Beselidhja Publishing logoPjesė nga Predikuesi

 

 

 

Parathėnia e Autorit

 

Kushdo qė kalon kohė me librin Predikuesi, e gjen veten nė shoqėrinė e njė njeriu me mendim shumė tė pavarur dhe tėrheqės. Kjo mė shtyn tė them dy gjėra.

Sė pari, t’i shpreh falenderime redaktorit tė kėsaj serie qė mė dha shkas pėr ta studiuar librin mė nga afėr se mė parė.

Sė dyti, t’u sugjeroj disa lexuesve se mund tė kalojnė direkt te Pjesa e dytė, te komentari i vazhduar, ku mund tė dėgjojnė vetė Predikuesin – me disa ndėrprerje tė miat – pa pritur pėr shqyrtimin qė bėhet nė Pjesėn e parė. Kjo varet nga dėshira e lexuesit, nėse preferon qė t’i ketė gjėrat tė skicuara paraprakisht, apo dėshiron tė nxjerė konkluzionet e veta ndėrsa pėrparon nė studimin e librit.

Pavarėsisht nga zgjedhja juaj, shpresoj qė ky udhėtim t’ju nxjerrė nė tė njėjtėn pikė.

 

DEREK KIDNER

Tyndale House

Kembrixh

 

 

 

 

Pjesa e parė

 

Pėrse ėshtė futur ky libėr nė Bibėl?

 

- njė shqyrtim

 

 

 

Zėri i Dhjatės sė Vjetėr ėshtė i larmishėm. Aty ka pothuajse gjithēka, qė nga predikimi pasionant i profetėve, e deri te komentet e qeta dhe reflektuese tė tė urtėve – ka njė botė tė tėrė me poezi, ligje, tregime historish, psalme dhe vizione ndėrmjet tyre.

Por nuk ka asnjė si Kohelethi[i] (po tė pėrdorim titullin e papėrkthyeshėm; shqiptohet Ko-heleth) - asnjė libėr nė gjithė kėtė volum tė madh, qė flet me tonin e zėrit tė tij.

Vendi i tij i natyrshėm, si tė thuash, ėshtė mes njerėzve tė urtė, qė na mėsojnė si tė pėrdorim sytė dhe veshėt pėr tė mėsuar rrugėt e Perėndisė dhe tė njeriut. Disa nga thėniet e tij mund tė kenė ardhur direkt nga Fjalėt e urta, dhe ai ka njė stil tė veēantė, duke ndaluar pėr tė na qetėsuar dhe pėr tė na mėsuar pėrgjegjėsitė tona me anė tė urtėsisė sė predikimit tė tij, nė mes tė eskursioneve tona tė vėshtira me tė. Urtėsia – tepėr pratike dhe e saktė – ėshtė kampi bazė i tij; por ai ėshtė njė eksplorues. Interesimi i tij ėshtė pėr kufijtė e jetės, dhe sidomos pėr pyetje qė shumica prej nesh do tė hezitonte qė t’u jepte njė pėgjigje pėrfundimtare.

Kėrkimi i tij ėshtė kaq ngulmues, saqė ai mund tė merret fare lehtė si skeptik ose pesimist. Thirrja e tij e hapjes, ‘Kotėsi e kotėsive!’, ose ‘Gjithēka ėshtė kotėsi!’, pothuajse e vėrteton kėtė; por ai ka brenda diēka qė nuk kapet me njė frazė, ose me njė lajtmotiv. Nė fakt, mund tė thoshnim se ai ka shumė mė tepėr, saqė nė njė moment ka pasur studiues qė sugjeruan se nė kėtė libėr kanė punuar dy, ose tre, madje deri nė nėntė persona tė ndryshėm,[ii]. Tė tilla janė rrymat e tėrthorta dhe ndryshimet e tij; por ato mund tė shihen tė gjitha si vėzhgime tė njė mendjeje tė vetme, qė i afrohet fakteve tė jetės dhe vdekjes nga njė larmi kėndesh.

Nė fund ne gjejmė aksiomėn e gjithė njerėzve tė urtė tė Biblės, se frika e Zotit ėshtė fillimi i urtėsisė. Por Kohelethi planifikon qė tė na sjellė nė atė pikė nė fund fare, kur tė jemi tė dėshpėruar pėr njė pėrgjigje. Ka sinjale tė saj kalimthi, por metoda e tij kryesore ėshtė e kundėrta: vendosmėria pėr tė parė se deri ku mund tė arrijė njeriu pa njė bazė tė tillė. Ai e vendos veten – dhe neve – nė rolin e humanistit dhe tė shekullaristit. Jo tė ateistit, sepse ateizmi pothuajse nuk ishte fare preokupim i njerėzve tė kohės sė tij, por tė personit qė e fillon rrjedhėn e mendimit tė tij nga njeriu dhe nga bota e vėzhgueshme, dhe qė e njeh Perėndinė vetėm nga njė distancė e largėt.

Kjo sigurisht do tė thotė qė tė kėrkosh komplikime. Do tė ketė tension mes personit tė brendshėm tė autorit, si njė njeri me bindje, me besim qė duhet ta ndajė me tė tjerėt, dhe mes personit tė tij tė pėrkohshėm si njė njeri qė mundohet ta gjejė rrugėn sipas dritės sė natyrės. Dhe ky person i dytė ka konfliktet e tij, tė njohura pėr ne tė gjithė, mes zėrit tė ndėrgjegjes, interesit vetiak dhe eksperiencės, dhe mes Perėndisė nė mėnyrėn si e njohim, dhe Perėndisė nė mėnyrėn si e trajtojmė.

Sapo tė kuptojmė atė qė po ndodh pėrgjithėsisht nė libėr, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė gjejmė rrugėn nėpėr tė; dhe ky komentar mund tė na japė njė ndihmė tė mėtejshme. Ndėrkaq mund tė jetė e dobishme qė tė bashkojmė disa nga mėsimet qė janė tė shpėrndara nė faqet e tij, dhe tė gjejmė drejtimin e pėrgjithshėm tė argumentit.

 

 

Fakte rreth Perėndisė me tė cilat duhet tė ballafaqohemi

 

Nėse dikush beson nė Perėndinė, implikimet duhet tė ndiqen deri nė fund. Kohelethi pret nga ne qė ta bėjmė kėtė, dhe tė mos na shkojė ndėr mend qė tė mos kemi respekt pėr krijuesin tonė, ose se mund ta manipulojmė atė pėr interesat tona. Ne vihemi pėrballė me Perėndinė si njė person qė duhet ta kemi frikė, si njė person qė nuk i bėjnė pėrshtypje llomotitja jonė, ose dhuratat tona rituale dhe premtimet boshe. Paragrafėt e parė tė kapitullit 5, i japin kėto pika me forcė. ‘Perėndia ėshtė nė qiell dhe ti mbi tokė; prandaj fjalėt e tua tė jenė tė pakta … Ai nuk kėnaqet me budallenjtė’.

Perėndia na takon neve nė kėtė libėr nė tre aspekte kryesore: si krijues, si sovran, dhe si urtėsia e pahulumtueshme. Jo se ndonjėri prej kėtyre termave konkretė pėrdoret pėr tė, me pėrjashtim tė tė parit, por ata mund tė shėrbejnė si njė fokus i dobishėm.

Si krijues, ai pėrgatit gjithė skenėn. Neve na thuhet se bota e tij ka formėn e vet rezistente, qė ne nuk mund t’i japim trajtėn sipas dėshirės sonė (e cila, meqė ra fjala, pėr tė mirėn tonė, ka njė rezistencė tė vetvetishme, qė ne si planifikues dhe standartizues nuk mund ta ndryshojmė; krs. 11:1-6); sepse ‘kush mund tė drejtojė atė qė ai e ka bėrė tė shtrembėr?’ (7:13). Ajo ka gjithashtu ritmin e saj tė pandryshueshėm, nė tė cilėn ne e gjejmė veten tė kapur nė grackė: njė kohė pėr kėtė dhe njė kohė pėr atė, ku ne kemi pak mundėsi pėr tė vendosur pėr kėto ēėshtje (siē e tregon kapitulli 3). Edhe si riprodhues ne nuk bėjmė mė shumė sesa aktivizimin e procesit misterioz, nė tė cilin Perėndia sjell nė jetė njė jetė tė re. ‘Ashtu si ti nuk njeh rrugėn e erės dhe mėnyrėn si formohen kockat nė barkun e gruas me barrė, kėshtu ti nuk e njeh veprėn e Perėndisė qė bėn gjithēka’ (11:5).

Por neve nuk na lejohet luksi qė tė qortojmė Krijuesin pėr ngatėrresat dhe bėmat tona tė kėqija, ashtu siē qorton perėnditė babilonasi Teodisi (Shihni komentin pėr 7:29), sepse ‘Perėndia e ka bėrė njeriun tė drejtė’. Pėrgjegjėsia ėshtė aty ku duhet, sipas asaj thėnieje: ‘por njerėzit kanė kėrkuar shumė marifete’ (7:29, NEB).

Megjithatė, si sovran, ėshtė Perėndia ai qė ka caktuar vėshtirėsitė qė gjejmė nė jetė. Sa pėr mokrėn e ekzistencės qė pėrshkruhet nė fillim tė librit (meqė ra rasti, pa dyshim Kohelethi do tė buzėqeshte me ironi pėr njė titull tė spikatur, ‘Ndaleni botėn, dua tė zbres!’) – ajo mokėr ėshtė caktuar nga Perėndia. ‘Kjo ėshtė njė punė e rėndė qė Perėndia u ka dhėnė bijve tė njerėzve qė ata tė lodhen … Tė gjitha gjėrat janė tė kota dhe njė kėrkim pėr tė kapur erėn’ (1:13, 14). Ėshtė e vėrtetė qė jepet njė sinjal pėr mėkatimin e njeriut, qė dha rastin pėr atė dekret nė thėnien e 7:29, qė sapo e pamė. Ėshtė e vėrtetė qė Pali, te Rom. 8:18-25, e ka marrė kėtė tablo tė ‘krijesės qė iu nėnshtrua kotėsisė’, pėr tė treguar shtytjen pėrpara qė riprodhon ajo. Por theksi i Predikuesit ėshtė mbi atė qė duket se nuk ndryshon kurrė, dhe mbi zhgėnjimet qė jetojmė tani nė kėtė botė.

E gjitha kjo vjen nga Perėndia: si rrjeta e pėrgjithshme e jetės, ashtu edhe fijet mė tė holla, qofshin kėto tė pėlqyeshme dhe tė pėrshtatshme apo jo. Nganjėherė ato do tė kenė kuptim pėr ne, sepse si rregull mėkatari merr njė dozė tjetėr nervozizmi nga pėrkujdesi i Perėndisė pėr tė vetėt (2:26); por fakti mbetet se asgjė nuk ėshtė nėn urdhėrin apo varėsinė tonė. Nėse mėkatari ngacmohet, ai nuk ėshtė i vetmi. Tragjedia mund tė godasė kėdo, dhe Perėndia do tė jetė prapa saj. Kapitulli 6:1-6 ėshtė njė nga vendet ku e ndeshim kėtė: ai tregon se sa mė tepėr tė meritosh, dhe sa mė tepėr tė kesh tashmė, aq mė e vėshtirė do tė jetė nėse Perėndia e tėrheq atė, ashtu siē mund tė veprojė nė ēdo moment (6:2v), dhe siē do tė veprojė pėrfundimisht. Sepse ‘a nuk mbarojnė tė gjitha nė po atė vend?’ (6b) – domethėnė, nė varr.

Pra ne vendosemi pėrballė fshehtėsisė sė mėnyrave tė Perėndisė. Duke iu referuar tre titujve tė tij, ai na takon tani si urtėsia e pahulumtueshme, duke i reduktuar mendimet tona mė tė shkėlqyera, nė jo mė tepėr sesa hamendje.

Vendi ku kjo jepet nė mėnyrėn mė hirėplote dhe me premtimin mė tė madh ėshtė 3:11, njė nga pikat kulmore tė papritura tė librit. ‘Ai ka bėrė tė bukur ēdo gjė nė kohėn e vet; ka vėnė madje pėrjetėsinė nė zemrat e tyre, pa i dhėnė mundėsinė asnjė njeriu tė zbulojė veprėn qė Perėndia ka bėrė nga fillimi e deri nė fund’. Kjo fjali e vetme kap bukurinė verbuese dhe mahnitėse tė njė bote kaq tė ndryshueshme, saqė modeli total ėshtė i pakuptueshėm pėr ne. Por modeli ekziston. Ne, ndryshe nga kafshėt, mund tė kuptojmė mjaft sa pėr tė qenė tė sigurtė pėr kėtė, megjithatė jo mjaftueshėm sa pėr tė parė tablonė e plotė.

Njėri rrjedhim ėshtė se ne nuk mund tė arrijmė nė konkluzione nga e tashmja. Nėse gjėrat kanė qenė duke shkuar mirė ose keq, ne duhet t’i marrim ato siē vijnė, duke e ditur se e gjithė tabloja do tė ndryshojė dhe do tė vazhdojė tė ndryshojė. ‘Perėndia ka bėrė si njėrėn ashtu dhe tjetrėn’ – si kohėrat e mira dhe kohėrat e kėqija – ‘me qėllim qė njeriu tė mos zbulojė asgjė nga ato qė do tė ndodhin pas tij’ (7:14).

Ėshtė e qartė se e ardhmja ėshtė pikėrisht kaq e fshehur pėr ne. Ajo qė nuk ėshtė kaq e qartė, ėshtė se e tashmja, e cila vėrtet qėndron e hapur ndaj inspektimit tonė, na shmanget nė tė njėjtėn mėnyrė. Ajo i pėrket Perėndisė, po aq sa e ardhmja. ‘Atėherė pashė gjithė veprėn e Perėndisė, qė njeriu nuk mund tė arrijė tė zbulojė tė gjitha ato qė bėhen nėn diell’ (8:17) – me fjalė tė tjera, njeriu nuk mund t’i kuptojė plotėsisht aktivitetet e zakonshme pėrreth tij. ‘Edhe sikur njeriu tė mundohet duke kėrkuar,’ - vazhdon Kohelethi, - ‘nuk arrin t’i zbulojė’. Filozofi mund tė ndėrtohen, por secila prej tyre do tė lėrė pėr tė dėshiruar: ‘Edhe sikur i urti tė thotė qė e di, nuk ėshtė nė gjendje t’i zbulojė’. Kjo shprehet pėrsėri te 7:23, 24: ‘Thashė: “Do tė bėhem i urtė”, por dituria ėshtė mjaft larg nga unė. Njė gjė qė ėshtė kaq larg dhe kaq e thellė, kush mund ta gjejė?’.

Ky terr ėshtė shqetėsues nga ana intelektuale; megjithatė ne mund ta shijojmė njė problem tė mirė si njė ushtrim mendor. Ėshtė krejt ēėshtje tjetėr nėse mbetemi duke kėrkuar nėse universi – nė fakt, nėse Perėndia – ėshtė armiqėsor apo jo. Por kjo ėshtė pikėrisht ajo gjė qė ne nuk mund ta zbulojmė vetė ose tė ndėrmarrim ndonjė hap pėr ta kontrolluar. Ky duket se ėshtė kuptimi i 9:1, qė flet pėr tė qenurit ‘nė duart e Perėndisė’. Por ēfarė lloj Perėndie ėshtė ai? Pėr njeriun qė e njeh Perėndinė e Izraelit, asgjė nuk mund tė tingėllojė mė siguruese; por pėr personin qė po kėrkon verbėrisht kuptimin e jetės, ky ėshtė njė mendim paralizues. ‘Njeriu nuk njeh as dashurinė, as urrejtjen’. A duhet tė ecė ai sipas kėnaqėsive tė natyrės apo nga ashpėrsitė e saj? Nga buzėqeshjet e fatit apo nga ngrysjet e tij – qė asnjė masė e jetės sė mirė apo e administrimit tė mirė, nuk mund t’i kontrollojė me siguri?

Kjo na sjell nė planin tjetėr, mbi tė cilin ftohemi qė ta vėshtrojmė jetėn.

 

 

Fakte nga eksperienca me tė cilat duhet tė ballafaqohemi

 

Njė nga pasazhet mė tėrheqėse nė libėr ėshtė njė udhėtim eksplorimi nė shpėrblimet dhe kėnaqėsitė e eksperiencės.[iii] Me Kohelethin ne veshim mantelin e Salomonit, burrit mė tė shkėlqyer dhe mė pak tė kufizuar, pėr tė nisur kėrkimin. Duke patur ēdo dhunti dhe pushtet nėn urdhėrat tona, do tė ishte e ēuditshme po tė ktheheshim duarbosh.

Ne fillojmė me urtėsinė – njė nga kėrkimet mė premtuese. Por nė njė botė tė ērregullt, ‘kush shton diturinė, shton dhembjen’ (1:18) me anė tė kthjelltėsisė sė kuptimit tė tij. Dhe nė analizėn e fundit, pavarėsisht nga gjithchka qė mund tė bėjė urtėsia pėr njeriun, ajo nuk mund tė bėjė asgjė pėr fundin e jetės. Nė atė moment kulminant, burri i urtė ka tė njėjtin fat me budallain (2:15-17) – dhe nėse urtėsia e tij nuk vlen asgjė nė atė pikė, ky ėshtė njė dėshtim i madh.

Prandaj kalojmė te ‘marrėzia dhe budallallėku’ (1:17; 2:3b) – dhe kjo gjė ka njė tingėllim modern, qė pėrkon me disa nga pėrpjekjet tona pėr tė anashkaluar tė arsyeshmen duke eksploruar absurden dhe botėn e haluēinacioneve. Kėnaqėsia, natyrisht, ėshtė gjithashtu njė sferė tjetėr: njė sferė e shumanshme me joshjet e saj pėr orekset trupore nė njėrėn anė tė peshorės (2:3, 8c), dhe me gėzimet estetike tė specialistit dhe tė mjeshtėrit krijues nga ana tjetėr.

Megjithatė, edhe mė tė mirat e kėtyre kėrkimeve, do tė na japin vetėm kėnaqėsi kalimtare. Aty bėhet pėrllogaritja – ‘Pastaj u ktheva tė shikoj tėrė veprat qė kishin bėrė duart e mia’ (2:11) – dhe pėr shkak tė vdekjes, numėrimi i fundit del zero. Ajo qė i bėn gjėrat mė tė dhimshme, ėshtė kur e kuptojmė se ky rezultat-zero ėshtė njė shkatėrrim, njė zhbėrje. Ka vlera: ‘dituria ka njė epėrsi mbi budallallėkun, ashtu si drita ka njė epėrsi mbi errėsirėn’ (2:13); por asnjėra prej tyre nuk ka vlerė kur ne nuk jemi mė atje – dhe as tė tjerėt – pėr t’i vlerėsuar ato.

Fakti i dytė kokėfortė ėshtė ai i ligėsisė. Ajo ėshtė po aq tiranike sa edhe vetė vdekja, dhe madje mė tragjike. Mosvazhdimėsia e jetės ėshtė mjaft e trishtueshme, por tė ligat e saj mund tė jenė tė padurueshme.

Kohelethi shikon si mėkatet e kėqia personale, ashtu edhe mėkatet me pėrmasa tė mėdha shoqėrore: smirėn qė frymėzon ose qė shoqėron suksesin (4:4); fiksimin pėr para qė e bėn pasanikun e vetmuar njė figurė patetike dhe pa asnjė qėllim (4:7,8); kotėsinė qė e mban budallain sė tepėrmi nė post (4:13), dhe kėto janė vetėm disa prej tyre. Por kryesisht ai vajton ‘pėr gjithė shtypjen qė ndodh nėn diell’ (4:1). ‘Nė vend tė drejtėsisė kishte paudhėsi’ (3:16). ‘Nga ana e shtypėsve … ishte forca’ (4:1). Vetė strukturat e shoqėrisė kontribuojnė pėr kėto gjėra (5:8), por ato janė sėmundje jo thjesht tė pushtetit, por edhe tė njerėzimit. ‘Nuk ka nė fakt asnjė njeri tė drejtė mbi tokė’ (7:20); nė tė vėrtetė, ‘zemra e bijve tė njerėzve ėshtė plot ligėsi, dhe marrėzia qėndron nė zemrėn e tyre pėr deri sa jetojnė’ (9:3). Lexuesi mund tė reflektojė mbi ēmendurinė kolektive qė mbėrthen njė shoqėri herė pas here – por edhe mbi atė marrėzi qė mund tė jetė e padukshme, pėr shkak se ai e shikon atė si klimėn e epokės sė tij.

Mbi tė gjitha kėto, sikur vdekja dhe ligėsia tė mos mjaftonin, ka edhe njė faktor mė tė vogėl, por po aq tė paadmnistrueshėm tė ‘kohės dhe rastėsisė’, qė duhet marrė nė konsideratė (9:11). Njeriu i organizuar mirė mund tė mbėshtetet nė aftėsitė e veta, por Kohelethi shikon pėrtej kėsaj. Ky ėshtė vetėmashtrim. Edhe ēmimet mė tė kufizuara dhe mė tė parashikueshme nė jetė – le mė pastaj kėrkimi pėr diēka supreme – mund tė shkojnė dėm, dhe njeriu mund tė mbetet me duart bosh. ‘Vrapimi nuk fitohet nga ai qė ėshtė i shpejtė, as beteja nga tė fortėt’ – domethėnė, jo me siguri tė plotė. ‘Sepse njeriu nuk e njeh orėn e tij’ (9:11, 12). Ai mund tė pretendojė se e di, por pretendimi nuk ėshtė bazė pėr jetėn. Ne mund tė kujtojmė komentin rreth njeriut qė kishte menduar pėr gjithēka tjetėr, por jo pėr kėtė. ‘Perėndia i tha, “O i pamend!…”.’

 

 

Poshtė nė themelin shkėmbor

 

Nė qoftė se ka mbetur diēka pas kėsaj analize, ky ėshtė pikėrisht synimi i autorit – por vetėm si puna e tij paraprake. Ai po shkatėrron pėr tė ndėrtuar. Pyetjet zhbiruese qė ka bėrė ai, janė ato qė vetė jeta na i vė pėrpara, nėse duam tė dėgjojmė. Ai mundet t’i bėjė ato, sepse nė kapitujt e fundit ai ka njė lajm tė mirė pėr ne, sapo ne tė ndalojmė sė pretenduari, se ajo qė ėshtė e vdekshme mjafton pėr ne qė kemi marrė njė kapacitet pėr tė pėrjetshmen.

Nė mėnyrė paradoksale, ky ėshtė njė lajm pėr gjykimin.

Pėr ta bėrė atė njė paradoks mė tė qartė, mund tė jetė mirė qė tė shmangemi pak, pėr tė parė njė shembull tė lashtė tė shekullarizmit tė plotė, tė pazbutur nga ndonjė prej fantazive utopiste moderne, dhe tė paforcuar nga ndonjė gjė kuptimplote e sė pėrjetshmes: por vetėm nga paanėsia dhe logjika e saj e ftohtė. Pasazhi, i perifrazuar dhe analizuar kėtu nė pjesėn mė tė madhe tė tij, ėshtė njė dialog nė Mesapotami mes zotėrisė dhe shėrbėtorit, shkruar mbase para kohės sė Moisiut.[iv]

 

‘Shėrbėtor, m’u bind’. ‘Po, imzot, po’.

‘Karrocėn – bėje gati. Do tė udhėtoj drejt pallatit’.

‘Shko, imzot, shko!… Mbreti do tė tė jetė mirėnjohės’.

‘Jo, shėrbėtor, nuk do tė udhėtoj drejt pallatit’.

‘Mos udhėto, imzot, mos udhėto. Mbreti mund tė tė dėrgojė nė ndonjė vend tė ēuditshėm. Nuk do tė kesh paqe pėr asnjė ēast’.

 

Mė pas atij i teket qė tė hajė drekė – tė cilėn shėrbėtori e pėrshėndet me komentet e pėrshtatshme. Nuk ka asgjė tjetėr kaq tė aprovueshme dhe zbutėse, apo jo? Por teka kalon: fundja ai nuk do tė hajė dreke. Shėrbėtorit kjo i duket tepėr me vend: nuk ka asgjė kaq tė zakonshme sa ngrėnia, apo jo?

Dhe kėshtu vazhdon. Ai do qė tė shkojė pėr gjueti…; por jo, ai vendos qė tė mos shkojė. Ose ai do tė udhėheqė njė rebelim – ose tė mos e bėjė kėtė. Tė ruajė njė qetėsi shtypėse kur ta takojė rivalin … Mė mirė akoma, t’i flasė atij hapur. Ēdo ide lavdėrohet nga njė koment admirues i shėrbėtorit, dhe ēdo ide e kundėrt ėshtė akoma mė kuptimplote.

Shumė shpejt ai ndihet i etur pėr dashuri (ah po! nuk ka asgjė si ajo, zotėri, pėr ta hequr mendjen nga ēdo gjė); dhe pastaj ai ndėrron mendje (sa i menēur! gruaja ėshtė njė grackė, njė thikė nė fyt). Tani e ka gjetur! Ai do tė bėhet filantropist. Megjithatė nga ana tjetėr… (pėrsėri e drejtė, zotėri: ēfarė tė mire do tė kishte bėrė kjo ty? Pyeti kafkat nė varrezė!).

Nė kėtė gjendje budallallėku dhe pėrtacie, mendim pas mendimi, vlerė pas vlere, merret, kthehet pėrmbys dhe flaket tej. Nė fund, zotėria luan me njė pyetje serioze. ‘Ēfarė ėshtė e mirė?’ Pėrgjigjja e tij na jep njė tronditje tė papritur: ‘Tė thyej qafėn time, tėnden, dhe t’i hedh tė dyja nė lumė – kjo ėshtė e mirė’. Sigurisht ai e ndryshon mendjen: ai do tė thyejė vetėm qafėn e shėrbėtorit tė tij, pėr ta dėrguar pėrpara tij. Kuptohet shėrbėtori thotė fjalėn e fundit. Si do tė mbijetonte zotėria i tij edhe tre ditė – pa pasur asnjeri qė tė kujdeset pėr tė?

Tani ne mund tė bėjmė shumė komente rreth kėsaj bisede pėr mbylljen e gjithēkaje me njė pakt vdekjeje. Kjo pėrbėn njė perde efektive pėr komedinė. Megjithatė ajo mund tė flasė mė me vėrtetėsi sesa synon: sepse kur mėson tė qeshėsh me gjithēka, shumė shpejt nuk tė mbetet asgjė pėr tė cilėn ia vlen tė qeshėsh. Marrja e gjėrave me tė qeshur, ėshtė mė mbytėse se tragjedia, dhe ngritja e supeve, komenti mė i pashpresė rreth jetės.

Funksioni i Predikuesit ėshtė qė tė na sjellė nė pikėn ku ne fillojmė qė tė kemi frikė, se njė koment i tillė ėshtė komenti i vetėm i sinqertė. Kėshtu ėshtė, nėse gjithēka po vdes. Ne pėrballemi me nėntekstin e tmerrshėm se asgjė nuk ka kuptim, asgjė nuk ka rėndėsi nėn diell. Pikėrisht atėherė ne mund tė dėgjojmė lajmin e mirė ashtu siē ėshtė, se ēdo gjė ka rėndėsi – ‘sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe’.

Kėshtu do tė pėrfundojė libri. Mbi kėtė shkėmb ne mund tė shkatėrrohemi, por ai ėshtė shkėmb, jo rėrė. Ne kemi shansin pėr tė ndėrtuar mbi tė.

 

 

 

*******************************************************

1. Fjala ka lidhje me njė fjalė hebraike pėr asamblenė, dhe format e saj sugjerojnė njė lloj mbajtjeje tė njė posti. Ky status ka mundėsi tė ishte akademik (njė mbledhės i fjalėve tė urta? – krs. 12:9v., por megjithatė edhe fjalė tė tjera pėrdoreshin pėr kėtė aktivitet), ose kishtar (si njė mbledhės i asamblesė, ose personi qė i flet asaj?), meqė fjala standarte pėr bashkėsinė ose kishėn ka tė njėjtėn rrėnjė si kjo. Pėrpjekjet e shumta pėr pėrkthimin e kėtij titulli pėrfshijnė fjalėt: ‘Kishtari’, ‘Predikuesi’, ‘Folėsi’, ‘Presidenti’, ‘Zėdhėnėsi’, ‘Filozofi’. Ne mund tė shtojmė edhe ‘Profesori’!.

 

2. D. C. Siegfried, ‘ Prediger und Hohelied’, nė W. Nowack, Handkommentar zum Alten Testament (Gottingen, 1898).

 

 3. Shihni komentet mė tė plota pėr kėtė pasazh (1:16-2:26).

 

 4. Pėrkthyer nė, p.sh. ANET, fq. 438.

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com