Beselidhja Publishing logoPjesė nga Portreti

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin,

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

 

PERMBAJTJA

                HYRJE

 I.          NJE ADMINISTRATOR

                         Mesazhi dhe autoriteti i predikuesit.................................. f. 7

 II.         NJE LAJMETAR

                         Shpallja dhe apeli i predikuesit.......................................... f. 23

III.        NJE DESHMITAR

                         Eksperienca dhe pėrulja e predikuesit.............................. f. 41

IV.        NJE ATE

                         Dashuria dhe butėsia e predikuesit................................... f. 55

V.         NJE SHERBETOR

                         Fuqia dhe motivi i predikuesit............................................ f. 69

 

HYRJE

Mė kanė kėrkuar qė pėr kėto leksione tė Pejtonit tė marr njė temė homilitike, dhe ajo qė kam zgjedhur ėshtė “Portreti i predikuesit” – Disa studime fjalėsh nga Dhjata e Re. Kam frikė se do t’i zhgėnjej ata qė po shpresojnė, se do tė flas pėr ‘teknikat’ e predikimit, pėr atė qė Dr. Sangsteri nga Westminster Cental Hall e ka quajtur “Mjeshtėria e predikimit” (The Craft of the Sermon), duke e trajtuar dhe ilustruar atė, dhe nuk do tė jem i preokupuar drejtpėrsėdrejti me problemet e ‘komunikimit’. Nuk e vė nė dyshim se ka shumė metoda predikimi qė duhen mėsuar dhe se komunikimi ėshtė njė temė tepėr e rėndėsishme nė kohėn tonė, kur hendeku mes kishės dhe botės shekullare ėshtė tashmė tmerrėsisht i gjerė, saqė shumė pak ura kanė mbetur, me tė cilat ato mund tė vazhdojnė kontaktin me njėra-tjetrėn.

Por e pranoj se preokupimi im ėshtė akoma mė elementar se kėto gjėra. Unė propozoj qė t’i hedhim njė vėshtrim tė ri disa fjalėve tė pėrdorura nė Dhjatėn e Re pėr tė pėrshkruar predikuesin dhe detyrėn e tij. Ne duhet tė kemi nė kishėn e sotme njė pikėpamje mė tė qartė pėr idealin e zbuluar nga Perėndia pėr predikuesin, ēfarė ėshtė ai dhe si duhet ta bėjė punėn e tij. Prandaj do tė shqyrtojmė mesazhin dhe autoritetin e tij, karakterin e shpalljes pėr tė cilėn ėshtė thirrur, domosdoshmėrinė jetike tė eksperiencės personale tė ungjillit, natyrėn e motivit tė tij, burimin e portretit tė predikuesit, njė portret i pikturuar nga dora e Perėndisė, fuqinė e tij, cilėsitė morale qė duhet ta karakterizojnė, kryesisht pėrulėsia, butėsia dhe dashuria. Sugjerimi im ėshtė se ky ėshtė portreti i Tij nė pėlhurėn e gjerė tė Dhjatės sė Re.

Ngurroj gjithmonė qė tė flas pėr kėtė temė, dhe nuk them se jam ekspert. Jam shumė larg kėsaj, dhe vetėm sa kam filluar tė mėsoj parimet e predikimit. Por ngaqė Perėndia, nė hirin e tij, mė ka thirrur nė shėrbesėn e Fjalės, jam tepėr i preokupuar qė ta konformoj shėrbesėn time ndaj modelit tė pėrkryer, qė na ka dhėnė ai nė tė njėjtėn Fjalė.

  

KAPITULLI  I

NJĖ ADMINISTRATOR

 

MESAZHI DHE AUTORITETI I PREDIKUESIT

 

Pyetja e parė e rėndėsishme qė i del pėrpara predikuesit ėshtė: ‘Ēfarė do tė them dhe ku do ta marr mesazhin tim?’ Shumė pėrgjigje tė gabuara i janė dhėnė kėsaj pyetjeje themelore nė lidhje me origjinėn dhe pėrmbajtjen e mesazhit tė predikuesit, dhe mė duhet tė filloj me to – negativisht.

  

JO PROFET

 Sė pari, predikuesi i krishterė nuk ėshtė profet. Domethėnė, ai nuk e merr mesazhin e tij nga Perėndia si njė zbulesė direkte dhe origjinale. Sigurisht, fjala ‘profet’ pėrdoret pa kujdes nga disa njerėz sot. Nuk ėshtė e pazakontė tė dėgjosh njė njeri qė predikon me pasion, dhe tė pėrshkruhet si i mbushur me zjarr profetik; dhe predikuesi qė mund tė dallojė shenjat e kohėrave, qė sheh dorėn e Perėndisė nė historinė e asaj periudhe, dhe kėrkon tė interpretojė rėndėsinė e rrymave politike dhe shoqėrore, thuhet nganjėherė se ėshtė profet dhe ka mendjemprehtėsi profetike. Por ju sugjeroj se njė pėrdorim i tillė i titullit ‘profet’ ėshtė i pasaktė.

Ēfarė ėshtė atėherė profeti? Dhjata e Vjetėr e konsideronte atė si njė zėdhėnės i afėrt i Perėndisė. Kur Perėndia e caktoi Aaronin pėr tė thėnė fjalėt e Moisiut para faraonit, ai ia shpjegoi kėtė gjė Moisiut me kėto fjalė: ‘Shiko, unė po tė bėj si perėndi pėr faraonin, dhe vėllai yt Aaroni do tė jetė profeti yt’. Dhe pėrsėri, ‘Ti do t’i flasėsh dhe do t’i vėsh fjalėt nė gojėn e tij, dhe unė do tė jem me gojėn tėnde dhe me gojėn e tij dhe do t’ju mėsoj atė qė duhet tė bėni. Ai do tė jetė zėdhėnėsi yt nė popull; kėshtu ai pėr ty do tė jetė goja dhe ti pėr tė do tė jesh si Perėndia’ (Eks. 7:1; 4:15, 16). Kjo e bėn tė qartė se profeti ishte ‘goja’ e Perėndisė, pėrmes sė cilės Perėndia i fliste fjalėt e tij njeriut. Po kėshtu, duke e pėrshkruar profetin e ngjashėm me Mosiun, qė do tė dilte mė vonė, Perėndia tha, ‘Do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia, dhe ai do t’u thotė atyre tė gjitha ato qė unė do t’i urdhėroj… Ai i thotė (fjalėt) nė emrin tim’ (LiP. 18:18, 19). Profeti nuk flet as fjalėt e tij dhe as nė emėr tė vetvetes, por fjalėt e Perėndisė dhe nė emėr tė Perėndisė. Ėshtė pikėrisht kjo bindje se Perėndia u ka folur atyre dhe u ka zbuluar sekretet e tij (Amo. 3:7,8), qė shpjegon formulat e njohura profetike si ‘fjala e Zotit i erdhi…’, ‘Kėshtu thotė Zoti’, ‘Dėgjoni fjalėn e Zotit’ dhe ‘goja e Zotit e ka folur kėtė’.

Karakteristika kryesore e profetit nuk ishte as parashikimi i tė ardhmes, dhe as interpretimi prej tij i aktivitetit tė Perėndisė, por thėnia e fjalės sė Perėndisė. Siē e ka thėnė Pjetri, ‘Asnjė profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur, tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė’ (2 Pje. 1:21).

Prandaj, predikuesi i krishterė nuk ėshtė profet. Asnjė zbulesė origjinale nuk i ėshtė dhėnė atij; detyra e tij ėshtė qė tė shpjegojė zbulesėn qė ėshtė dhėnė njė herė e pėrgjithmonė. Dhe sado realisht tė predikojė nė fuqinė e Frymės sė Shenjtė, ai nuk ėshtė ‘i frymėzuar’ nga Fryma siē ishin profetėt. Ėshtė e vėrtetė se ‘kushdo qė flet’ ėshtė i udhėzuar qė ta bėjė kėtė ‘si njė shpallje tė orakullit tė Perėndisė’ (1 Pje. 4:11). Megjithatė, kjo nuk vjen ngaqė ai ėshtė vetė apo ngaqė ka marrė njė orakull hyjnor tė ri, por sepse ai ėshtė njė administrues (1 Pje. 4:10), siē do ta shohim mė pas, tė cilit i janė besuar Shkrimet e Shenjta, qė janė ‘orakuj tė Perėndisė’ (Rom. 3:2). Shfaqja e fundit nė Bibėl e formulės ‘Fjala e Zotit i erdhi’ pėrmendet pėr Gjon Pagėzorin (Llu. 3:2). Ai ishte njė profet i vėrtetė. Kishte profetė edhe nė kohėn e Dhjatės sė Re, si psh Agabi, dhe profecia pėrmendet si dhunti frymėrore. Por kjo dhunti nuk u jepet mė njerėzve nė kishė. Tani qė e kemi nė dispozicionin tonė Fjalėn e Perėndisė, Fjala e Perėndisė si e folur profetike nuk ėshtė mė e nevojshme. Fjala e Perėndisė nuk u vjen mė njerėzve sot. Ajo ka ardhur njė herė e pėrgjithnjė; tani njerėzit duhet tė vijnė tek ajo.

  

JO APOSTULL

 Sė dyti, predikuesi i krishterė nuk ėshtė apostull. Natyrisht kisha ėshtė ‘apostullore’, ngaqė ndėrtohet mbi themelin e doktrinės sė apostujve, edhe ngaqė dėrgohet nė botė pėr tė predikuar ungjillin. Por misionarėt qė janė mbjellės kishash, nuk duhet tė quhen ‘apostuj’. Ėshtė e pasaktė qė tė thuash ‘Hadsėn Tejlėri, - apostull i Kinės’, ose ‘Judsoni, - apostulli i Burmės’, siē mund tė thuhet ‘Pali, apostulli i johebrenjve’. Studimet e fundit kanė konfirmuar se apostujt ishin unikė. Karl Hajnrik Rengstorfi nė artikullin e tij mbi ‘Apostullimin’ nė librin e famshėm tė Gerhard Kitelit1 argumenton se apostujt e Jezusit ishin ekuivalentėt e shaliakimėve hebraikė, tė cilėt ishin lajmėtarė tė veēantė tė dėrguar nė diasporė me autoritet tė plotė pėr tė dhėnė mėsim, saqė ata thonin, ‘i dėrguari nga njė person ėshtė si vetė personi’. Rengstorfi shkruan: ‘… ndėrsa foljet e tjera shėnojnė njė dėrgim, apostellein mbart me vete idetė e qėllimit, misionit ose komisionimit, autorizimit dhe pėrgjegjėsisė sė veēantė’. ‘Apostolos’, thotė ai, ėshtė ‘gjithmonė njė pėrcaktim i njeriut qė dėrgohet si ambasador. Folja greke apostolos thjesht siguron formėn; pėrmbajtja dhe ideja sqarohet nga fjala shaliak e judaizmit rabinik’.

Norval Geldenhajsi, nė librin e tij tė ēmueshėm ‘Autoritet Suprem’,1  i bėn artikullit tė Rengstorfit njė konkluzion logjik. Apostulli i Dhjatės sė Re ėshtė ‘njė person i zgjedhur dhe i dėrguar me mision tė veēantė si pėrfaqėsues plotėsisht i autorizuar i dėrguesit’. Duke i quajtur dymbėdhjetė dishepujt e zgjedhur ‘apostuj’, Jezusi tregoi se ata ishin ‘delegatėt e tij, tė cilėt ai do t’i dėrgonte me misionin pėr tė dhėnė mėsim dhe pėr tė vepruar nė emrin dhe autoritetin e tij’. Ai u dha atyre njė autoritet tė veēantė (p.sh. Llu. 9:1, 2, 10), qė mė vonė ata deklaruan se e kishin dhe e ushtruan. Pali deklaroi se edhe ai ishte apostull, me tė njėjtin status si tė dymbėdhjetėt, i caktuar direkt nga Jezusi i ringjallur. ‘Njė caktim personal nga Jezusi ishte baza e vetme pėr tė qenė apostull’ (Rengstorf, op. Cit., fq. 43), tė cilės duhet t’i shtohet njė takim me Jezusin pas ringjalljes. Konkluzioni i Geldenhaisit ėshtė: ‘Kurrė mė nuk mund tė kishte ose tė ketė persona qė i zotėrojnė tė gjitha kualifikimet pėr tė qenė shialiakimė tė Jezusit’ (Op. Cit. Fq. 74). Edhe Rengstorfi, qė thotė ‘nuk e dimė se sa apostuj ka pasur nė kohėt e hershme, por ata duhet tė kenė qenė tė shumtė’ (Op. Cit. Fq. 44), shton se apostullati ‘ishte i kufizuar nė brezin e parė dhe nuk u bė njė post kishtar’. Pėrsėri, ‘ēdo apostull ėshtė njė dishepull, por jo ēdo dishepull ėshtė apostull’ (E njėjta, fq. 33). Geldenhaisi citon nga artikulli i Alfred Plumerit mbi ‘apostullin’ nė fjalorin e Hastings Dictionary of Apostolic Church (Fjalor i kishės apostolike): ‘Transmetimi i njė posti tė tillė kaq tė jashtėzakonshėm ishte i pamundur’ (Op. Cit., fq. 74).

Kjo evidencė sugjeron njė paralelizėm tė afėrt mes profetėve tė Dhjatės sė Vjetėr dhe apostujve tė Dhjatės sė Re, tek i cili na e tėrheq vėmendjen Rengstorfi. ‘Lidhja e vetėdijes sė apostullit me atė tė profetit …thekson plotėsisht faktin se ajo qė predikon ai, ėshtė zbulesė dhe mbrojtje kundėr ēdo korrupsioni njerėzor’. ‘Si ēdo profet, Pali ėshtė shėrbėtori i mesazhit tė tij’ (E njėjta, fq. 59). ‘Paraleli mes apostujve dhe profetėve justifikohet, sepse tė dy janė mbartės tė zbulesės’ (E njėjta, fq. 60; krs. Ef. 2:20, 3:5).

Kėshtu, ashtu siē duhet rezervuar fjala ‘profet’ pėr ata njerėz nė Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re, tė cilėve Fjala e Perėndisė u erdhi direkt, pavarėsisht nėse mesazhi i tyre ėshtė regjistruar ose jo, po ashtu pėrcaktimi ‘apostull’ duhet rezervuar pėr tė dymbėdhjetėt dhe pėr Palin, qė u ngarkuan nė mėnyrė tė veēantė me mision dhe u veshėn me autoritet nga Jezusi si shaliakimėt e tij. Kėta njerėz ishin unikė. Ata nuk patėn trashėgimtarė.

  

JO PROFET APO APOSTULL I RREMĖ

Sė treti, predikuesi i krishterė nuk ėshtė (ose nuk duhet tė jetė) as profet i rremė dhe as apostull i rremė (Shprehja ‘apostull i rremė’ shfaqet vetėm te 2 Kor. 11:13, megjithatė krs. me Zbu. 2:2. ‘Pali nėnkupton me kėtė dikė qė e paraqet veten si apostull i Krishtit, pa pasur autorizimin prej tij’ (Rengstorf, op. cit., fq. 67). Ne kemi lexuar pėr tė dy llojet nė Shkrim, dhe ndryshimi mes tė vėrtetit dhe tė rremit ėshtė pėrkufizuar mė qartė te Jeremia 23. Profeti i vėrtetė ishte dikush ‘qė ka marrė pjesė nė kėshillėn e Zotit, qė e ka parė dhe dėgjuar fjalėn e tij’. Ai ‘i ka kushtuar kujdes fjalės sė tij dhe ka dėgjuar’ (vargjet 18, 22). Profetėt e rremė, nga ana tjetėr, flisnin ‘vegimet e zemrave tė tyre dhe jo atė qė del nga goja e Zotit’ (vargu 16). Ata profetizonin ‘mashtrimin e zemrės sė tyre’ (vargu 26). Ata thonė gėnjeshtra nė emėr tė Perėndisė (vargu 25). Kontrasti bėhet bukur nė vargun 28: ‘Profeti qė pa njė ėndėrr le ta tregojė ėndrrėn, por ai qė ka fjalėn time le ta kallėzojė atė me besnikėri. Ē‘punė ka kashta me grurin? - thotė Zoti’. Pėrsėri, ata qė po dėgjonin mesazhin e profetėve, po dėgjonin ose ‘thjesht fjalėn e ēdo njeriu’ ose ‘fjalėt e Perėndisė sė gjallė’ (vargu 36).

Megjithėse sot nuk ka profetė apo apostuj, jam i sigurtė se ka profetė tė rremė dhe apostuj tė rremė. Ata flasin fjalėt e tyre nė vend tė Fjalės sė Perėndisė. Mesazhi i tyre buron nga mendja e tyre. Kėta janė njerėz qė u pėlqen t’i paraqesin opinionet e tyre rreth fesė, etikės, teologjisė ose politikės. Ata mund tė tregohen mjaft seriozė, duke e filluar predikimin e tyre me njė tekst nga Shkrimi, por teksi ka pak ose aspak lidhje me predikimin qė pason, dhe as nuk bėhet ndonjė pėrpjekje pėr ta interpretuar tekstin nė kontekstin e vet. Ėshtė thėnė shumė realisht se njė tekst i tillė pa kontekst, ėshtė njė pretekst. Gjithashtu shumė shpesh, kėta predikues, ashtu si profetėt e rremė tė Dhjatės sė Vjetėr, flasin fjalė tė kėndshme, duke thėnė ‘Paqe, paqe’ kur nuk ka paqe (Je. 6:14, 8:11; krs. 23:17), dhe nuk i paraqesin aspektet mė pak lajkatuese tė ungjillit, me qėllim qė tė mos ofendojnė opinionin shoqėror (krs. Je. 5:30, 31).

 

JO NJĖ ‘LLAFAZAN (OSE BELBĖZUES)’

Sė katėrti, predikuesi i krishterė nuk ėshtė ‘llafazan’. Kjo ėshtė fjala qė pėrdorėn filozofėt e Athinės nė Areopag pėr tė pėrshkruar Palin. ‘Vallė ē‘do tė thotė ky llafazan?’ - pyetėn ata me pėrēmim (Veprat 17:18). Fjala greke ėshtė spermologos, qė do tė thotė ‘mbledhės farash’. Ajo pėrdorej nė kuptimin e mirėfilltė pėr zogjtė qė ushqeheshin me fara, dhe sidomos, besoj nga Aristofani dhe Aristoteli pėr korbin. Metaforikisht, ajo u pėrdor pėr njė njeri qė mblidhte gjėrat e hedhura, njė ‘mbeturinaxhi’ (Liddell dhe Scott), ‘njė njeri qė e nxirrte jetesėn duke mbledhur hedhurina, mbledhės leckash’.1  Nga kjo, ajo u transferua pėr thashethemet ose pėr llafazanin, ‘njė njeri qė mbledh dhe shet copa njohurie’. ‘Llafazani’ bėn pazar me idetė, si njė tregtar i dorės sė dytė, duke pėrdorur copa kudo qė i gjen. Predikimet e tij janė vėrtetė njė ēantė me lecka.

Por sigurisht nuk ėshtė gabim qė tė citosh nė njė predikim nga shkrimet ose fjalėt e dikujt tjetėr. Nė fakt, predikuesi i urtė mban njė libėr ose dosje me citime tė bukura dhe mendjendriēuese. Dhe vetėm po tė pėrdoren me drejtėsi dhe ndershmėri, duke pranuar autorėsinė, ato mund t’i shtojnė dritė, peshė dhe orientim temės. Mė lejoni tė praktikoj menjėherė kėtė qė po predikoj dhe tė citoj nga dikush tjetėr, megjithėse nuk e di autorėsinė e kėtij citimi, sepse nuk e di kush e ka thėnė i pari: ‘Nėse huazon nga njė njeri, kjo quhet “plagjiarizėm”; nėse huazon nga njė mijė, kjo quhet “kėrkime”!’.

Por kini parasysh se citimi nga burime tė tjera nuk tė bėn domosdoshmėrisht ‘llafazan’. Karakteristika kryesore e llafazanit ėshtė se ai nuk ka mendimin e vet. Opinioni i tij aktual ėshtė ai i personit tė fundit qė ka takuar. Ai i transmeton idetė e njerėzve tė tjerė pa i shoshitur ato, ose pa i peshuar dhe pa i bėrė tė tijat. Ashtu si profetėt e rremė qė Jeremia i qorton ashpėr, ai pėrdor vetėm ‘gjuhėn’, por jo mendjen dhe zemrėn, dhe ėshtė fajtor pėr ‘vjedhjen’ e mesazhit tė tij nga tė tjerėt (Je. 23:30-31).

 

 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com