Beselidhja Publishing logoPjesė nga 2 Timoteu

 

 

 

Faqja e parė Rreth nesh Seria BFS Librat e Botuar Titujt e Serisė BFS Libraritė Links

 

Pėr ta lexuar kėtė faqe pa qenė tė lidhur me internetin, 

klikoni File, Save As,

dhe vendoseni nė njė direktori ku mund ta gjeni lehtė.

 

 

 

 

PARATHĖNIE

Gjatė pesė viteve tė fundit, mė duket sikur kam jetuar brenda letrės sė dytė qė Pali i dėrgoi Timoteut. Nė pėrfytyrimin tim, jam ulur pranė Timoteut duke u pėrpjekur tė dėgjoj dhe t'i kushtoj vėmendje kėsaj porosie tė fundit tė apostullit tė moshuar. Jam pėrpjekur gjithashtu qė ta ndaj mesazhin e saj me shumė njerėz: me bashkėsinė 'All Souls' Church' (Kisha e Gjithė Njerėzve), nė Langham Place nė vjeshtėn e vitit 1967; me rreth 9000 studentė qė ndoqėn konferencėn e madhe misionare nė Urbana tė SHBA-sė, nė Dhjetor 1967; me njerėzit qė ndoqėn konventėn e Kesvikut tė vitit 1969; me grupe pastorėsh nė kohė tė ndryshme nė Amerikė, Uells, Irlandė, Zelandė tė Re, Australi dhe Singapor; dhe me disa peshkopė anglikanė para konferencės nė Lambeth gjatė vitit 1968. Nė ēdo rast jam impresionuar rishtazi nga pėrshtatja e asaj qė shkruan autori me tė sotmen, veēanėrisht pėr udhėheqėsit e rinj tė krishterė. Sepse edhe epoka jonė ėshtė njė epokė e ēoroditjes morale dhe teologjike, madje edhe e apostasisė. Dhe apostulli na thėrret, ashtu si thėrret edhe Timoteun, qė tė jemi tė fortė, tė guximshėm dhe ngulmues.
    Pėr mua, fjalėt qė kristalizojnė letrėn janė fjalėt e vogla njėrrokėshe 'su de' ('po sa pėr ty'), qė pėrmenden katėr herė. Timoteu thirret pėr tė qenė i ndryshėm. Ai nuk duhet t'i nėnshtrohet presioneve tė opinionit publik, ose tė pėrshtatet me frymėn e kohės sė tij, por tė qėndrojė fort nė tė vėrtetėn dhe nė drejtėsinė e Perėndisė. Sipas gjykimit tim, asgjė tjetėr nuk ėshtė mė e nevojshme pėr tė krishterėt nė botėn dhe kishėn e sotme, sesa njė kurajo e tillė. 
    I shpreh me ngrohtėsi mirėnjohjen sekretares sime, Fransis Uajthed pėr punėn e saj efikase dhe tė palodhur gjatė shtatėmbėdhjetė viteve tė kaluara, sidomos pėr daktilografimin e dorėshkrimeve tė panumėrta. Ajo nuk do ta harrojė lehtė kėtė, meqė ka qenė shkaku i tėrthortė pėr njė aksident qė i ndodhi asaj, ku nxori gishtin e madh tė kėmbės nga vendi!

                                                                                        J. R. Stott

 


HYRJE

Peshkopi Handley Moule ka rrėfyer se e ka pasur tė vėshtirė ta lexojė letrėn e dytė tė Palit drejtuar Timoteut 'pa iu mjegulluar sytė nga lotėt (Moule, f.16). Ėshtė e kuptueshme. Ky ėshtė njė dokument njerėzor mjaft prekės.
    Duhet ta pėrfytyrojmė apostullin, 'tė moshuarin Pal', duke lėnguar nė njė qeli tė errėt e tė ftohtė nė Romė, nga e cila nuk do tė ketė shpėtim, por vetėm vdekje. Mundimet e tij apostullore kanė mbaruar. 'E kam mbaruar garėn', mund tė thotė ai. Por tani duhet tė sigurojė vazhdimėsinė e besimit edhe pasi ai tė largohet, dhe veēanėrisht transmetimin e tij (tė panjollosur, tė papėrlyer) te brezat e ardhshėm. Prandaj ai i dėrgon Timoteut kėtė porosi solemne. Ai duhet ta ruajė me ēdo ēmim atė qė ka marrė, dhe t'ia kalojė atė njerėzve besnikė, qė edhe ata tė jenė nė gjendje tė mėsojnė tė tjerė (2:2).
    Me qėllim qė tė kuptojmė mesazhin e letrės dhe tė ndjejmė ndikimin e saj tė plotė, ėshtė e nevojshme tė kuptojmė sfondin historik nė tė cilin ajo u shkrua. Duhen thėnė katėr pika.


1. Kjo ėshtė vėrtetė njė letėr nga Pali pėr Timoteun.


Vėrtetėsia e tre Letrave Pastorale, ishte pothuajse botėrisht e pranuar nė kishėn e hershme. Aludime pėr to gjenden madje edhe nė letrėn Korintase tė Klementit tė Romės qė nė vitin 95 pas Kr., ka mundėsi edhe nė letrat e Ignatit dhe Polikarpit gjatė dekadės sė parė tė shekullit tė dytė, dhe sigurisht nė veprat e Ireneut nga fundi i shekullit. Kanoni muratorian, qė datohet rreth vitit 200 pas Kr., ia atribuon tė tre letrat apostullit Pal. Pėrjashtimi i vetėm nė kėtė dėshmi ėshtė heretiku Markion, qė u ēkishėrua nė Romė nė vitin 144 pas.Kr. Por ai kishte arsye teologjike pėr refuzimin e kėtyre letrave tė Dhjatės sė Re (dhe tė disa tė tjerave), dhe Tertuliani shprehu habi qė ai i kishte lėnė jashtė Pastoralet nga kanoni i tij. Eusebi, nė shekullin e katėrt, i pėrfshiu ato mes 'katėrmbėdhjetė letrave tė Palit' qė 'janė tė dallueshme dhe tė qarta (pėrsa i pėrket vėrtetėsisė sė tyre)', dhe e katėrmbėdhjeta ishte Letra e Hebrenjve qė, (shton ai) disa e mohojnė se ėshtė e Palit (Eusebius, iii.3.5.).
    Kjo dėshmi e jashtme pėr origjinalitetin e Letrave Pastorale vazhdoi si njė traditė e pathyer deri nė vitin 1807, kur F. Schleiermacher nuk pranoi 1 Timoteut, dhe nė vitin 1835 F.C. Baur refuzoi gjithashtu edhe 2 Timoteut dhe Titin. Qė nga ajo kohė, studiuesit e kanė radhitur veten nė secilėn anė tė debatit, dhe Pastoralet kanė pasur edhe kritikues tė fuqishėm, edhe mbrojtės tė paepur. Pėr njė kritikė tė detajuar, lexuesi mund t'i referohet librit tė P. N. Harrison 'The Problem of the Pastorals', 1921, dhe pėr njė mbrojtje tė kujdesshme tė autorėsisė tradicionale tė Palit, komentarėve nga Uilliam Hendriksen (f. 4-33) dhe Donald Guthrie (f. 12-52 dhe 212-228). Kėtu ēėshtjet vetėm sa do tė pėrvijohen.
    Vendi i pėrshtatshėm pėr tė filluar ėshtė marrja parasysh qė nė vargun e parė tė ēdonjėrės prej tri letrave, autori bėn njė deklaratė tė qartė dhe solemne se ėshtė apostulli Pal. Ai vazhdon duke iu referuar zellit tė tij tė mėparshėm persekutues (1 Tim. 1:12-17), pėr kthimin e tij dhe pėr misionin e tij si apostull (1 Tim. 1:11; 2:7; 2 Tim. 1:11) dhe pėr vuajtjet e tij pėr Krishtin (psh 2 Tim. 1:12; 2:9, 10; 3:10, 11). Pėr mė tepėr, personaliteti i apostullit duket se i pėrshkon kėto letra. Handley Moule shkruan pėr 2 Timoteut: 'Zemra njerėzore ėshtė kudo nė tė. Dhe fabrikuesit (veēanėrisht ata tė asaj kohe) nuk e kuptonin mirė zemrėn njerėzore'. Prandaj, edhe ata qė mohojnė autorėsinė e Palit nė kėto letra, priren pėr tė besuar se autori ka pėrfshirė fragmente tė vėrteta tė Palit nė veprėn e tij.
    Baza e parė mbi tė cilėn vihet nė dyshim autorėsia e Palit pėr Pastoralet, ėshtė historike. Arsyetohet se, meqė ato pėrmendin vizita tė Palit nė Efes dhe Maqedoni (1 Tim. 1:3), nė Kretė dhe Nikopol (Tit. 1:5; 3:12), Troas, Milet dhe Romė (2 Tim. 1:17; 4:13, 20) tė cilat nuk janė nė pajtim me pėrshkrimin e Llukės te Veprat pėr udhėtimet e Palit, kėto si rezultat duhet tė jenė fabrikime tė autorit ose mė e shumta, vizita tė vėrteta qė ai i ka zhvendosur pa mjeshtėri. Por nėse apostulli u lirua nga burgu nė Romė dhe pastaj filloi udhėtimet e tij (ashtu siē priste ai vetė dhe siē thotė edhe tradita), para se tė riarrestohej, ėshtė plotėsisht e mundur qė tė rindėrtohet radha e ngjarjeve (siē do ta shohim sė shpejti) pa pasur nevojė qė ta akuzojmė autorin pėr trillim ose pėr shkruarjen e njė romani. 
    Argumenti i dytė ėshtė letrar. Kritikėt e mohojnė autorėsinė e Palit pėr Pastoralet mbi bazėn se njė pjesė e madhe e fjalorit tė tyre mungon nė dhjetė letrat e tjera qė i atribuohen Palit (dhe disa nga gjithė Dhjata e Re), ndėrsa shumė shprehje karakteristike tė Palit mungojnė te Pastoralet. Ka shumė 'palinizma' te Pastoralet, megjithatė, edhe stili, edhe gjuha, dhe ndryshimet e kohės, situatės, dhe temės janė tė mjaftueshme pėr tė shpjeguar veēantitė. Siē ka komentuar me tė drejtė E. K. Simpson, 'Shpirtrat e mėdhenj nuk janė kopjues tė vetes sė tyre'. 
    Argumenti i tretė, qė ėshtė teologjik, merr forma tė ndryshme. Disa deklarojnė se Perėndia i letrave tė mėparshme tė Palit (Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė) dhe sindroma hir-besim-shpėtim-vepra, kanė ndryshuar me mjeshtėri dhe nuk tingėllojnė mė si tė vėrteta. Por nuk mund tė ketė asnjė dyshim se Pastoralet parashtrojnė iniciativėn zgjedhėse dhe shpenguese tė 'Perėndisė, Shpėtimtarit tonė', qė ka dhėnė Birin e tij pėr tė vdekur si shpagim dhe pėr t'u ringjallur pėrsėri, dhe qė na shfajėson tashmė pėrmes hirit tė tij dhe na ripėrtėrin pėrmes Frymės sė tij, me qėllim qė tė mund tė jetojmė njė jetė tė re me vepra tė mira. Tė tjerė thonė se herezia predominuese qė shtrihet pas Pastoraleve - mohimi qė i bėn ringjalljes, dashuria qė ka pėr asketizmin, 'mitet' dhe 'gjenealogjitė' - ėshtė gnosticizėm i pėrparuar i shekullit tė dytė, ndoshta i vetė Markionit. Megjithatė, ky sajim anashkalon aspektet hebraike tė herezisė (p.sh. Tit. 1:10, 14; 3:9; 1 Tim. 1:3-11) dhe ngjashmėritė e saj tė dukshme me herezinė kolosiane, tė cilės ai i ėshtė drejtuar njė ose dy vjet mė parė.
    Argumenti i katėrt ėshtė eklesiastik (kishtar), dmth qė strukturat e kishės tė paraqitura te Pastoralet, janė ato tė shekullit tė dytė, duke pėrfshirė edhe peshkopatėn monarkiste tė cilės i referohet peshkopi Ingat i Antiokut nė letrat e tij. Disa kritikė shkojnė mė tej dhe e shohin gjithė atmosferėn e Pastoraleve si tepėr 'kishtare' pėr Palin. Ernst Kaseman citon Martin Dibelius se ka thėnė njė herė qė Letrat Pastorale 'shėnojnė fillimin e pamjes borgjeze nė kishė'. Ai shton se ai vetė nuk mund t'i konsiderojė si tė Palit letrat nė tė cilat kisha ėshtė bėrė 'tema qendrore e teologjisė', ku 'ungjilli ėshtė zbutur' dhe imazhi i Palit ėshtė 'zbehur shumė nga fetarizmi kishtar'1. 1. Jesus Means Freedom; SCM, 1969, f. 88, 89, 97. Dikush mund tė thotė se ky ėshtė njė gjykim tejet subjektiv. Letrat mė tė hershme tė Palit kanė dhėnė evidencė tė njė doktrine tė lartė pėr kishėn dhe shėrbesėn, dhe Lluka na tregon se ishte mėnyra e tij e veprimit pėr tė caktuar pleq nė ēdo kishė qė nga udhėtimi i tij i parė e mė pas (Vep. 14:23). Qė ai duhet ta kishte zhvilluar kėtė edhe mė tej te Pastoralet, me udhėzime pėr zgjedhjen dhe caktimin e ndihmuesve, pėr adhurimin e kishės dhe ruajtjen e doktrinės, ėshtė plotėsisht e kuptueshme. Por kisha dhe shėrbesa qė ai pėrshkruan, mund tė njihen si tė njėjtat, dhe deri tani nuk ka peshkopat monarkist ose shėrbesė tė trefishtė, sepse 'peshkopėt' dhe 'pleqtė' janė pėrsėri e njėjta pozitė. 
    Rrjedhimisht, konkluzioni i shumė studiuesve akoma ėshtė qė argumentet qė janė pėrdorur pėr tė mohuar autorėsinė e Palit pėr Letrat Pastorale - historike, letrare, teologjike, dhe eklesiastike - nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrmbysur evidencėn, si tė jashtme ashtu edhe tė brendshme, qė i provon ato si letra tė vėrteta qė apostulli Pal ia dėrgoi Timoteut dhe Titit.


2. Pali qė e shkroi atė ishte i burgosur nė Romė.

 

Ai e pėrshkruan veten si 'tė burgosurin e Zotit' (1:8), dhe ky ishte burgimi i tij i dytė nė Romė. Ai nuk po shijonte tashmė lirinė dhe rehatinė relative tė shtėpisė sė tij tė marrė me qira, nė tė cilėn Lluka e lė nė fund tė Veprave, nga e cila ai duket se ėshtė liruar, ashtu siē priste. Por pėrkundrazi, ai u dėrgua nė njė 'qeli bodrumi, tė trishtueshme, me njė vrimė nė tavan pėr ndriēim dhe ajrosje' (Hendricksen, f. 234). Ndoshta ky ishte burgimi mamertin, ashtu siē thotė tradita. Por kudo qė tė ndodhej, Onesimi ia doli qė ta gjejė atė pas pėrpjekjesh tė dhimbshme (1:17). Pa dyshim ai ishte nė zinxhirė (1:16), 'nė pranga posi keqbėrės' (2:9). Gjithashtu po vuante shumė nga vetmia, mėrzia dhe ftohtėsia e jetės sė burgut (4:9-13). Dėgjimi paraprak i ēėshtjes sė tij tashmė kishte ndodhur (4:16, 17). Tani ai po priste gjyqin e plotė, dhe jo lirimin. Vdekja i dukej e pashmangshme (4:6-8). Por si kishte ndodhur kjo? 
    Duket se pasi u lirua nga burgimi i tij i mėparshėm (arresti i shtėpisė nė Romė, i pėrshkruar nė fund tė Veprave), Pali 'udhėtoi pėrsėri me shėrbesėn e predikimit' (Eusebi. II.22.2.). Ai shkoi nė Kretė, ku la prapa Titin (Tit. 1:5), dhe pastaj nė Efes, ku la prapa Timoteun (1 Tim. 1:3). Nga qytetet maqedonase qė vizitoi, njėri duhet tė ketė qenė Filipi (Fil. 2:24). Nga Maqedonia ai i drejtoi letrėn e tij tė parė Timoteut nė Efes dhe njė letėr Titit nė Kretė. Ai i tregoi Titit qėllimin e tij pėr ta kaluar dimrin nė Nikopol (Tit. 3:12), njė qytet nė Epir nė bregdetin perėndimor (Adriatik) tė Greqisė. Presupozohet qė ta ketė bėrė kėtė, dhe qė sipas kėrkesės sė tij, Titi u bashkua atje me tė. Nėse apostulli pati mundėsi tė realizonte ambiciet e tij tė mėdha pėr tė ungjillizuar Spanjėn (Rom. 15:24, 28), kjo duhet tė ketė ndodhur gjatė pranverės tjetėr, kur ai filloi lundrimin e tij. Klementi i Romės, nė letrėn e tij tė mirėnjohur dėrguar Korintasve (kapitulli 5), thotė se Pali 'kishte arritur nė kufirin ekstrem tė perėndimit'. Ai mund t'i jetė referuar vetėm Italisė, por njė aludim pėr Galinė ose Spanjėn - madje edhe Britaninė (siē kanė sugjeruar disa) - duket tė jetė mė i mundshėm.
    Pa frikė mund tė presupozohet se mė vonė ai e mbajti premtimin e tij pėr ta rivizituar Timoteun nė Efes (1 Tim. 3:14, 15). Nga atje, itinerari i tij duket se e ka dėrguar nė portin e afėrt tė Miletit, ku iu desh tė linte prapa tė sėmurė Trofimin (2 Tim. 4:20), nė Troas (porti nga ku e nisi lundrimin e parė pėr nė Europė) ku qėndroi me Karpin dhe la rrobėn prej liri dhe disa libra (2 Tim. 4:13), nė Korint ku Erasti u largua (2 Tim. 4:20; krs. Rom. 16:23), dhe pastaj nė Romė. Diku nė kėtė udhėtim ai duhet tė jetė riarrestuar. A ndodhi kjo nė Troas (qė shpjegon pse ai nuk mundi tė marrė gjėrat personale, por iu desh t'i linte prapa nė shtėpinė e Karpit), apo vetėm kur arriti nė Romė? Ne nuk i dimė rrethanat. Por e dimė se ai u arrestua pėrsėri dhe u burgos pėrsėri. Kėtė herė ai duhej tė duronte vėshtirėsi tė mėdha dhe nuk do tė kishte shpėtim, sepse persekutimi i Neronit ishte nė kulmin e vet (64 pas Kr.). Dhe tradita ka mundėsi tė jetė e saktė, se Pali u dėnua me vdekje dhe pastaj iu pre koka (siē veprohej me qytetarėt romakė) nė Rrugėn Osti, rreth tre milje jashtė qytetit. Eusebi citon Dionisin e Korintit, se Pali dhe Pjetri 'u martirizuan tė dy bashkė, njėherėsh', megjithėse ai shton se ekzekutimi i Palit ishte me prerje tė kokės dhe i Pjetrit (sipas kėrkesės sė tij) me kryqėzim 'me kokė poshtė' (Eusebi, II.25.5.8 dhe III.1.2.).
    Pak kohė para se tė vdiste, gjatė burgimit tė tij tė fundit dhe mė tė rreptė, Pali i dėrgoi kėtė mesazh tė dytė Timoteut. Ekzekutimi i dukej shumė i afėrt, dhe gjėrat qė shkroi ishin nė kėtė sfond. Megjithėse ky ishte njė komunikim shumė personal me Timoteun, shokun e tij tė ri, ky ishte gjithashtu (dhe nė mėnyrė tė vetėdijshme) dėshira dhe testamenti i tij i fundit pėr kishėn.

 

 

3. Timoteu, tė cilit iu drejtua letra, ishte vendosur nė njė pozitė tė udhėheqjes sė pėrgjegjshme tė krishterė pėrtej tė gjitha aftėsive tė tij natyrore.

 

Pėr mė tepėr se 15 vjet, qė nga koha kur ishte rekrutuar pėr herė tė parė nė qytetin e tij tė lindjes, nė Listra, Timoteu kishte qenė shoqėruesi misionar besnik i Palit. Ai kishte udhėtuar me tė gjatė pjesės mė tė madhe tė udhėtimit tė tij tė dytė e tė tretė misionar dhe ishte dėrguar gjatė tyre si njė delegat apostullor i besuar nė shumė misione tė veēanta, p.sh. nė Thesalonik dhe nė Korint (1 Thes. 3:1v.; 1 Kor. 4:17). Pastaj kishte shoqėruar Palin nė Jeruzalem (Vep 20:1-5) dhe mund tė ketė qenė me tė nė udhėtimin e rrezikshėm pėr nė Romė. Sidoqoftė, ai sigurisht ishte nė Romė gjatė burgimit tė parė, sepse apostulli pėrmend emrin e Timoteut bashkė me emrin e vet kur shkroi Letrat e burgut (Filemonit, Filipianėve, dhe Kolosianėve - Fm. 1; Fil. 1:1; 2:19-24; Kol. 1:1).
    Nuk ėshtė thjesht, se Pali kishte njė simpati tė madhe pėr Timoteun, si njė shok tė cilin ai e kishte drejtuar te Krishti, aq sa ai e thėrriste atė 'biri im i dashur dhe besnik nė Zotin' (1 Kor. 4:17). Por gjithashtu ai kishte krijuar besim te Timoteu si 'bashkėpunėtor' (Rom. 16:21) dhe si 'vėlla dhe shėrbenjės i Perėndisė nė predikimin e ungjillit tė Krishtit' (1 Thes. 3:2). Vėrtetė, pėr shkak tė preokupimit real tė Timoteut pėr mirėqėnien e kishave dhe pėr shkak tė besnikėrisė me tė cilėn ai kishte shėrbyer me Palin pėr ungjillin, 'si biri me atin', Pali shkon deri atje sa thotė 'nuk kam asnjė si ai' (Fil. 2:20-22). Mes gjithė shoqėruesve tė Palit, Timoteu ishte unik. 
    Prandaj, nuk ėshtė e habitshme qė kur burgimi i parė mbaroi, Pali e la Timoteun nė Efes si udhėheqėsi i pranuar i kishės, njė lloj 'peshkopi' nė embrion. Pėrgjegjėsi tė gjėra iu dhanė atij: tė luftonte heretikėt qė po shqetėsonin kishėn atje, tė rregullonte adhurimin e kishės, tė pėrzgjidhte dhe tė caktonte pleqtė e saj, tė rregullonte ndihmėn dhe shėrbesėn pėr vejushat, tė urdhėronte dhe t'u mėsonte tė tjerėve besimin apostullor, bashkė me detyrimet morale qė rrjedhin prej tij1. 1. Shikoni pėrmbajtjen e Letrės sė parė tė Palit drejtuar Timoteut, me udhėzimet e saj tė shumta pėr njė udhėheqės kishe. Dhe tani barrė akoma mė tė rėnda do tė rėndonin nė shpatullat e Timoteut. Sepse Pali ishte nė pikėn e martirizimit, dhe pastaj detyra e ruajtjes sė mėsimit tė apostullit pa e ndryshuar, do tė ishte e tij nė njė masė edhe mė tė madhe. Megjithatė, duke folur me terma njerėzorė, Timoteu ishte tepėr i paaftė pėr t'i mbajtur kėto pėrgjegjėsi tė rėnda tė udhėheqjes sė kishės. 
    Sepse nė radhė tė parė, Timoteu ishte akoma mjaft i ri. Pali e kishte nxitur atė nė letrėn e tij tė parė: 'askush tė mos e shpėrfillė moshėn tėnde tė re' (1 Tim. 4:12). Dhe nė letrėn e tij tė dytė, njė ose dy vjet mė vonė, ai e paralajmėroi qė tė 'largohet nga pasionet rinore' (2 Tim. 2:22). Ne nuk e dimė moshėn e tij tė saktė. Nėse ai ka qenė rreth 20 vjeē kur Pali e mori si shoqėrues misionar, ai tani do tė ishte rreth tridhjetė e pesė. Kjo periudhė e jetės konsiderohej se i pėrkiste rinisė, 'sepse kishte vetėm dy standarte tė njohura tė moshės pėr grekėt dhe romakėt, neos dhe gjeron, juvenis dhe senex, dhe e para nuk kishte ndonjė kuptim pėr adoleshencėn qė mund tė dalė nga fjala djalosh... Ajo pėrdorej pėr burrat nė forcėn mė tė madhe tė jetės, dhe pėr ushtarėt e moshės ushtarake deri nė kufirin prej 40 vjetėsh' (Simpson, f. 8). Sigurisht mosha tridhjetė vjeēare ishte moshė e re pėr rolin drejtues qė i ishte ngarkuar Timoteut nė kishė.
    Sė dyti, Timoteu sėmurej shpesh. Nė letrėn e tij tė parė, apostulli i referohet 'sėmundjeve tė vazhdueshme', pa thėnė nė mėnyrė specifike se cilat ishin ato. Ai vazhdon duke i rekomanduar njė pije. Pėr hir tė stomakut tė tij, ai duhet tė mos pinte vetėm ujė, por tė provonte edhe pak verė (1 Tim. 5:23). 
    Sė treti, Timoteu ishte i ndrojtur nga temperamenti. Ai duket se ka qenė i turpshėm nga natyra. Nėse do tė kishte jetuar nė brezin tonė, mendoj se do ta pėrshkruanim atė si 'njeri i mbyllur'. Realisht ai tėrhiqej para detyrave tė vėshtira, kėshtu qė kur u shkroi korintasve, Palit iu desh tė parashtronte rrugėn pėr misionin e tij: 'nėse vjen Timoteu, kujdesuni qė tė rrijė me ju pa druajtje'. Pėrsėri, 'asnjė tė mos e pėrēmojė' (1 Kor. 16:10, 11). Disa herė nė letrėn e tij tė dytė qė apostulli ia shkruan atij, ai e kėshillon tė marrė pjesėn e tij tė vuajtjes dhe tė mos ketė frikė ose turp, sepse Perėndia nuk na ka dhėnė njė frymė frike (p.sh. 2 Tim. 1:7, 8; 2:1, 3; 3:12; 4:5). Ėshtė e qartė qė kėto kėshilla ishin tė nevojshme. Pali i njihte dobėsitė e Timoteut. Ai nuk mund t'i harronte lotėt e tij kur u ndanė (2 Tim. 1:4). E thėnė me fjalėt e Fairbairn-it, Timoteu ishte 'i prirur pėr t'u mbėshtetur dhe jo pėr tė udhėhequr'(Fairbairn, f. 314).
    Atėherė ky, ishte Timoteu - i ri nė vite, i brishtė nė fizik, i tėrhequr nė natyrė - e pavarėsisht nga kėto, u thirr pėr marrjen e pėrgjegjėsive tė mėdha nė kishėn e Perėndisė. Madhėshtia po hidhej mbi tė, dhe ashtu si Moisiu, Jeremia dhe shumė tė tjerė para dhe pas tij, Timoteu ishte tepėr i pavullnetshėm pėr ta pranuar atė. A ėshtė dikush qė po lexon kėto faqe nė njė situatė tė ngjashme? A jeni i ri, i dobėt dhe i turpshėm, dhe megjithatė Perėndia po ju thėrret qė tė jeni nė udhėheqje? Kjo letėr ka njė mesazh tė veēantė pėr tė gjithė Timotetė e ndrojtur.


4. Preokupimi i Palit kur i shkroi Timoteut ishte pėr ungjillin, visarin e sė vėrtetės qė i ishte zbuluar dhe i ishte dhėnė atij nga Perėndia.


Karriera e vetė apostullit pėr punėn e ungjillit realisht kishte pėrfunduar. Pėr rreth tridhjetė vjet ai kishte predikuar me besnikėri lajmin e mirė, kishte mbjellė kisha, kishte mbrojtur tė vėrtetėn dhe kishte konsoliduar punėn. Vėrtetė qė ai e kishte 'luftuar luftėn e mirė, ... pėrfunduar vrapimin, ... ruajtur besimin' (2 Tim. 4:7). Tani asgjė tjetėr se priste, veēse kurora e fitimtarit nė vendin e fituesit. Tani ishte i burgosur dhe sė shpejti do tė bėhej njė martir.

Por ēfarė do t'i ndodhte ungjillit kur ai tė kishte vdekur? Perandori Neron, i etur pėr tė shtypur gjithė shoqėritė sekrete, dhe duke e keqkuptuar natyrėn e kishės sė krishterė, dukej i vendosur pėr ta shkatėrruar atė. Heretikėt dukej sikur po shtoheshin. Kishte pasur pothuajse njė apostasi totale aziatike nga mėsimi i Palit (2 Tim. 1:15). Peshkopi Moule shkon deri aty sa thotė 'Nga pikėpamja njerėzore, krishtėrimi ... u drodh, duke u ndier nė prag tė asgjėsimit' (Moule, f. 18). Atėherė kush do ta bėnte betejėn pėr tė vėrtetėn, kur Pali ta kishte dhėnė jetėn e tij? Kjo ishte pyetja qė e dominonte dhe e trazonte mendjen e tij, ndėrsa dergjej nė zixhirė, dhe tė cilės ai i jep njė pėrgjigje nė kėtė letėr. Qė nė letrėn e parė, ai i ishte lutur Timoteut qė ta ruante tė sigurtė visarin: 'O Timote ruaj atė qė tė ėshtė besuar' (1 Tim. 6:20). Por qė nga ajo kohė, situata ishte keqėsuar.
    Prandaj kėrkesa e apostullit u bė mė urgjente. Ai e kujtoi Timoteun se ungjilli i ēmuar i ishte ngarkuar tashmė atij, dhe se tani ishte radha e tij pėr tė marrė pėrgjegjėsi pėr tė, pėr tė predikuar dhe pėr tė dhėnė mėsim, pėr ta mbrojtur nga sulmet dhe falsifikimet, dhe pėr tė siguruar transmetimin e tij nė brezat qė do tė vinin. Nė ēdo kapitull Pali i kthehet tė njėjtit preokupim bazė, ose njė aspekti tė tij. Nė tė vėrtetė, mund ta pėrmbledhim mesazhin e letrės me fjalėt e njė detyre katėrfishe:

Kapitulli 1: Detyra pėr tė mbrojtur ungjillin.
Ruaje visarin e mirė me anė tė Frymės sė Shenjtė qė rri te ne. (1:14).

Kapitulli 2: Detyra pėr tė vuajtur pėr ungjillin.
Ti, pra duro pjesėn tėnde tė vuajtjeve si njė ushtar i mirė i Jezu Krishtit ... Kujto Jezu Krishtin ... sipas ungjillit tim, pėr tė cilin po vuaj deri edhe nė pranga posi keqbėrės (3:13, 14).

Kapitulli 3: Detyra pėr tė vazhduar nė ungjill.
Njerėzit e kėqinj dhe mashtrues do tė shkojnė keq e mė keq, duke gėnjyer dhe duke u gėnjyer edhe vetė. Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht ... (3:13, 14).

Kapitulli 4: Detyra pėr tė shpallur ungjillin.
Po tė pėrbej, pra, pėrpara Perėndisė dhe Zotit Jezu Krisht ...: prediko fjalėn, ngul kėmbė me kohė e pa kohė, kritiko dhe qorto, kėshillo me ēdo durim e doktrinė (4:1, 2). 

Kisha e ditėve tona ka nevojė urgjente pėr t'i kushtuar vėmendje mesazhit tė kėsaj letre tė dytė tė Palit pėr Timoteun. Sepse kudo rreth nesh shohim tė krishterė dhe kisha qė lirojnė mbajtjen e ungjillit, e trajtojnė pa kujdes, duke rrezikuar qė t'iu bjerė plotėsisht nga duart. Prandaj nevojitet njė brez i ri Timotesh, qė do tė ruajnė tė shenjtė visarin e ungjillit, qė janė tė vendosur ta shpallin atė, janė tė pėrgatitur tė vuajnė pėr tė, dhe qė do t'ia kalojnė tė pastėr dhe tė pakorruptuar brezit pasardhės, qė nė kohėn e duhur, do tė ngrihet pėr t'i ndjekur ata.


 

BESELIDHJA Publishing

KP 2907 Tirana    Rmano@albmail.com