nga Roma pasi Pali kishte ikur, i liruar prej burgimit tė tij tė parė nė vitin 62 pas Kr.

Nuk ka tė ngjarė tė ketė filluar akoma sulmi i zjarrtė i Neronit mbi tė krishterėt e Romės. Dikush mund tė supozojė qė Pjetri do t’i ishte referuar kėsaj, duke pėrshkruar besnikėrinė ndaj mbretit (2:13-17). Viti 63 pas Kr., pas largimit tė Palit dhe para persekutimit tė Neronit, duket mė i mundshėm.

  

5. Cili ėshtė mesazhi i saj?

 

Duke u pėrballur me sulmet kėrcėnuese ndaj ungjillit, Pjetri dėshmon pėr hirin e Perėndisė, realitetin e pamasė tė asaj qė Perėndia ka bėrė nė Jezus Krishtin. Apostulli e di qė Jezusi u ringjall nga tė vdekurit; ai e pa atė tė ngjitej nė qiell. Gjithashtu, ai e di pse Jezusi vdiq dhe se ēfarė pėrmbushi vdekja e tij: “Ai vetė i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur nė mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi; dhe me vuratat e tij ju u shėruat” (2:24). Realiteti i veprės sė Krishtit siguron shpresėn e “vėllazėrisė” sė krishterė. Tė krishterėt jo vetėm qė mund ta durojnė vuajtjen pėr hir tė Krishtit, por edhe mund tė gėzojnė, sepse nė agoninė e tyre ata bashkohen me Jezusin qė vuajti pėr ta. Vetė vuajtjet e tyre bėhen njė shenjė shprese, sepse, ashtu si Krishti vuajti dhe hyri nė lavdinė e tij, po ashtu do t’u ndodhė edhe atyre. Fryma e lavdisė dhe e Perėndisė qėndron mbi ta (4:14).

Tė sulmuar apo tė respektuar nga tė afėrmit e vet, ata mund tė dėshmojnė pėr hirin e Perėndisė pėrmes jetesės sė tyre tė krishterė. Qetėsisht dhe pėrulėsisht ata mund tė jetojnė jetė tė shenjtė, jo duke kėrkuar tė drejtat e veta, por duke nderuar tė tjerėt. Njė jetėse e tillė e pėrulur nuk ėshtė servile apo poshtėruese, sepse tė krishterėt e njohin veten si popull mbretėror i vetė pronės sė Perėndisė, trashėgimtarė tė zgjedhur tė krijimit tė ri. Ata nuk kanė pse tė marrin hak pėr veten e vet, as nuk kanė pse tė kėrkojnė vetė atė qė u takon; besimi i tyre ėshtė nė gjykimin e Perėndisė. Tė krishterėt janė “qytetarė tė huaj” nė Babiloni, por mė e rėndėsishme ėshtė se ata janė anėtarė tė familjes sė Perėndisė.

Dhurata e dashurisė sė Perėndisė, gjaku i Jezus Krishtit, i ka shpenguar tė krishterėt nga jetesa e korruptuar dhe boshe e sė kaluarės sė tyre pagane. Hiri, tani i bashkon ata nė dashuri tė zjarrtė pėr njėri-tjetrin. Ata i shėrbejnė dhe ndihmojnė njėri-tjetrin, duke pėrdorur dhuntitė e pasura frymėrore, me tė cilat i pajis hiri i Perėndisė. Jezus Krishti, Bariu i madh i tufės sė Perėndisė, vigjilon mbi popullin e tij. Ai u bėn thirrje nėnbarinjve t’i shėrbejnė atij nė ruajtjen e deleve. Fitorja e Jezus Krishtit mbi tė gjitha forcat e errėsirės e ēliron popullin e tij nga pushteti i Satanit. Ata mund ta smbrapsin luanin ulėritės; nė flakėt e sprovės, besimi i tyre nuk do tė shkatėrrohet, por do tė pastrohet si ari nė furrnaltė. Ata mund t’i hedhin tė gjitha shqetėsimet te Perėndia, duke e ditur qė ai kujdeset pėr ta.

Hiri qė tashmė i mbush tė krishterėt me gėzim, do t’u jepet atyre plotėsisht kur tė shfaqet Jezus Krishti. Zotin, tė cilin ata e duan, por nuk e kanė parė, do ta shohin dhe admirojnė. Duke e ditur mirė se nga ē’shkatėrrim dhe errėsirė u ēliruan, populli i ri i Perėndisė i kėndon atij lavdėrime. Halelujat e tyre tingėllojnė nga asambletė, shtėpitė madje edhe nga qelitė e burgut, ku frika e tyre nga Perėndia i ka ēliruar prej frikės nga njerėzit. Dėshmia e tyre ėshtė njė dėshmi lavdėrimi. Tė ushqyer nga Fjala e pagabueshme e Perėndisė ata shijojnė tashmė mirėsinė e Shpėtimtarit tė tyre. Hiri i vėrtetė i Perėndisė, i ka thirrur ata nė lavdinė e tij: ēdo gjė, edhe vuajtjet e tyre, do t’i shėrbejnė qėllimit tė atij qė i shpengoi me njė ēmim tė tillė.

Disa mund ta pėrēmojnė qetėsinė dhe triumfin e letrės sė Pjetrit si teologji jopraktike. Pėrgjigjet e tij janė pėrgjigje besimi. Por Pjetri e di qė dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė, qė Jezus Krishti ėshtė i vėrtetė. Ai e ka shijuar qė Zoti ėshtė i mirė dhe qė mirėsia e tij nuk do tė mungojė asnjėherė. “Hiri i vėrtetė i Perėndisė ėshtė ai nė tė cilin qėndroni” (5:12).

Armando Valladares e mbyll tregimin e njėzet e dy vjetėve tė tij nė burgjet e Kastros nė Kubė me kėto fjalė, duke rikujtuar mendimet e tij kur u lirua:

Dhe nė mes tė atij vizioni apokaliptik tė momenteve mė tė tmerrshme dhe frikėsuese tė jetės sime, nė mes tė pluhurit tė pėrhimtė dhe orgjive tė rrahjes e gjakut, tė burgosurve tė rrahur pėr vdekje, njė njeri fillon tė dalė nė sipėrfaqe, - figura skeletike e njė njeriu tė shkatėrruar nga uria, me flokė tė bardha, sy blu rrezatues dhe me njė zemėr plot e pėrplot me dashuri, duke i ngritur duart drejt qiellit tė padukshėm dhe duke kėrkuar mėshirė pėr ekzekutuesit e tij.

“Fali, o Atė, sepse nuk e dijnė se ēfarė po bėjnė”. Dhe mė pas breshėria e njė mitralozi ia shqeu gjoksin.

 


[1] Shprehja “tė zgjedhurve qė rrijnė nė diasporė” nuk duhet marrė nė kuptimin sociologjik, sikur Pjetri po u drejtohej vetėm personave tė zhvendosur apo atyre pa qytetari lokale. Shihni Shtojcėn A, “Qytetarė tė huaj” – Literale apo Figurative?

[2] Vep. 2:25-31; 3:18-25; 10:43.

[3] Bēnētreau (faqe 50) na e tėrheq vėmendjen nė shprehje tė tilla si afrimi te Zoti (Psa. 34:6, LXX; 1 Pj. 2:4), tė mos kemi turp (Psa. 34:5; 1 Pj. 2:6); shpresimi (Psa. 34:8, 22); frika (Psa. 34:9, 11); kontrasti ndėrmjet tė mirės dhe tė keqes (Psa. 34:10, 11, 14, 15); i bekuar (Psa. 34:8); dhe termin e qėndrimit si i huaj (Ps. 34:4, LXX; 1 Pj. 2:11).

[4] 16:19; 17:5; 18:2

[5]  1:1, 17; 2:9-11.

[6] 2 Tim. 4:11; Fim. 24

[7] Fil. 2:20-21; Kol. 4:10-11

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com